Author: almakos

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka arritur një sukses të rëndësishëm duke u bërë anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), një zhvillim që ndodhi gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC) në Berlin më 24 qershor 2025. Rrjeti ENTRI është krijuar për të mbështetur bashkëpunimin mes institucioneve evropiane që promovojnë të drejtën e qasjes në informata publike. Gjatë takimit fillestar, të gjitha shtetet evropiane u bashkuan me një objektiv të përbashkët: përmirësimin e transparencës dhe aksesit në informata. AIP, nëpërmjet Komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku, ka shprehur qartaz interesimin…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme një rast të korrupsionit zgjedhor të ndodhur në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas njoftimit zyrtar, SPAK ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 60/1 të vitit 2025, në ngarkim të dy personave të pandehur: –Pandeli Bozha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, –Vladimir Lushkaj, i akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”. Hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive dhe kanë dokumentuar një episod të ndodhur më 8 maj 2025, rreth orës 10:00, kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me banorët e  Gostivarit ka drejtuar një sërë kritikash për qeverinë aktuale dhe për ish bashkëpartiakët e tij, të cilët vendosen të mbetën në qeveri. Taravari tha se situata e shqiptarëve në vend me këtë qeverisje është alarmante. Sipas tij, shqiptarët sot janë të margjinalizuar më shumë se kurrë. Ai vuri në dukje dy arsye kryesore që e cilësojnë momentin aktual si një gjendje të jashtëzakonshme për shqiptarët: Procesi i bllokuar i integrimeve evropiane dhe margjinalizimi ekstrem i shqiptarëve në institucionet shtetërore. ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT “Prandaj…

Lexo më Shumë

Nuk thuhet pa arsye “gjendje tjetër” kur mendohet për shtatzëninë Gjatë atyre nëntë muajve, organizmi i gruas kalon nëpër një sërë ndryshimesh hormonale që ndikojnë pothuajse në çdo sistem trupor. Një nga ndryshimet më të dukshme është ai që ndodh me flokët dhe qimet në trup. Falë rritjes së nivelit të hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, cikli i rritjes së flokëve zgjatet, gjë që do të thotë se më pak flokë bien dhe më shumë flokë qëndrojnë në fazën e rritjes. Kjo është arsyeja pse shumë gra shtatzëna përjetojnë flokë më të dendur dhe me shkëlqim. Përveç ngjyrës dhe densitetit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në përputhje me udhëzimet e Qeverisë, dhe me kërkesë të përdoruesve të pyjeve – Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura, ka njoftuar për ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Kjo masë është ndërmarrë me qëllim mbrojtjen e mjedisit natyror dhe parandalimin e fatkeqësive që mund të shkaktohen nga zjarret pyjore gjatë sezonit të verës. Vendimi hyn në fuqi më 1 korrik nga ku do të zgjasë deri më 31 gusht. Për më tepër, në njoftimin zyrtar të MPB-së…

Lexo më Shumë

Programet prestigjioze të London School of Economics (LSE), të ofruara nga Universiteti “Luarasi”, po cilësohen si një derë reale drejt tregut global të punës dhe zhvillimit profesional për studentët shqiptarë. E ftuar në News 24, pedagogia Leudita Ademi theksoi rëndësinë e përgatitjes që këto programe ofrojnë, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në ndërtimin e lidhjeve ndërkombëtare. “Burimet dhe aksesi në teknologji është një vlerë absolute. Programet e LSE lejojnë akses të logohen në bibliotekat që kanë literaturën më të fundit, në infrastrukturë dhe logjistikë që është më e avancuar. Përgatitja për tregun global LSE e thekson shpesh. Janë…

Lexo më Shumë

Universiteti “Luarasi” ofron një mundësi të rrallë për të gjithë maturantët që synojnë arsim cilësor ndërkombëtar: programet e bursave në bashkëpunim me London School of Economics (LSE). Në një intervistë për “News24”, pedagogu Geron Kamberi theksoi se ky është momenti ideal për të reflektuar mbi zgjedhjen e studimeve të larta. “Momenti që po flasim është një moment i përshtatshëm për të gjithë maturantët që kanë mbaruar provimet e maturës shtetërore. Po shijon këtë fazë. Pas gjithë kësaj atmosfere hyn në një moment reflektimi deri kur do filloj aplikimi për studime të fund të korrikut. Edhe këto biseda, besoj se jemi…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur deklaratave të Arben Taravarit, i cili, sfidoi Fetain dhe ministrin Azir Aliu të dalin në zgjedhje dhe nëse marrin më shumë se 1000 vota shqiptare, do të tërhiqet nga politika. “Taravari nuk është i pari. Besa, nuk është as i dyti, as i treti, madje as i katërti. Adash, ke mbetur vetëm! Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë. Por kjo s’është më çështja. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar qartë…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të moshës 61 dhe 66 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38-vjeçare, e cila nuk ishte në gjendje të mbrohej për shkak të kufizimeve mendore dhe fizike. Ngjarja është denoncuar nga vëllai i 38-vjeçares, i cili ka kallëzuar në polici se njëri prej të dyshuarve, 61-vjeçari, dyshohet se e ka shfrytëzuar motrën e tij për prostitucion. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç,…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti edhe sot ka vazhduar me publikimin e të dhënave lidhur me regjistrimin e fundit të popullsisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Mexhiti, në regjistrimin e vitit 2021, në Reçicë të Vogël janë regjistruar 1.653 banorë shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, partitë shqiptare gjithsej kanë arritur 2402 vota. Ja dhe postimi i tij i plotë: “Diaspora ndërtoi vendin, BDI ia fshiu emrin! Meqenëse banorët e Gërçecit, selia e BDI-së i ka shpërngulur në fshatrat fqinj, le t’na shpjegojnlë kuadrot e kësaj partie se ku i shpërngulën banorët e Reçicës…

Lexo më Shumë

Ambientalistë australianë kanë ngritur alarmin për ndotjen e rëndë në lumin Vjosë, ku, sipas tyre, kompania shtetërore “Albpetrol” po derdh mbetje hidrokarbure, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore. Në një video të publikuar nga aktivistët, dallohet qartë ndotja masive në shtratin e lumit, ku, siç thuhet, nuk ka më ujë të pastër, por vetëm karburant dhe baltë të dendur. “10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më e thellë, por nuk guxoj të shkoj sepse kam frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura që duket se janë përpjekur të notojnë.…

Lexo më Shumë

Pasi u shfaqën informacione të mëparshme se WhatsApp do të ofronte mundësinë e përmbledhjes së mesazheve të palexuara në bisedë, ky funksion tani është zyrtarisht i disponueshëm për përdoruesit e aplikacionit të njohur. Funksioni i ri u lejon përdoruesve të përmbledhin mesazhet e palexuara dhe kështu të njihen shpejt me bisedat. Ky zhvillim ka qenë shumë i pritur nga miliona përdorues të WhatsApp, të cilët çdo ditë përballen me një fluks të madh informacioni nga bisedat e tyre. Zhvillimi dhe testimi i këtij funksioni ka përfunduar, me qëllim që të ofrohet një përvojë sa më e shkëlqyer për përdoruesit. Testimet…

Lexo më Shumë