Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se komuna ka nisur pastrimin dhe rregullimin e një hapësire publike që për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore, ku shumë shpejt pritet të ndërtohet Parku i Haraçinës. “Komuna e Haraçinës po vazhdon me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve. Sot kemi filluar me pastrimin dhe rregullimin e kësaj hapësire publike, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e lënë pas dore. Shumë shpejt këtu do të kemi Parkun e Haraçinës. Një nga zotimet tona gjatë fushatës ka qenë kujdesi dhe…
Author: almakos
Emisari presidencial për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas deklarimeve të mbrëmshme të presidentes Vjosa Osmani se Administrata Trump është Administrata për pro-kosovare që kur vendi ka shpallur pavarësinë. Grenell ka thënë se “Osmani po gënjen”, duke thënë se ajo bashkë me Kurtin kanë qenë një “ekip i tmerrshëm”. Sipas Grenell, Osmani do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike. “Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.
Një ngjarje e rëndë ka prekur qytetin e Rahovecit. 7-vjeçari Davud Hoxha ka ndërruar jetë papritur. Sipas familjarëve, edhe pse në moshë të vogël, ai kishte agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ishte zgjuar për të falur namazin e sabahut. “Rahoveci Inside” tregon se ai ishte djali i imamit të Xhamisë së Kosumëve, Suad Hoxha. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa rasti pritet të sqarohet pas hetimeve dhe rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Megjithatë, ngjarja ka nxitur diskutime në rrjetet sociale dhe në opinionin publik lidhur me faktin nëse fëmijët në…
Kryeministri Hristijan Mickoski iu bënë thirrje marketeve që mos ta shfrytëzojnë situatën e për t’i rritur çmimet, sepse në të kundërt edhe Qeveria do të marrë masa ndaj tyre. Kryeministri bëri me dije se të mërkurën do të zhvilloj takim me përfaqësues të zinxhirit të marketeve për të ju thënë se pret që të sillen fer me qytetarët, që edhe Qeveria jetë fer me to. Hristijan Mickoski, kryeministër “Unë gjatë ditës së nesërme, kam takim me zinxhirin e supermarketeve, hipermarketeve. Dua të bisedoj me ato, që mos ta shfrytëzojnë tani këtë presion dhe menjëherë ti rrisin çmimet dhe presioni të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka zbuluar një skandal që sipas tij po e bën Qeveria duke dashur të devijojë punimet në Korridorin 8. Duke u thirrur në burime të sigurta brenda Qeverisë, Sela thotë se Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj “Behtel Enca-s”, mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8. Sipas Selës, qëllimi është hapja e rrugës së veprimit për “botën serbe”. ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË “Të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës…
Ilir Demiri duhet ta dorëzojë mandatin e deputetit, kështu ju përgjigj Ziadin Sela, pyetjes së TV Shenja lidhur me pretendimet se Ilir Demiri do të jetë nënkryetar i koalicionit VLEN. Sipas Selës, Ilir Demiri me veprimet e tija, po demanton vetëveten. Thotë se asnjë deklaratë apo veprim i tij nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet e partisë, duke shtuar se Demiri në vazhdimësi ka përgënjeshtruar vetveten. Sela kujton edhe atë se ishte pikërisht Ilir Demiri ai që siguroi votat e nevojshme me badenter për “Safe City” po edhe për votimin e Avokatit të Popullit. “Unë distancohem nga çdo veprim…
Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV, Endri Meksi. Ka qenë vetë Meksi që ka bërë denoncimin në polici, duke deklaruar se është kërcënuar nga tre persona të maskuar, me armë dhe me shkopinj bejsbolli. Sipas dëshmisë së tij, ata lëviznin me një Audi të bardhë pranë ambienteve të televizionit. Ngjarja është shënuar në orët e mbrëmjes së të dielës. Pas kallëzimit, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve përreth, si dhe kamerat e vetë televizionit për të identifikuar autorët e ngjarjes. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë vërehet se mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim të…
Gjyqtari i Gjykatës Penale Nenad Saveski është propozimi i Qeverisë për prokuror publik të shtetit, i cili, nëse i jepet dritë jeshile nga Parlamenti, do të duhet të zëvendësojë prokurorin, Ljupço Kocevski. Në seancën e sotme, Qeveria zgjodhi Saveskin nga katër kandidatë, për të cilët Këshilli i Prokurorëve Publikë paraprakisht dha mendim pozitiv, së bashku me Anita Topolova-Isajlovska, Lençe Ristoska dhe Lidija Raiçeviq. Nenad Saveski është i diplomuar në drejtësi, i cili e filloi karrierën e tij si prokuror në vitin 2009 dhe u zgjodh gjyqtar në vitin 2016. Deri më tani, ka gjykuar raste të krimit të organizuar dhe…
Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec. Zjarri është konstatuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përhapjen e flakëve. Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit. Në operacion janë angazhuar gjithashtu edhe punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, zjarri është favorizuar nga era dhe temperaturat e qëndrueshme, duke bërë që…
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme, i thirrur për çështje që nuk bëhen publike as nga institucioni dhe as nga vetë ish-zyrtari vendor. [embedded content] Në dalje të institucionit të akuzës ai nuk dha prononcim për mediat sot (10 mars), por deklaroi shkurtimisht se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi më 9 Mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vitit 2025, volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024. SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024. Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencë për media, ka deklaruar se në bazë të burimeve të sigurta brenda qeverisë, flasin që Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj kompanisë Behtel Enca mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8.“Dhe në këtë formë të përjashtojë siç ka bërë çdo herë në këto 20 vite, të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës Kërçovë- Ohër ku u devijua segmenti i korridorit 8, në po të njejtën mënyrë…

