Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, në fshatin Përparim të Peqinit. Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, Bedri Dedej. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë në vendngjarje punonjësi i mbeturinave, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit, raporton gazetati Fatmir Popja. Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.
Author: almakos
Nuk po ndalen reagimet pas vrasjes dyfishtë në Veles. Pas informacioneve se vetëm pesë ditë para krimit gjykata i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak 39-vjeçarit nga Shkupi, reagoi Prokuroria Publike. Prej andej sqarojnë se prokurori nuk kishte kërkuar heqjen e të gjitha masave, por kishte mbetur ndalesa për t’iu afruar të dëmtuarve. Kujtojnë se i akuzuari më parë ia kishte djegur makinën babait të viktimës dhe kishte vazhduar t’i dërgonte mesazhe, ndërsa MPB po punonte për grumbullimin e provave. Prokuroria shton se edhe sikur të ishte kërkuar paraburgim, ai nuk do të kishte më efekt pas shpalljes së dënimit…
EMISIONI VETTING Problemi do të merrte vëmendje publike, kur këto skema do të denoncoheshin nga deputeti i Partisë Socialiste, ish zv.kryeministri Erion Braçe. “Dëgjoni… Ju kisha paralajmëruar ekzaktësisht këtë sepse piramidat kështu funksionojnë. Nuk ka qenë bursë kurrë, por thjesht ka qenë piramidë dhe kjo po provohet qartësisht tani”, do të denonconte nga rrjetet sociale deputeti socialist Braçe. Duke përllogaritur datën e infiltrimit nga agjentët e policisë dhe deklaratën nga ish zv.kryeministri Braçe rezulton se hapi i parë serioz është bërë në 28 gusht 2025, në të njëjtën ditë që ka bërë denoncimin publik vetë deputeti. Sipas viktimës se mashtrimit që…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme të Dibrës gjatë së cilës vizitoi edhe vendkalimin kufitar “Bllatë” që ndodhet në afërsi të Dibrës. Toshkovski me udhëheqësinë e DPB të Dibrës u informua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është e qëndrueshme me rezultate të dukshme në përballjen me krimin e dhunshëm, krimet kundër pronës dhe avancimin e sigurisë në trafik. Siç bëjnë të ditur nga MPB, në takim udhëheqësia e informoi ministrin se tashmë po ndërmerren në mënyrë aktive aktivitete operative në drejtim për të siguruar proces zgjedhor…
Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK. E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për…
ideri i LSDM-së, Venko Filipçe, prezantoi sot një rezolutë me të cilën përcaktohen vijat e kuqe të shtetit në procesin e integrimit evropian. Dokumenti thekson se gjuha, identiteti, historia dhe kultura maqedonase nuk mund të jenë objekt negociatash me Bashkimin Evropian. Sipas Filipçes, Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të përmbushë të gjitha obligimet nga Korniza e Negociatave, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat ai i cilësoi si pengesa e fundit për hapjen e kapitujve. Në të njëjtën kohë, rezoluta ndalon pranimin e çdo kërkese të re me karakter bilateral ose identitar. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË…
Në dy incidente të ndodhura gjatë natës në Shkup, u dogjën automjete në dy lokacione të ndryshme. Banorët e qendrës u shqetësuan nga djegia e një automjeti pranë Tregut të Gjelbër, ndërsa në Kisella Vodë u shkaktua panik pasi flakët kapluan edhe fasadën e një ndërtese dhe një objekti tregtar. Ministria e Punëve të brendshme informoi se në të dyja rastet nuk ka persona të lënduar. MPB “Më 24.09.2025, në orën 23:07, në SPB Shkup është raportuar se në hapësirën e parkimit në bulevardin ‘11 Tetori’ në Shkup është djegur një automjet ‘BMW’ me targa të Shkupit, në pronësi të…
Durrës- Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin. Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin goditi rëndë 55-vjeçarin. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin,…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani. Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh…
Kandidati i koalicionit VLEN, për këtë komunë, Izet Mexhiti, ka vizituar “Shengyl Hamam”, nga ku informoi se ai objekt do të restaurohet. Mexhiti tha se Çairi do të jetë vatër e kulturës.“Pas restaurimit, Shengyl Hamami do të bëhet shtëpia e shoqatës “Yeni Ol” dhe shoqatës Lilijan , pra njëra që përfaqëson komunitetin turk, tjetra që përfaqëson komunitetin boshnjak në komunën e Çairit. Duke u shndërruar në një qendër kulturore dhe moderne për pikturë, muzikë, letërsi dhe krijimtari artistike”, ka deklaruar Mexhiti.Ai ka shtuar se Shengyl Hamami është një nga monumentet më të çmuara të arkitekturës osmane në Shkup, që po…
Shpërthim i një makine me disa të lënduar është raportuar se ka ndodhur në Tel Aviv, por rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të panjohura. “Kanali 12” izraelit raportoi se një makinë shpërtheu në Tel Aviv, duke shkaktuar të lënduar ditën e sotme. Shkaku i shpërthimit nuk është bërë menjëherë i qartë dhe kanali nuk dha detaje të mëtejshme. Por policia dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, IDF po vijon operacionin në thellësi të Gazës kundër Hamasit dhe sot u raportua për të paktën 18 të vrarë. Forcat izraelite përparuan më tej këtë mëngjes në…

