Author: almakos

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar një ditë pas seanca gjyqësore në GJKKO për ish-Presidentit u shty për shkak të mungesës së tij në sallën e gjyqit. Kujtim Cakrani u shpreh se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por theksoi se “jam mirë”. Avokati i Ilir Metës shtoi se për dy ditë do të rikthehet në Shqipëri dhe do të nisë me aktivitetet e tij. “Ja ku u takuam sërish, ju falenderoj për mesazhet që më keni nisur duke uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tashmë jam mirë. Besoj këto dy ditë do të kthehem dhe…

Lexo më Shumë

Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Viktimë e sulmit mbeti një 40-vjeçar, që ka marrë plagë në duar kryesisht pas përleshjes dhe goditjes me thikë nga agresori. Plagosja është e lehtë, teksa i dëmtuari është E.Gogo, i cili ka marrë mjekim në spital. Policia nisi menjëherë hetimet dhe dyshohet se autor i krimit është B.Brahimaj, për të cilin ka nisur procedimi penal. Hetimet e ngjarjes janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e dinamikës dhe shkaqeve.

Lexo më Shumë

“Kjo qeveri tregon dhe dëshmon çdo ditë se punon vetëm për kompanitë e mëdha, për spitalet e mëdha private, ndërsa sistemi shëndetësor po zhytet në kaos, dhe asgjë nuk po bëhet për qytetarët”. Këtë e tha mbrëmë nga Strumica, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se në çdo fushë të kujdesit shëndetësor ka një problem që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt mbi supet e tyre. “Një problem i madh në periudhën e kaluar ka qenë caktimi i termineve për skanime të ndryshme, ndërhyrje kirurgjikale për pacientët. Fatkeqësisht, duhet të them se ka probleme të mëdha dhe mangësi të mëdha në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq 7 persona lidhur me vrasjen e dyfishtë ku Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj u ekzekutuan me breshëri plumbash në një lokal lokal, krim i ndodhur mesditën e 10 Shtatorit 2024, rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Viktimat, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj Organi i akuzës informon se nga hetimet ka rezultuar se Altin Kukaj 50 vjeç, Ervis Kukaj, 22 vjeç dhe Emauris Kukaj 19 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij) në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer vrasjen Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Dinamika Sipas Prokurorisë, pak para krimit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me…

Lexo më Shumë

Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit, 24-vjeçarit që u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij. Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Xhavit Lleshi. 24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste. Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, realizoi një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të simptomave të rrugëve të frymëmarrjes. “Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet e vendosura në Trubarevë, prej të cilëve tetë persona janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle për një kohë të gjatë. Skriningu përfshiu kontroll klinik, matjen e pulsit, saturimit dhe vlerësimin e kapacitetit vital. Ky skrining pati pjesëmarrje të madhe me mbi dyqind pacientë të kontrolluar për…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e  24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale. Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim. Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin në fshatin Përpari i Peqinit, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit. Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Përparim. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun e Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu. “Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv. Ai tha se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës. “Nuk po e lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Mjaft më. Është koha të ndalet tani”, shtoi ai. Presidenti amerikan gjithashtu përshëndeti përparimin dypalësh gjatë takimit të tij në…

Lexo më Shumë

Energjia elektrike e prodhuar në korrik të vitit 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar, respektivisht, totali i energjisë elektrike bruto e prodhuar është 458 478 MWh, që është 8.8% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike, informoi Enti Shtetëror për Statistikë. Në korrik të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 421 489 МWh energji elektrike, 25.599 milionë nm3 gaz natyror, 357 665 tonelata qymyr dhe 112 946 tonelata produkte nafte. Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike,…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili më 23.09.2025 rreth orës 16:40 është raportuar në SPB Shkup nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se është sjellë me lëndime të rënda trupore nga një person me automjet privat, i cili pasi e ka lënë të lënduarin, është larguar me automjetin, ndërsa i lënduari ka ndërruar jetë menjëherë pas kësaj. Njësia për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ka ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, ndërsa automjeti “Honda Civic” dhe H.M., i cili e ka sjellë të lënduarin në spital, janë gjetur. Dje, SPB Shkup ka marrë një…

Lexo më Shumë

Një incident i papritur ka tronditur ditën e djeshme para objektit të Komunës së Prishtinës, ku tensionet mes disa individëve u shndërruan në një përplasje fizike. Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë bërë xhiron e mediave, tregojnë momentin kur një debat verbal mes burrave kalon në goditje me grusht, duke ngritur pyetje mbi sigurinë publike në këtë zonë. Ngjarja ndodhi në hyrje të ndërtesës së Komunës, një vend që zakonisht është i qetë dhe i mbushur me qytetarë që kërkojnë shërbime. Pamjet e incidentit tregojnë se tensionet ishin të pranishme për një kohë të gjatë, para…

Lexo më Shumë