Author: almakos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tepelenën ditën e sotme, ku një shtetas italian është gjetur i vdekur me armë zjarri në rrethana misterioze. Viktima është personi në foto, Edoardo Sarchi, 63 vjeç, një biznesmen i njohur që prej më shumë se 20 vitesh jetonte dhe punonte në Shqipëri. Ai ishte administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë. Trupi i pajetë i Sarchit, me një plumb në kokë, u gjet pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari, në bashkinë Tepelenë, ku thuhej se kishte shkuar për gjah, së bashku me…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e grupit shqiptar të trafikimit të drogës, të cilët janë goditur nga policia dhe “FBI-ja” greke  gjatë një operacioni të përbashkët. Siç raportojnë mediat fqinje, kreu i bandës, Fatjon Prendi, 39 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet, pasi kishte qenë i përfshirë në vitin 2012 në një tentativë vjedhjeje shtëpie së bashku me 4 të tjerë, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, dhe më pas grabiti nën kërcënim armë automjetin e Maki Triantafyllopoulos. Në atë rast ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje në bashkëpunim, tentativë grabitjeje në bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Një organizatë e mirëstrukturuar kriminale, e specializuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, u godit nga autoritetet greke në një operacion me “FBI-në” greke, që çoi në arrestimin e pesë shqiptarëve, të moshave 73, 39, 36, 35 dhe 34 vjeç. Sipas mediave greke, organizata kishte arritur të gjenerojë të ardhura mbi 8 milionë euro, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar me role të qarta dhe logjistikë të plotë. Vëmendje të veçantë ka tërhequr një shtetas shqiptar, mes të arrestuarve, i cili është i njohur për autoritetet greke që prej vitit 2012. Mediat greke shkruajnë se ai kishte hyrë me armë…

Lexo më Shumë

Të hënën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këto zgjedhje tashmë kanë nënshkruar një Kod Sjelljeje që garanton zhvillimin e një procesi zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe demokratik. Përmes këtij kodi, ata zotohen të mos ushtrojnë presion ndaj administratës publike dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës. Gjithashtu, në ambientet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pritet që pjesëmarrësit të nënshkruajnë zyrtarisht këtë kod sjelljeje si një akt simbolik dhe juridik për angazhimin…

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe pak muaj deri në implementimin e masës “Safe City”, jo të gjitha bulevardet në vend, të cilat janë pjesë e kryeqytetit, janë pajisur me kamera sigurie. Një prej tyre është Bulevardi “Boris Trajkovski”, që ndodhet në Komunën e Kisella Vodës. Për të parë gjendjen, ekipi i TV Shenja qëndroi në këtë bulevard. Nga ajo që pamë në terren, kamerat e sigurisë që janë paraparë për këtë projekt nuk ndodheshin as në shtyllat e semaforëve, e as në shtyllat përgjatë rrugës. Për këtë çështje, kërkuam përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pyetëm se pse…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati i tij pasditen e sotme, në zonën e Kombinatit. Sipas bluve të kryqytetit, dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”. Dyshohet se gjatë një konflikti, shtetasi me iniciale M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar me…

Lexo më Shumë

“Qytetarët duhet ta imagjinojnë si portofol me dokumente personale. Në vend që të bartni patentën e shoferit dhe letërnjoftimin me vete si kartelë, mund t’i bartni në telefonin tënd celular dhe natyrisht të gjitha shërbimet do të jenë të disponueshme atje. Jemi duke e përgatitrur versionin testues. Unë do ta prezantoj, dhe do të prezantojmë dy shërbime që do t’i ofrojë ai version testimi. Ne do të prekim pulsin e qytetarëve, atë do të shkarkojnë qytetarët që do të jenë të pranishëm në Samit, në mënyrë që të mund ta testojnë. Dhe mendoj se deri në fund të vitit tashmë…

Lexo më Shumë

Kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës sot e nënshkruajtën Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pas thirrjes së Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), në nënshkrimin e sotëm të Kodeksit në hapësirat e komunës së Tetovës janë nënshkruajtur Izet Zejneloviq nga partia Demokratët, Bajram Rexhepi nga kolaicioni “Aleanca kombëtare për integrim (AKI)”, Bilal Kasami nga koalicioni “Vlen”, Samka Ibraimoski nga koalicioni “Përvojë për sukses”, si dhe Stevica Sarkoski nga VMRO-DPMNE Partia Popullore. Kandidatja Katka Bozhinoska nga partia E Majta nuk ishte e pranishme në ngjarjen. Kryetari i KKZ Tetovë, Zulqyfli Rexhepi, e lexoi Kodeksin pas së cilës vijoi nënshkrimi…

Lexo më Shumë

Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2025, ku një i mitur u rrëmbye dhe u dhunua për motive të dobëta në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”. Pas hetimeve të thelluara dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar shtetasit E.K., 33 vjeç, dhe D.K., 22 vjeç, të dy nga Kruja. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E.K. dhe A.Z., të dy të dyshuar si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sipas Policisë, pas një konflikti, të dy të arrestuarit i kanë hequr padrejtësisht lirinë të miturit, ndërsa më pas, personat në kërkim e kanë dhunuar atë dhe…

Lexo më Shumë

Zbulohen tre parcela me 302 bimë kanabis në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës. Bimët u asgjësuan në vend. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dhe Argjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kg bimësh narkotike në proces tharjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ndërsa puna për kapjen e autorëve vijon.

Lexo më Shumë

Në fshatin Straçincë të Shkupit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse e privuan nga liria personin me inicialet S.I., 50-vjeçar. Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, oficerët e Policisë  vunë re se kishte degë dhe kërcej në vazo të bimës së kanabisit të varura nën strehën e shtëpisë së tij. Më vonë, me urdhër gjykate, Njësia e Tregtisë së Paligjshme kreu një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 90 degë të bimës së kanabisit dhe dy qese me degë më të vogla të bimës së kanabisit. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gazi…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga ngjarja makabre në qytetin e Durrësit ku 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj dyshohet se u godit 20 herë me thikë nga i riu Teilor Tivari. 24-vjeçari, pas arrestimit një ditë pas krimit i cili ndodhi më 24 Shtator, pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte. Por sipas burimeve nga grupi hetimor, ndryshe nga versioni i autorit të dyshuar, vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje romantike midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se 51-vjeçari është goditur që te dera e apartamentit. Por,…

Lexo më Shumë