Author: almakos

Prej datës 28 qershor, Jashar Spaho, 70 vjeç, nga fshati Pilur i Devollit, është larguar nga banesa dhe ka humbur çdo kontakt me familjarët. Të afërmit e tij thonë se ai ishte nisur për në Korçë, por nuk është kthyer më në shtëpi. Sipas dëshmive të marra nga persona të njohur të familjes, Spaho është parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve në qytetin e Korçës. Familjarët kanë ngritur shqetësimin edhe pranë Komisariatit të Policisë së Devollit, ndërsa kanë bërë denoncim edhe në Tiranë, pasi dyshojnë se mund të ketë udhëtuar drejt kryeqytetit. Ata sqarojnë se…

Lexo më Shumë

Avokati mbrojtës i Leonidha Çobos, ish-administrator i kompanisë “Bankers Petroleum” gjatë viteve 2010–2015, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, duke theksuar se klienti i tij ka ushtruar detyrën me përpikëri dhe korrektësi. Sipas deklaratës, të gjitha akuzat që rëndojnë mbi Çobon bazohen në hetime dhe kontrolle që janë kryer pas periudhës kur ai ishte në krye të kompanisë. Avokati nënvizon se marrëdhëniet mes “Bankers Petroleum” dhe “Albpetrol”-it janë të përcaktuara qartë në Marrëveshjet Hidrokarbure të vitit 2004, të cilat kanë udhëzuar detyrimet për investime dhe zhvillim,…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka pasur pasoja të rënda për jetën e drejtuesve, të cilët kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta. Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën. Segmenti ku ndodhi aksidenti është i njohur për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar në disa raste, duke kërkuar…

Lexo më Shumë

Botuesi i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ka ndarë detaje të ndjera mbi ditët e fundit të jetës së autorit, duke vënë në pah përkeqësimin fizik të tij, por edhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe intelektuale. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hudhri rrëfeu se vitet e fundit kishin qenë të vështira për Kadarenë në aspektin fizik, por ai mbeti deri në fund i interesuar për ngjarjet që ndodhnin në Shqipëri dhe përreth tij. “Së fundmi, Ismail Kadare ra shumë fizikisht dhe nuk shfaqte shumë interes, madje as për biseda të gjata. Megjithatë, ai donte të…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me bisedimet e mundshme që do të zhvillohen me Kinën për TikTok, aplikacionin e famshëm të videove të shkurtra që ka ngritur shqetësime të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Në një deklaratë të bërë për mediat, Trump tha se pritet të fillojë bisedimet me autoritetet kineze, duke shpallur se ai do të takohet me presidentin Xi ose përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë kineze. Ai u shpreh optimist se negociatat mund të çojnë në një marrëveshje të shpejtë për shitjen e TikTok-it, duke theksuar se SHBA…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e plotë të ndezjes së zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion apo piknik, si dhe përdorimin e fishekzjarreve. Ky vendim vjen pas rritjes së temperaturave dhe rrezikut të lartë për shpërthim të zjarreve në gjithë vendin, duke vënë në rrezik mjedisin, pasurinë publike e private si dhe sigurinë e qytetarëve. Temperatura të larta dhe kushtet e thatë klimaterike kanë krijuar një mjedis të përshtatshëm për shpërthim të zjarreve, duke e bërë këtë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të një hetimi për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat. Në burg do të qëndrojnë CEO-ja i kompanisë, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ata akuzohen për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar, me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka ngritur struktura dhe skema për fshehjen e të ardhurave reale, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, duke dëmtuar në mënyrë të ndjeshme interesin publik.…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në zonën e njohur si Shijan, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet tip Benz në pronësi të Alen Preçit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe drejtuesit e dy mjeteve. Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku mjekët konfirmuan se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka paralajmëruar masa më rigoroze në trafik, duke përfshirë edhe konfiskimin e automjetit, të cilët do të hyn në fuqi pas vendosjes së sistemit “Safe City”. Ai tha se, që të vihet në funksion ky sistem, nevojitet ndryshime në gjashtë apo shtatë ligje dhe se procedura për këtë veç më ka filluar. Këto ndryshime, siç tha ai, nuk kanë të bëjnë vetëm me zbatimin e sistemit, por edhe me përkufizimin thelbësor midis kaosit dhe rendit normal. Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm “Kodi Penal nuk është i lidhur në mënyrë direkte me sistemin “Safe city”, ndryshimi…

Lexo më Shumë

Spektrit politik shqipëtarë ju shtua edhe një parti e re. Sot u bë themelimi zyrtar i lëvizjes ‘’ARBËRIA’’ ku u bë prezantimi i parimeve themeluese të lëvizjes, vizionit të saj dhe rrugën që synon të ndërtojnë shërbim të interesimit të përgjithshëm shoqëror, ose të shqipëtarëve të Maqedonisë së Veriut. Prezantimet u bënë nga ish deputetët e pdsh-së Bekim Fazliu dhe Meral Ferati dhe shumë të tjerë. Bekim Fazliu tha se partia nuk do të ketë kryetarë por do të drejtohet nga këshilli drejtues i përbërë prej 9 anëtarë me statute i kemi domethënë që mund të zgjerohet deri 15 anëtarë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se më datë 4 korrik 2025, rreth orës 15:26, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski” në Kërçovë. Në aksident janë përfshirë një automjet udhëtarësh i tipit “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc, dhe një motoçikletë e markës “Hamachi”, e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar me urgjencë drejt klinikës “Nëna Terezë” në Shkup. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë…

Lexo më Shumë

Apple është thellësisht në fazën e zhvillimit të iPhone-it të palosshëm, por kompania nga Cupertino ka vendosur të ndalojë, apo të pezullojë punën në iPad-in e palosshëm me ekran më të madh. Thashethemet për punën e Apple-it në një lloj pajisjeje të palosshme me madhësi laptopi kanë qarkulluar prej kohësh; disa e quajnë iPad të palosshëm, ndërsa të tjerë thonë se është një MacBook me ekran të plotë. Megjithatë, duket se Apple ka vendosur të ndalojë zhvillimin e asaj pajisjeje dhe të fokusohet te iPhone-i i palosshëm. Arsyeja e ndalimit të zhvillimit të atij iPad-i janë vështirësitë në prodhim, rritja…

Lexo më Shumë