Author: almakos

Një aksident i trefishtë i mori jetën një 37-vjeçari mesditën e sotme në aksin “Shkodër – Lezhë”, ku mbetën të plagosur edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të mitur. Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti që Gjin Bzhangaj drejtonte është bërë copash në të gjitha anët, duke i shkaktuar ai lëndime të rënda që më pas i shkaktuan edhe vedekjen. Ndërsa furgoni i përfshirë në aksident ka pësuar dëmtime në pjesën e parme. Si ndodhi aksidenti? Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari me iniciale T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me…

Lexo më Shumë

“Është koha për një shtet ku do të lindin më shumë fëmijë, të rinjtë do të lidhin martesa, ndërsa ata që janë në mërgatë do të kthehen”, kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën me temë “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”. Ai ka paralajmëruar tatime shtesë për të rinjët e pamartuar, masë për të cilën thotë se mund të jetë stimulim për shtimin e popullsisë. Mickoski duke folur për recesionin demografik tha se kjo është një krizë alarmuese e cila për vite të tëra është e pranishme në vendin tonë. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:50 në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, një kamion i drejtuar nga 42-vjeçari T.K. dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një automjet tjetër, për t’u përfshirë më pas në përplasje edhe me makinën që drejtohej nga 37-vjeçari Gjin Bzhangaj. Për pasojë, Gjin Bzhangaj ka ndërruar jetë në spital, ndërsa janë plagosur bashkëshortja e tij 32-vjeçare dhe dy fëmijët e mitur, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” për Zamir Metën, babain monstër, i cili u vu nën hetim për abuzim seksual me vajzën  e tij 12-vjeçare prej disa vitesh. Hetimi nisi pas kallëzimit të vajzës së mitur, P.M., lindur në vitin 2013, e cila ishte larguar nga banesa familjare dhe ishte strehuar në shtëpinë e një shtetasi tjetër. Në dëshminë e saj, e mitura deklaroi se kishte ikur për shkak se babai kishte abuzuar seksualisht me të që në moshën 5-vjeçare dhe…

Lexo më Shumë

Një aksident i dyfishtë është regjistruar rreth orës 14:05 të ditës së sotme në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me forcë, duke pësuar dëmtime të rënda. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore të specializuar. Të dy automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht si pasojë e përplasjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Lëvizja në segmentin ku ndodhi ngjarja është përkohësisht e vështirësuar.

Lexo më Shumë

Nvidia arriti një vlerë tregu prej 3.92 trilionë dollarësh, duke e vendosur përkohësisht në rrugën e duhur për t’u bërë kompania më e vlefshme në histori. Këto akuza për të arritur një arritje të tillë vijnë pas një rritjeje të mahnitshme të aksioneve të saj, të cilat u rritën deri në 2.4% duke arritur vlerën e 160.98 dollarëve. Ky zhvillim la pas një kapitalizim tregu më të lartë se ai i Apple, e cila është pasuar nga Microsoft, e cila aktualisht renditet si kompania e dytë më e vlefshme me një kapitalizim prej 3.7 trilion dollarësh. Në një klimë konkurruese…

Lexo më Shumë

Policia e Tepelenës ka zbuluar dhe asgjësuar 195 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të mbjella në fshatrat Mamaj dhe Progonat, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”. Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Mamaj, njësi administrative Qendër, u zbuluan 149 bimë kanabisi, ndërsa në fshatin Progonat, njësi administrative Kurvelesh, u gjetën 46 bimë të tjera. Për rastin e Mamajt është proceduar penalisht kryetari i fshatit, shtetasi M. Z., për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohet se ka lejuar zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme në territorin që mbulon. Të gjitha bimët narkotike janë asgjësuar me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim në eventin “Trendet Demografike, Sfidat dhe Zgjidhjet e Mundshme”, dhe tha se vitet e fundit kanë lindur më pak fëmijë dhe po vdesin më shumë njerëz, dhe se si qeveri do të luftojnë kundër këtij problemi. “Po lindin më pak fëmijë, popullsia po plaket dhe të rinjtë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Të gjithë e kanë këtë problem, por në vendin tonë situata është e veçantë. Ndërsa disa vende e shënojnë si një trend, në vendin tonë konsiderohet alarm. Faktet janë të qarta. Në vitin 2024, lindën 16.061 fëmijë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dhënë një intervistë të rëndësishme për mediat lidhur me ngërçin politik në vend, duke diskutuar rreth mundësisë së votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës. Osmani theksoi se “votimi i fshehtë” nuk është një opsion i përjashtuar, por që kërkon një konsensus të fortë nga të gjithë deputetët. Ky proces është i domosdoshëm për të garantuar transparencë dhe besueshmëri në vendimmarrje, veçanërisht në një atmosferë të tillë politike, ku qëndrimet janë të polarizuara. “Votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë për të kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së një tatimi shtesë për personat e pamartuar. Këtë deklaratë ai e dha sot gjatë debatit qeveritar me temë “Trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme – Zhvillimi i dokumenteve strategjike për rezistencë demografike”.Sipas Mickoskit, kjo masë do të kishte për qëllim stimulimin e rritjes së popullsisë në vend. Ai shtoi se bëhet fjalë vetëm për një ide që është në fazë diskutimi dhe që do të analizohet më tej në kontekstin e strategjive për përballjen me sfidat demografike.“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë…

Lexo më Shumë

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kalibri”, duke goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen. Në pranga kanë rënë dy shtetas nga Prizreni, Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në zonën e njohur si “Ura e Hasit”, ndërsa po transportonin 8 armë zjarri pistoleta në një automjet që drejtohej nga A. M. Hetimet paraprake tregojnë se armët ishin futur në territorin shqiptar përmes kufirit jeshil dhe kishin si destinacion përfundimtar shitjen tek dy persona të tjerë, të cilët…

Lexo më Shumë

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka dhënë një dëshmi të detajuar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për atentatin e vitit 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Deklaratat e tij janë pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” dhe hedhin dritë mbi komunikimet, kontaktet dhe prapaskenat e ngjarjes. Një javë më parë, vetë Ndoja dëshmoi para Gjykatës së Posaçme, ku deklaroi se nuk ka pasur konflikte personale, duke e lidhur atentatin vetëm me detyrën e tij si prokuror. Dëshmia e Erion Alibej: Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plaurent Devishajn e njoh, Julian Meçaj, jo. Plarentin e…

Lexo më Shumë