Author: almakos

Rregullativa nuk është vetëm kontroll, por bëhet fjalë për krijimin e hapësirës së parashikueshme, ku besimi shoqëror mund të rritet, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në Forumin global për rregullativa qeveritare dhe drejtësi, në kuadër të Samitit botëror të qeverive në Dubai. Në fjalimin e saj me temë “Legjislacioni si mundësues i sundimit të së drejtës”, ajo theksoi se në vend që të mbështetemi në iluzionizëm institucional dhe të besojmë se një ligj i përsosur në letër është fundi i rrugës, duhet të përqendrohemi në punën e palodhur në vitet në vijim – për të ndërtuar…

Lexo më Shumë

Gabriela Rico Jimenez, një modele meksikane, ka rikthyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas publikimit të një serie dokumentesh të reja nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, që lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein. Dokumentet e publikuara së fundmi përmbajnë informacione mbi jetën private dhe aktivitetet sociale të disa figurave të elitës globale, përfshirë përshkrime të eventeve luksoze të zhvilluara në ambiente private, si jahtet. Disa prej materialeve kanë nxitur debat në opinionin publik për shkak të akuzave të rënda që lidhen me sjellje të dyshuara gjatë këtyre eventeve. Në një nga dokumentet përmendet edhe emri i ish-presidentit amerikan…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një organizate kriminale për trafik lëndësh narkotike, u arrestua në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Gjykata Penale e Peruxhias  kishte caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasin A.S., 35 vjeç, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Shërbimet e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e tij. Njoftimi:  Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 35-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në…

Lexo më Shumë

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë, Kodër të Diellit, Pozharanë dhe Hanet e Mavrovës me zero gradë, ndërsa në Demir Kapi, Shtip dhe Gjevgjeli janë matur shtatë gradë, informon DPHM. Në Kodër të Diellit ka edhe më shumë borë 45 centimetra, në Krushevë shtresa e borës është 19, ndërsa në Hanet e Mavrovës 9 centimetra. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët juglindore. Në vendet më…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me akse kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Sipas LAMM-it, në pikat kufitare në anën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje apo vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke treguar kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Kujdes i veçantë rekomandohet…

Lexo më Shumë

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku në polemikë është përfshire kryeministri Edi Rama. Në një reagim publik, kjo shoqatë thotë se debatet që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të balancuar. Sipas shoqatës, çdo formë retorike që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. “Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit dhe debatit publik rreth gjykimit kushtetues mbi pagat e magjistratëve, në përmbushje të misionit dhe…

Lexo më Shumë

Çmimet e arit dhe të argjendit kanë pësuar luhatje të mëdha në ditët e fundit. Pas një periudhe rritjeje të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar, të dy metalet e çmuara ranë ndjeshëm të premten dhe të hënën e kaluar. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim dhe kuriozitet te investitorët dhe analistët e tregut. Pse u rritën kaq shumë më parë? Çmimet u nxitën nga kërkesa e investitorëve për “asetet e strehimit të sigurt” gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike dhe trazirave gjeopolitike. Tensionet globale dhe pasiguria për sistemet ekonomike ishin faktorë kryesorë që çuan në këtë rritje të papritur. Rritja e blerjeve…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. Sot pritet të bëhet emërimi i drejtuesit të ri. vijon

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat do të jenë më të dendura në pjesët juglindore. Në vendet më të larta reshjet do të jenë të borës. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 7 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira me erë të moderuar, herë pas here të fortë juglindore. Drejt fundit të ditës, dhe veçanërisht gjatë natës,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.7 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.3 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

Lexo më Shumë

Gazetarja Klodiana Lala analizoi sot në “Studio24” vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar dilemat dhe pasojat e mundshme të vendimit për hetimin penal që lidhet me abuzime me fonde milionëshe. Lala u shpreh se çështja nuk ka shkuar në Komisionin e Venecias dhe theksoi rëndësinë që procesi të mos zvarritet, për shkak se Balluku ka mundësinë të ndikojë, si mbi vartësit ashtu edhe mbi ish-vartësit. Gazetarja shtoi se pezullimi nga ushtrimi i funksioneve është vlerësuar nga prokurorët si një masë e arsyetueshme, por sipas saj, “mazhoranca ngriti një barrikadë”, duke krijuar dyshime për…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit për Shkozet. Në aksident është përfshirë një motor, i cili ka goditur një automjet që po lëvizte në ecje të sipërme. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka përfunduar në anë të rrugës, duke pësuar fraktura dhe dëmtime të shumta. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe pritet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë