Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë tre persona, Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Roçi, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Me vendimin e datës 5 shkurt 2026, gjykata vendosi: Musa Gjikola u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit burg. Erjon Dani u shpall fajtor për dy episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe u…
Author: almakos
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në dalje nga ambientet e SPAK, Golemi u shpreh për mediat se ka dhënë një deklaratë në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që lidhet me një institucion në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës. “Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me një institucion të bashkisë Gjirokastër”, tha ai. Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me çështjen për të cilën është thirrur, ndërsa nga SPAK nuk ka ende…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski ka deklaruar sot se kalimi ilegal në Bit Pazar duhet të mbyllet, ndërsa ura të vihet në funksion, raporton SHENJA. “Sinqerisht, medoj se kalimi ilegal duhet të mbyllet, për këtë temë jemi në koordinim edhe me sektorin e komunikacionit, sepse mbyllja e tij është kërkuar edhe nga ana e qytetarëve, por të njëjtën kërkesë për mbylljen e këtij kalimi e kishin edhe grupet e këshilltarëve nga VLEN dhe BDI. Mendimi im është se kalimi ilegal duhet të mbyllet sepse veçmë ura është, nuk jam kompetent por punoj me njerëz që kanë njohuri në…
Ekziston një fjalë që shfaqet 859 herë në dosjet e Epstein, e cila ka shkaktuar shqetësim dhe kuriozitet në mesin e publikut. A është kjo një kod për diçka më të errët se sa duket? Kjo është një pyetje që po shqyrtohet me kujdes pas publikimit të dokumenteve të reja nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Departamenti i Drejtësisë publikoi së fundmi rreth tre milionë dokumente të tjera të lidhura me Epstein, duke zbuluar detaje të reja rreth aktiviteteve të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Këto dosje përmbajnë akuza dhe pretendime që ngrejnë pyetje serioze mbi natyrën e marrëdhënieve…
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se e mbështet nismën të cilën dje në Kuvend e parashtroi Lidhja e Sindikatave, për uljen e pagave të funksionarëve. “Ne e mbështesim nismën, po debatohet në temë, e cila po shkakton trazira midis sindikatave dhe punëtorëve, ndërsa unë i kuptoj ata, duhet të debatojmë për temën. Ne e mbështesim absolutisht nismën, unë personalisht dhe i gjithë grupi parlamentar, dhe le të jetë e qartë se ky është qëndrim partiak, ne jemi për uljen e pagave të funksionarëve. Sepse edhe këtu e…
Një nga të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj, që cilësohet edhe si ushtari i grupit të vrasësve me pagesë të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani (të dy foto poshtë), ka rrëfyer sot në Gjykatën e Posaçme edhe për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. “Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin (foto kryesore bashkë me Hoxhajn)”,…
Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me konfliktin e tij të hershëm me Ismet Boriçin, duke dhënë detaje mbi plagosjen e tij, motivet e hakmarrjes dhe ngjarjen e armatosur të ndodhur në vitin 2018. Sipas dëshmisë së Hoxhajt, konfliktet kanë nisur që në vitin 1999, për shkak të problemeve që një shok i tij i fëmijërisë, Vrion Kallanxhiu kishte me vëllezërit Boriçi. Po ashtu Hoxhaj flet edhe për një konflikt në vitin 2004 ku kishte mbetur i plagosur, duke pretenduar se autor ishte Ismet Boriçi. “Konflikti ka ndodhur në vitin…
Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar problematika sociale dhe infrastrukturore edhe në qarkun e Korçës. Përkeqësimi i kushteve atmosferike orët e fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore, duke bllokuar edhe një nga akset panoramike. Autoritetet thanë se bëhet fjalë për aksin Panarit-Korçë, për të cilin vijon puna për hapjen e plotë me mjete borëpastruese. Trashësia e borës aty ka shkuar deri në një metër. Reshjet e dëborës gjatë orëve të fundit e kanë rënduar më tepër situatën. Por strukturat përkatëse kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për pastrimin e borës dhe hapjen e rrugës…
Screenshot Kryetari i komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, ka deklaruar sot se liderët e koalicionit VLEN takohen një deri në dy herë në javë, ku bisedohet për çështjen e lidershipit të partisë por edhe për strukturimin e VLEN-it si një strukturë politike.“Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it komplet si një strukturë politike. Jemi katër subjekte politike e po…
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK). Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist në Prokurori.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, ka zhvilluar takim me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu. Siljanovska-Davkova e ka falënderuar homologun e saj për mikpritjen dhe për mundësinë për të marrë pjesë në samit, duke e vlerësuar atë si një platformë jashtëzakonisht të rëndësishme për përballimin e sfidave globale dhe rajonale, si dhe për zhvillimin e një dialogu domethënës me liderë dhe partnerë të shquar nga e gjithë bota, thuhet në një deklaratë të presidencës. Në fokus të bisedës kanë…
Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës, në qarkun Shkodër, e kanë zhvendosur protestën e tyre drejt kryeqytetit. Ata janë mbledhur sot para godinës së Prokurorisë së Posaçme, ku me thirrje dhe pankarta në duar apeluan për drejtësi nga organi më i lartë i akuzës në vend. Ata protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, ku pretendojnë jo vetëm se kanë pronat e tyre, por edhe i dëmton. protestuesit shprehen se kanë besim vetëm te SPAK-u për zgjidhjen e problemit dhe apeluan që të hetojë. Banorët bëjnë përgjegjëse për hedhjen e firmës për lejen e ndërtimit edhe zv/kryeministren Belinda…

