Author: almakos

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak paraditja do të nisë me kthjellime, por moti do të përkeqësohet gradualisht, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore. SHMU thotë se këto zhvillime atmosferike do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zona të caktuara, veçanërisht në veri të vendit, nuk përjashtohen episode të shkurtra shtrëngatash, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm banorët, por edhe autoritetet në Karolinën e Veriut, ku një rrugë u mbulua me një përzierje të çuditshme që shkaktoi mbylljen e saj përkohësisht. Rrugët e zakonshme shpesh ofrojnë një udhëtim të sigurt për ata që kalojnë përmes tyre, por çfarë ndodh kur një element i papritur i dëmton këtë siguri? Një situatë e tillë ndodhi të merkurën në mëngjes në Gold Hill Road, duke detyruar policinë të reagojë menjëherë. Ngjarja përfundoi të ndodhte mes Old Liberty Road dhe Giles Chapel Road, në qytetin Asheboro, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët dhe shoferët.…

Lexo më Shumë

Ishte 3 gusht 2015 kur Kuvendi i Kosovës miratoi krijimin e Gjykatës Speciale, një ditë që shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e drejtësisë kosovare. Pas 10 vjetëve, ajo që fillimisht u konsiderua si një hap i domosdoshëm për të adresuar krimet e luftës, përballet me sfida dhe kritika të mëdha nga publiku dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së. Me 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, Kuvendi e dha dritën e gjelbër për organizimin e kësaj gjykate, e cila kishte si qëllim kryesor hetimin e pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Martyt për krime lufte dhe trafikim organesh.…

Lexo më Shumë

Pas gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve anti-shqiptare në Kumanvoë, ka ardhur edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së. Deputeti i kësaj partie, Bojan Petrushevski, ka dënuar thirrje duke thënë se bëhet fjalë për një grup të vogël qytetarësh.“Në këtë kontekst, ne dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë. Keqpërdorime të tilla i shërbejnë të gjitha rrymave dhe strukturave politike që për dekada kanë ndjekur një politikë urrejtjeje ndaj njëra-tjetrës.Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë mbrojtja më e mirë e krimit të atyre strukturave që për vite të tëra kanë abuzuar me marrëdhëniet ndëretnike dhe…

Lexo më Shumë

Kur bota po kalon në një epokë të re të inovacionit digjital, Bashkimi Evropian po merr masa të forta për të siguruar që inteligjenca artificiale të zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente. Me hyrjen e rregullave të reja për transparencën e modeleve të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Gemini, ata që krijojnë këto teknologji do të duhet të zbulojnë detaje të rëndësishme mbi mënyrën se si funksionojnë sistemet e tyre. Një nga kërkesat e reja është që zhvilluesit të deklarojnë se cilat të dhëna janë përdorur për trajnimin e modeleve të tyre. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja pas arrestimit të Flodian Plakut, i dyshuar si vrasës me pagesë, përgjegjës për ekzekutimin e Gentian Bejtjas më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Plaku u ndalua në Vlorë, gjatë një operacioni të koordinuar të Forcave Operacionale dhe Policisë Lokale, ku u kap me dy armë zjarri (pistoleta) në momentin e ndalimit. Policia ka vënë në pranga edhe bashkëpunëtorin e tij, Juljan Aliaj, për të cilin dyshohet se e ndihmonte në lëvizje dhe logjistikë. Burime nga hetimi bëjnë me dije se Plaku kishte marrë porosi për të kryer një tjetër vrasje, duke shtuar dyshimet…

Lexo më Shumë

Ka reaguar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ndaj thirrjeve antishqiptare që u dëgjuan gjatë ndeshjes së djeshme të basketbollit në Kumanovë. Sipas tij këto veprime janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë frymën e bashkëjetesës. “Këto provokime vijnë nga grupe të vogla, por të zhurmshme. Ne i dënojmë fuqishëm dhe kërkojmë që të mos relativizohen, po ashtu do të përgjigjen nismëtarët e këtij provokimi. Sa i përket BDI-së: Ata nuk kanë të drejtë morale të flasin për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e BDI-së ata që rrinin ulur në kolltuqe, pa folur, pa protestuar dhe pa…

Lexo më Shumë

Flodian Plaku, personi i shumëkërkuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, është vënë në pranga në qytetin e Vlorës pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë vendore. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Flodian Plaku- Gentjan Bejtja Arrestimi i Plakut erdhi pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e tij. Ai dyshohet si vrasës me pagesë, i kontraktuar për eliminimin e Bejtjas, i cili u ekzekutua më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Për të njëjtën ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i…

Lexo më Shumë

Kur fluksi i bashkatdhetarëve tanë nga vendet e perëndimore arrin pikun e tij, realiteti i udhëtimit përmes kufirit Kosovë-Mali i Zi shfaq sfida të reja për shumë prej tyre. Bashkatdhetarët kanë udhëtuar me orë të tëra, duke përballuar lodhjen e udhëtimit, por shpesh herë, vonesat në kufirin e Malit të Zi janë bërë temë diskutimi. Ata që përjetuan këtë situatë shkruajnë për vështirësitë dhe shqetësimet e tyre gjatë kalimit të kufirit. “Lodhje shumë, por krejt ka qenë në rregull, vetëm në Mal të Zi ishin rrugët e prishura dhe kemi hequr shumë për së tepërmi, i kemi bërë 9 km…

Lexo më Shumë

Publikohen pamjet filmike nga sherri i dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë, ndërsa një 32-vjeçar u arrestua nga policia. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar videon ku duken dy të rinj që përleshen ashpër në trotuar jashtë një dyqani. Në përpjekje për të ndërhyrë, një vajzë afrohet për t’i ndalur, por shpejt largohet dhe futet në dyqan, pasi situata del jashtë kontrollit. Sipas policisë, I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta, në lagjen “10 Korriku” dhe më pas në “Pavarësia 2”,…

Lexo më Shumë

Sërish zjarr në jug të vendit. Një vatër aktive është raportuar sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Bashkisë Gjirokastër dhe pyllit të mbrojtur të Pikësit. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka lajmëruar kolegët në Delvinë, të cilët kanë dërguar një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. Por për shkak të terrienit të thyer malor dhe largësisë, ndërhyrja është e kufizuar me mjete tokësore. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit të erës, mund të përhapet me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha pyjore, duke rrezikuar…

Lexo më Shumë

Kampi politik shqiptar ka reaguar ndaj thirrjeve raciste dhe ksenofobe të  tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve, gjatë ndeshjes së  parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e cila u zhvillua në Kumanovë.  Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë thënë se, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Ata kanë kërkuar hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike, sanksione ndaj organizatorëve dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent. Bashkimi Demokratik për Integrim “’Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’,…

Lexo më Shumë