Një ngjarje tronditëse është shënuar në fshatin Munellë të Pukës, ku është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së fermerit Erjon Nikolli. Në vendin e ngjarjes policia gjeti gëzhoja arme dhe një mesazh kërcënues të shkruar mbi një gur: “Ik se do të vdesësh.” Erjon Nikolli, i kthyer rishtazi nga emigrimi, ka investuar në blegtori dhe kërkon të ndërtojë një jetë të qetë në vendin e tij. Në një prononcim për News24, ai tregoi momentet e panikut që ka përjetuar familja, e cila ndodhej në banesë në momentin e të shtënave. “Dje u zgjuam me krisma. Kam qenë me nusen,…
Author: almakos
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite me ftesë të homologut të tij, ku theksoi se forcimi i marrëdhënieve ndërkombëtare është një prioritet kyç për Policinë shqiptare. Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike saudite, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, u theksua gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, nga siguria publike dhe rendi, te krimi i organizuar, terrorizmi dhe krimet kibernetike. “Policia shqiptare ka prioritet shtrirjen e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë. Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e…
Pas skandalit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, u dëgjuan thirrje raciste dhe antishqiptare, kanë reaguar nga komuna e Kumanovës. Sipas tyre, në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit apo nxitjen e mosdurimit ndëretnik.“Dje, në Kumanovë u hap zyrtarisht salla e rikonstruktuar sportive, me zhvillimin e një ndeshjeje midis ekipit kombëtar të basketbollit të Maqedonisë dhe ekipit kombëtar të Rumanisë.Organizator i ngjarjes ishte Federata e Basketbollit e Maqedonisë, ndërsa nikoqir i saj Komuna e Kumanovës.Ngjarja u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe ishte një pamje e bukur,…
Imagjinoni se si teknologjia e avancuar mund të ndihmojë në eksplorimin e hapësirës dhe në mbrojtjen e shëndetit të astronautëve! Galaxy Watch Ultra i Samsungut tani përfshihet në një projekt të jashtëzakonshëm që do ta dërgojë atë në hapësirë. Kjo orë inteligjente është zgjedhur për të qenë pjesë e një studimi të veçantë, i cili do të monitorojë efektet shëndetësore që përjetojnë astronautët gjatë fluturimeve të zgjatura në hapësirë. Ky hulumtim i rëndësishëm është organizuar nga Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) në bashkëpunim me Qendrën Gjermane të Hapësirës Ajrore (DLR) dhe Institutin e Mjekësisë Hapësinore. Ora Galaxy Watch Ultra do të…
Një zbulim i jashtëzakonshëm ka tronditur punëtorët e kompanisë së mbeturinave “Pastrimi” gjatë një operacioni të zakonshëm grumbullimi në kryeqytet. Në mesin e plehrave, ata hasën në një dallamë dhe një jelek traditional, të cilat ishin jo vetëm të pastra, por edhe të ruajtura siç ndodhen në sirtarët e dikujt. Ajri i misterit u ndje në momentin kur punëtorët zbuluan se përveç këtyre dy copave, aty ishin dhe një palë rroba burri, gjithashtu të palosura me kujdes. Asnjë shenjë e kohës apo dëmtimi nuk i shoqëronte ato rroba, duke e bërë situatën akoma më intriguese dhe të habitshme. “Ndoshta ishin…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas incidentit në Kumanovë ku janë dëgjuar thirrje raciste dhe anti-shqiptare.Osmani thotë se thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal më vete për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.“Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve…
Ditën e hënë (4 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër. Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s. …
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 28-vjeçari, Juglen Abazi ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar (2 gusht) në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut. Policia thotë se ka shpallur në kërkim Klejvis Caka (Lusha) 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autor i plagosjes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën…
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po vijojnë me kontrolle intensive në gjithë vijën bregdetare dhe zonat ujore të vendit, në kuadër të operacionit “Siguria Detare”. Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme, përfshirë hyrjen në perimetrin e sigurisë, mungesën e dokumentacionit apo pajisjeve të shpëtimit. Drejtuesit e 8 prej tyre janë gjobitur me 100.000 lekë secili, pasi rrezikuan jetën e pushuesve duke lundruar në zonat e ndaluara. Po ashtu, Policia ndërhyri në 8 raste emergjente, duke shpëtuar 11 shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët ishin në rrezik për…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka dënuar ashpër thirrjet raciste dhe anti-shqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë.“Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë. Ato përbëjnë një sulm ndaj bashkëjetesës, dhe barazisë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut unike.Maqedonia e Veriut është shtet i përbashkët për të gjithë: maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllahë, boshnjakë e të tjerë. Të gjithë kontribuojmë për këtë vend. Të gjithë meritojmë respekt.Sporti duhet të na bashkojë, jo të na ndajë. Thirrjet me frymë fashiste, nuk përfaqësojnë askënd prej nesh dhe nuk guxojnë të përsëriten më”, ka shkruar…
Vaji i ullirit ka përfitime të shumta, por a jeni të vetëdijshëm për rreziqet që mund të sjellë për lëkurën tuaj? Përdorimi i vajit të ullirit është një praktikë shumë e njohur në kujdesin për lëkurën. Ai ofron përfitime të rëndësishme, si trajtimi i lëkurës së thatë dhe ndihma në rikuperimin e lëkurës pas ekspozimit të gjatë në diell. Megjithatë, është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm për efekte anësore të mundshme që mund të shkaktojë. A e dini se ajo që është përdorur për mijëra vjet në kuzhinë, mund të ketë efekte të papritura për lëkurën tuaj? Vaji i…
Policia e Korçës njofton se ka nisur procedimi penal për 27-vjeçarin, Kostandin Dramolli pasi theu me gurë xhamat e godinës së bashkisë. I riu, i cili ka qene edhe ish portieri i Skënderbeut postoi videon në internet, ndërsa teksa sulmon bashkinë përdor edhe fjalë ofenduese dhe fyese. 27-vjeçari goditi disa herë me gurë godinën e bashkisë, duke thyer xhamat. I riu shprehet teper i revoltuar për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr. 14 të qytetit, aty ku ai banon. “Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal…

