Author: almakos

Analisti dhe profesori universitar Rizvan Sulejmani, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ngriti dilema mbi kohën në të cilën u aktualizua rasti “Epstein”, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare dhe mbajtjen e Forumit të Paqes. Sulejmani shtroi pyetjen pse pikërisht në këtë periudhë u rikthye në vëmendje ky rast, duke theksuar se kjo përkon me formimin e grupit të ri të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe organizimin e Forumit të Paqes, për të cilin janë shprehur mendime se mund të shërbejë si një lloj zëvendësimi i Kombeve të Bashkuara ose si një goditje ndaj rendit…

Lexo më Shumë

Një shtetas ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë para në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00. Sipas informacionit paraprak, autori është futur në ambientet e postës dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare, por pa sukses. Gjatë largimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vend dhe kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, rreth orës 19:15, dyshohet se i njëjti shtetas ka tentuar të grabisë edhe një subjekt tregtar…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi takim me përfaqësuesit e qumështoreve më të mëdha në vend, ku u diskutua për grumbullimin dhe çmimin stabil të qumështit të papërpunuar, përkundër faktit se tregu evropian dhe rajoni po përballen me tepricë të qumështit. Siç kumtoi MBPEU, në takim u dakordua që çmimi i grumbullimit të qumështit të papërpunuar do të jetë stabil, si dhe që nuk do të ketë qumësht të pambledhur nga ana e qumështoreve. “Do të përforcohen kontrollet në treg me fokus në sigurinë dhe cilësinë e qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe në…

Lexo më Shumë

Pacientë të sëmurë nga kanceri kërkojnë qasje të personalizuar në mjekim, por për këtë thonë, nevojiten institucione që do ta mbështesin këtë. Me rastin e Ditës botërore të luftës kundër kancerit, ata me mesazh se çdo ditë përballen me probleme të mungesës së terapisë inovative deir në mungesë të kujdesit paliativ. “Edhe pse çdo pacient ka rrëfim të vetin, rrugë të vetën të mjekimit, jetë të veten, familje dhe gjithë atë që përfshihet në gjithë procesin, nevojiten institucvione që do ta mbështesin këtë, gjegjësisht do ta realizojnë mjekimin në drejtimin, në të cilin ka më shumë nevojë. Mungojnë shumë gjëra…

Lexo më Shumë

Qeveria njoftoi se 61 kompani kanë marrë licencë për kultivimin e marihuanës për qëllime mjekësore pasi një mundësi e tillë u lejua në vitin 2017. Siç sqarojnë nga atje, nga 27 dhjetori i vitit 2017 kur dhe ka hyrë në fuqi ligji për kontrollin e drogave narkotike dhe substancave psikotrope deri më 3 shkurt 2026, Qeveria ka marrë vendime për dhënien e lejeve për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për 61 persona juridikë. Nga Qeveria sqarojnë se aktualisht ka 43 persona juridikë që kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore, 14 kompanive u është marrë licenca, ndërsa në procedurë është edhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri, Bekim Sali, thotë se vendi ka përkrahje maksimale nga Bashkimi Europian për Integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai madje tha se edhe VMRO-DPMNE është e gatshme dhe ka vullnet për ti bërë ndryshimet kushtetuese, por ka nevojë për sqarim dhe garanci. BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR “Edhe nga partneri i koalicionit ka vullnet për ndryshimet kushtetuese, mirëpo ka një nevojë për sqarim dhe për një garancë të tipit të përfundimit të kushtëzimeve ndaj shtetit, lidhur me integrimin e europian. Gjithçka çka thuhet jashta kësaj, është zgjerim i temës”. Si ministri për Çështje Europiane, Sali tha se janë duke punuar…

Lexo më Shumë

“Vendimi i ministrisë së drejtësisë e udhëhequr nga zotëri Igor Fillkov për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës ekskluzivisht në gjuhën maqedonase përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqipëtarëve dhe krijon një pengesë të drejtëpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor”, kështu tha Rina Ajdari nga Bashkimi Demokratik për Integrim në lidhje me peticionin e studentëve shqiptar për provim të jurisorudencës në gjuhën shqipe. Ajdari thotë se ky peticion në vend që trajtohej si përgjegjësi institucionale e kuvendit u përcoll nga kryetari i kuvendit…

Lexo më Shumë

Më shumë se dy të tretat e njerëzve që jetojnë në familje në BE posedojnë shtëpinë e tyre, përkundrejt 32% që jetojnë në banesa me qira. Në Maqedoni rreth 87% jetojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa 12,9% me qira, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2024, më shumë se dy të tretat e popullsisë që jeton në familje në BE kishin në pronësi shtëpinë e tyre, që është pak më pak krahasuar me 69% në vitin 2023. Pjesa tjetër prej 32% jetonte në banesa me qira, që paraqet rritje nga 31% në vitin paraprak.…

Lexo më Shumë

Ndërsa Kuvendi pritet të miratojë Aministinë Penale të propozuar nga qeveria, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka konstuar shkelje dhe problematika në atë të bërë në vitin 2024. Sipas ILD-së, nga të dhënat e administruara pranë gjykatave, prokurorive dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe nga informacionet e publikuara në media, rezulton se ligji i amnistisë nuk është zbatuar në mënyrë të njëtrajtshme dhe efektive, duke cenuar të drejtat e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Më konkretisht, sipas ILD, nga verifikimi u evidentua konfuzion në interpretimin e ligjit, mosnxjerrje në kohë të urdhrave të ekzekutimit, vonesa në përcjelljen…

Lexo më Shumë

Ministri i Çështjeve Evropiane dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe. Ai shtoi se ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi. “Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20…

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut që ranë sot kanë shkaktuar sërish probleme në Durrës, ku disa akse rrugore janë përmbytur. Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ka ironizuar, duke bërë një postim në Facebook, për të treguar që asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet. “Ranë disa pika shiu aty, dhe unë sërish u ndjeva në hall. Mendja më rri prapë aty… sa shtëpi do jenë sërish në hall”, shkruan Hysaj në rrjetet sociale, duke publikuar edhe pamjet.

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton se sot, më 6 shkurt 2026, filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin janar të këtij viti. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile. Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave. MARKETING

Lexo më Shumë