Familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçare nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë, kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj partnerit të saj, Eraldo Fizi. Sipas familjarëve, viktima kishte shenja dhune në trup. Ata akuzojnë Fizin për dhunë në familje dhe për shkaktimin e vetëvrasjes së Xhuanës. Policia e ka shpallur Fizin në kërkim, por deri tani ai nuk është gjetur. Hetimet për këtë rast vazhdojnë nga organet e rendit.
Author: almakos
Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para Prokurorisë së Posaçme. “Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve”, tha një qytetar, duke hedhur akuza ndaj atyre që duan të ndërtojnë në pronat e tyre. Ata kanë kërkuar takim me zyrtarë të SPAK, ndërsa në drejtim të godinës së Prokurorisë së Posaçme kanë hedhur edhe vezë. “Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty”, tha një prej banorëve. Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me…
Që nga momenti i miratimit të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, deri në pagesat e fundit të realizuara, drejt fermerëve janë paguar rreth 20 milionë euro, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Top Tema”. Ai theksoi se gjatë periudhës së kaluar Ministria ka mbajtur një sërë takimesh me shumicën e shoqatave të fermerëve, me qëllim krijimin e masave në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. “Takimi i parë u mbajt para miratimit të Programit për mbështetje financiare, ku u diskutua për propozime, ide dhe sugjerime nga…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pustenik të Hanit të Elezit, ku dy shtëpi janë bërë objekt i vjedhjes së pasurisë së çmuar, përfshirë ari dhe armë gjuetie. Si është e mundur që një krim i tillë të ndodhë në një zonë kaq të qetë? Policia lokale ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e dy viktimave, duke realizuar vjedhje të rëndë. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në këtë komunitet. Ngjarja e parë është raportuar më 10 mars 2026, në orën 19:40, ku viktima, një mashkull kosovar, ka denoncuar…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i jugut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 14 deri në 20 gradë. Në Shkup parashihet mot me diell dhe me vranësira të lehta lokale, me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius. Sipas parashikimeve meteorologjike,…
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme (10 mars) në qytetin e Bulqizës ka përfunduar me tre persona të plagosur, ndërsa policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar. Sipas informacionit paraprak, pas një konflikti të çastit janë përfshirë në një përplasje fizike tre persona, të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë për sqarimin e rrethanave. Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali në qytet, janë mbledhur familjarët e personave të shoqëruar në komisariat. Në këtë moment ka ndodhur një tjetër konflikt fizik mes shtetasve J. C.…
Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Ata janë nisur nga Dubai me një fluturim të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në avion ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e tyre kishte edhe shtetas nga Serbia, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Shqipëria, si dhe nga Gjermania, Armenia dhe Mali i Zi. Sipas njoftimeve zyrtare, fluturimi është realizuar sipas një plani të përgatitur më herët dhe të gjitha shpenzimet…
Sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543 denarë, për 243 përfitues, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetje të vazhdueshme për bujqit dhe për zhvillimin e prodhimit bujqësor.
Mos prezenca e deputetëve në seancë, në ditën kur do të votohej për president të vendit, ka përfunduar në Kushtetuese me kërkesë të kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Por, kjo po vlerësohet si jo e drejtë, pasi po thuhet se asgjë s’mund t’i detyrojë ligjvënësit të qëndrojnë në sallë. Kërkesa për këtë detyrim vlerësohet se i jep veto Listës Serbe në të ardhmen që të bllokojë secilin proces, teksa mungesat e deputetëve sanksionohen sipas Rregullores së Kuvendit. Gjithçka nga kjo temë e gjeni në kronikën në vijim:/KlanKosova/ [embedded content]
Dritan Dajti është një tjetër personazh i njohur i krimit i cili provoi me sukses në vitin 2003, të arratisej nga dhoma e izolimit në Gjykatën e Tiranës. Pikërisht në ditëlindjen e tij të 32-të, duke i bërë një dhuratë të çmuar vetes, lirinë. Emisioni “Në Shënjestër”, solli këtë të martë, detaje nga arratisja e bujshme e Dritan Dajtit, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ku ai ishte në proces gjykimi për disa vepra penale, midis tyre edhe një vrasje. Pikërisht nga aty ku do të arratisej më 17 Nëntor 2003. Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’,…
Emisioni “Në Shënjestër” publikoi gjatë kësaj të marte, një material mbi tentativën e arratisjes së shkurtit të 2005 nga “Gaxhai”, sic njihet ndryshe Gazmend Braka, një nga të fortët e Vlorës. Në oborrin e burgut ‘302’, disa punonjës të sigurisë së institucionit sapo kanë dalë nga një mbledhje rutinë. Por teksa qëndrojnë në pritje të kolegëve të tyre, papritur poshtë këmbëve të tyre duket sikur tabani i tokës u përpi papritur nga një fuqi anormale. Ajo që menduan në fillim ishte se kishin të bënin me një çarje të tokës, të ardhur nga tronditjet që kishte shkaktuar gjatë ditës një…
Në organizatën kriminale të drejtuar nga Inez Hajrulla, bënin pjesë dhe dy efektivë të policisë. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e SPAK, ku flitet për njërin prej tyre Rezart Kuçi, i cili vazhdonte të kryente detyrën e tij në Policinë e Shtetit. Kuçi, gjatë kohës që kishte porositur ngarkesën e tij me drogë kishte qenë shef i hetimit të krimeve në Vlorë dhe kishte në posedim edhe mjete lundruese. Ish-efektivi i policisë ishte porositës dhe posedues i 400 kg kokainë të trafikuara nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020, por…

