Në periudhën nga 10.11 deri më 13.11 të këtij viti si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik që janë realizuar nga policia nga sektorët për punë të brendshme, në vend janë shqiptuar 1.518 masa kundërvajtëse, 498 shkelje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë. Nga MPB thonë se gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 11 persona, tetë prej të cilëve për vozitje nën ndikimin e alkoolit, tre për tejkalim të shpejtësisë. Për më tepër, sipas rishikimit statistikor të aktiviteteve policore, gjatë fundjavës së kaluar, u regjistruan 942 shkelje për parkim të papërshtatshëm, u vendosën 290 masa ndaj shoferëve që drejtonin…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste nuk do të ndërmarrë më iniciativa për të shkarkuar Erion Veliaj, nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës. “Nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi…
Burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar një situatë të rëndë sociale në zonë. Sipas burimeve pranë institucionit, rreth 70% e personelit kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë mundur të përballojnë transferimet në qytete të tjera, ndërsa 30% vijojnë punën vetëm për një periudhë tranzitore prej rreth tre muajsh. Mbyllja e institucionit ka goditur ndjeshëm Tepelenën, pasi afro 100 punonjës kanë mbetur pa punë në një zonë ku mundësitë e punësimit janë të kufizuara. Situata shihet nga banorët si një “goditje e dyfishtë”, veçanërisht për familjet që për vite të tëra janë mbështetur ekonomikisht tek paga e…
Analiza e ADN-së së Adolf Hitlerit ka zbuluar informacione tronditëse që hedhin dritë mbi jetën e tij personale dhe origjinën gjenetike. A është e mundur që një nga figurat më të errëta të historisë të kishte një çrregullim seksual që ndikon në organet gjenitale? Kjo është një nga pyetjet që lind nga rezultatet e reja të analizës së ADN-së, e cila sugjeron se ai kishte sindromën Kallmann. Një dokumentar i ri, “ADN-ja e Hitlerit: Plani i një diktatori”, do të shfaqet premierë në Britaninë e Madhe dhe do të zbulojë detaje të rëndësishme mbi përbërjen gjenetike të Hitlerit. Ky film…
Babai i Ervin Matës, Luan Mata ka dëshmuar në procesin në GJKKO ndaj Plaurent Devishaj dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojit, ku u vra shoferi i tij Andi Maloku. Në hotelin në pronësi të tij ka shpërthyer një sasi tritoli në vitin 2020. Luan Mata: Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam Hotel Viktoria dhe Viktoria Construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda në hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam dy fëmije. Nuk kam dijeni kush e ka ma ka…
Nga 19 rastet e analizuara deri më tani, 10 pacientë u gjetën se kishin kryer ndërhyrje të panevojshme vaskulare ose ishin referuar pa nevojë për ndërhyrje të tilla, ka përcaktuar Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, i cili u formua nga Ministria e Shëndetësisë pas akuzave të kirurgut kardiologjik Sashko Kedev se pacientët në Maqedoni po i nënshtroheshin ndërhyrjeve të panevojshme kirurgjikale për qëllime fitimi, raporton SHENJA. Nga 25 raportet e rasteve të dyshimta të marra nga qytetarët dhe institucionet mjekësore, Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjikale deri më tani ka analizuar 19, dhe analizat po…
Ylli Zalla, 48-vjeçari i shpallur në kërkim pasi iu gjet në banesë një arsenal me armë, mjete shpërthyese e municion rezulton me precedentë penalë. Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Gjithashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS. Ylli Zalla ndërkohë mësohet se ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos, ngjarje e ndodhur disa vite më parë. Vijon…
Dalin pamjet nga arsenali i municioneve dhe armëve që u gjet sot në një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë. [embedded content] Dyshohet se pronari banesës ku u gjet municioni i armëve të ketë lidhje me qitësit e atentatit mafioz të ndodhur 3 ditë më parë në Rinas ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa i plagosur mbeti punonjësi i AMP-së, Muçi Sheqeri. Ylli Zalla Njoftimi i policisë Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni,…
Gjykata e lartë rrezoi Arbër Veliajn vëllain e Erjon Veliaj i cili bëri rekurs duke u ankuar për vendimin e kontrollit të banesës i kryer nga SPAK gjatë 2024. Vendimi u dha në dhomë këshillimi nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, zhvilluan kontrolle në banesën dhe zyrën e Arbër Veliajt në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 108.5 lekë dhe do shitet me 109 lekë.
21:55 | 13 Nëntor 2025E.HNjë orë xhepi prej ari 18 karatësh, që i përkiste njërit prej pasagjerëve më të pasur të anijes Titanik, Isidor Straus, pritet të shitet për 1 milion paund në një ankand të veçantë në Britani. Straus, bashkëpronar i dyqanit të famshëm Macy’s në Nju Jork, humbi jetën së bashku me bashkëshorten e tij, Ida, kur Titaniku u mbyt më 14 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Southampton drejt Nju Jorkut. Trupi i tij u gjet disa ditë pas tragjedisë dhe midis sendeve personale u zbulua ora e markës Jules Jurgensen, e ndalur…
Dërgesat nga platformat si Temu dhe AliExpress me vlerë deri në 22 euro do të përfshihen tashmë në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Me ndryshimet e reja ligjore, hiqet përjashtimi që deri tani lejonte importin pa TVSH të dërgesave të vogla për konsumatorët vendas. Sipas rregullave të reja, përjashtim nga TVSH-ja do të ketë vetëm për pako jo-komerciale, të dërguara nga një person fizik te një tjetër, me vlerë që nuk kalon 22 euro. Ky përjashtim nuk zbatohet për produkte si alkooli, parfumeria apo duhani.Po ashtu, udhëtarët që sjellin sende personale ose mallra me vlerë të ulët…

