Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Më 14 gusht (e enjte), do të jepet provimi i dytë ekstern opsional nga provimi i maturës shtetërore në sesionin e provimeve të gushtit. Sot do të zhvillohet testimi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, dhe dy ditë më vonë (14 gusht) do të zhvillohet provimi zgjedhor ekstern (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë). Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), gjithsej 1.118…
Author: almakos
Botuesi i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar pas sulmit brutal ndaj mediave, News24, Balkanweb, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare, të cilin e ka quajtur si akt të paprecedentë dhe të paligjshëm të ndërmarrë ndaj këtij grupi mediatik. Zoti Hysenbelliu shprehet se pa asnjë paralajmërim apo urdhër gjykate, forcat e policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen e televizionit dhe ndërprerën sinjalin e transmetimit të News24, ndërkohë që gazetarët u dëbuan forcërisht nga redaksitë e tyre. “Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal që përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të…
Nga Ardian Bushi Autori i emisionit Vetting Një mëngjes ndryshe Sot, për herë të parë në jetën time profesionale, shkova në punë pa asnjë mjet pune. As stilolaps. As çantë. As bllok. As tavolinën ku kisha kaluar net të tëra pune. As karrigen, kompjuterin, dosjet, kamerat e gjithçka që më duhej për të bërë gazetari u zhduk në një ditë. Por një gjë nuk mundën të ma grabisin: forcën për t’i shërbyer vendit tim dhe qytetarëve që kanë humbur shpresën, betimin tim për të vazhduar për të luftuar e për të denocuar ata që po “vrasin” gazetarët, që na vjedhin…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka rikujtuar ngjarjet e Lubotenit, ku në mënyrë mizore u vranë 10 civlë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjeçar.Ahmeti shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor.“Luboteni, 12 gusht 2001, një ditë që nuk shuhet kurrë nga kujtesa jonë kombëtare. Forcat paramilitare vranë mizorisht 10 civilë shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 6 vjeç.Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Epilogu i saj është vula e luftës…
Bordi Drejtues i “Focus Media Group” ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare pas bastisjes së zyrave të News24 dhe Panorama TV. Në reagimin zyrtar Bordi Drejtues shprehet se po kryet një sulm i rëndë ndaj lirisë së medias. Forcat ushtarake pushtuan ambientet e News24, Balkanweb, Gazetës Shqiptare, Radio Rash, Gazetës Panorama, Panorama Sport pa një urdhër gjykate dhe pa një përmbarues. “Gazetarët u dëbuan me forcë” shprehet Bordi Drejtues dhe “sinjali i transmetimit të News24 u fik, pasi u shkëput energjia elektrike”. “Ky nuk është zbatim i ligjit, kjo është diktaturë në veprim. Përdorimi i ushtrisë kundër popullit…
Temperaturat e larta po i japin një sfidë të re shëndetit publik, sidomos për ata që punojnë në ambiente të hapura. Si mund të mbrohemi nga vapë e fortë? Kjo është një pyetje e rëndësishme që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka adresuar së fundmi. Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar se e marta do të sjellë një mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 35°C, duke krijuar kushte të favorshme për vapë të fortë. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5…
Nga Erl Murati Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vjen RAI apo BBC ka një konflikt pronësor me një ent publik, mbi tokën ku janë vendosur disa antena transmetimi. Imagjinoni sikur befas, një ditë policia italiane apo britanike, me sharra elektrike në duar, të sharrojnë antenat e transmetimit duke fikur përfundimisht sinjalin e RAI-t apo të BBC-së, duke pretenduar mungesë pronësie mbi truallin ku janë vendosur këto antena. E mora këtë shembull analogjik, për të shpjeguar në termat e standardit europian, operacionin alogjik që po ndodh mbi trupin e News 24, Balkanweb, Panorama dhe…
Një aksident i rëndë komunikacioni, i ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15 në Rrugën Nacionale Pejë–Prishtinë, në Komoran, ka marrë jetën e Mirvedete Sukës, 62-vjeçare. Në përplasjen zinxhir, ku u përfshinë gjashtë automjete, përveç viktimës që humbi jetën në vend, edhe persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, Sipas të dhënave të para, aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, duke shkaktuar përplasje të njëpasnjëshme në qendër të Komoranit. Njësitë policore dhe ato të hetimeve dolën menjëherë në vendngjarje, së bashku me Prokurorin Kujdestar, kompaninë për mirëmbajtjen e autostradës dhe ekipet për tërheqjen e automjeteve. Me…
Gazetari dhe spikeri Klevin Muka ka ironizuar plaçkitjen e News24 nga kompania KAYO, agresion ndaj medias që u drejtuan nga Ardiu Veliu. https://www.youtube.com/live/K-3Hngif4hc?si=CWRWcJFOs__WXpZC Postimi i plotë: O Ardi Veliu, Në dollapin nr.3 kam 6-7 xhaketa dhe ca kollare të bukura, gjynaf me mi hedh. Kompjuterin mbaje se jam i sigurt që s’di ta përdorësh, ta hapësh jo e jo. Të pres të mi sjellësh te busti “Selam Musait” për 30 minuta. Escobari i Shkozës, Klevin Muka!
Deputetja e Partisë Demokratike si dhe Zëvendëspresidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane (EPP Women), Albana Vokshi, ka reaguar pas bastisjes që po i bëhet natën vonë News24, ku po merren sendet personale të gazetarëve. Vokshi ngren pyetjen për faktorin ndërkombëtar: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet për mbrojtjen e medias së lirë, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së gazetarëve? Reagimi i Albana Vokshit: [embedded content] E paprecedent! E papranueshme! As nata nuk i ka ndalur… Pas uzurpimit me polici e me ushtri të ambienteve të 4 mediave të Focus Group, po hapen dhunshëm zyrat,…
Kryetari aktual i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, përmes një statusi në facebook, ka konfirmuar kandidaturën e tij për mandatin e dytë për kryetar të komunës së Bogovinës. Postimi i plotë i kandidatit për kryetar komune të Bogovinës nga Besëlidhja AKI, Besnik Emshiu: Të dashur bashkëqytetar, të nderuara struktura të Degës së BDI-së në Bogovinë, të respektuar anëtarë të Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, I nderuar kryetar z. Ali Ahmeti,I nderuar sekretar i përgjithshëm z. Faton Ahmeti,Të nderuar bashkëpunëtorë, aktivistë dhe miq të dashur, Sot, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe përulësie, ju drejtohem të gjithëve nga…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetim të thelluar për të zbuluar nëse ndonjë pjesëtar i Policisë së Kosovës ka dështuar në detyrë ose ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Ky rast ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pyetje të mëdha mbi integritetin e forcave të rendit. IPK ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të ruajtur integritetin e hetimit dhe për të parandaluar çdo ndikim mbi dëshmitarët dhe provat. Suspensioni përfshin një rreshter policor dhe një hetues nga…

