Me një votë kundpr dhe një abstenim, është miratuar ribalanci i Buxhetit të Shkupit – janë siguruar fondet për bulevarde, parqe, investime të rritura kapitale, informoi pasdite kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjivski. Në seancën e sotme të Këshilli i Qytetit të Shkupit, thotë ai është votuar ribalanci për rikuperimi e qytetit dhe ndërmarrjet publike, ribalanci i cili do të mundësojë paga për të punësuarit, por edhe me të cilin shkurtohen shpenzimet joproduktive. “Dua t’i falënderoj të gjithë këshilltarët për mbështetjen dhe konstruktivitetin e tyre. Po fillojmë me konsolidimin. Ky ribalancim do të thotë një ndryshim serioz me të…
Author: almakos
Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat kryesore të Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka njoftuar se po tërhiqet nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet brenda partisë. Ai e ka bërë publik vendimin me një deklaratë ku shpjegon arsyet dhe falënderon bashkëpunëtorët e tij. Lloga thotë se vendimi ka qenë i vështirë, pasi ka kaluar më shumë se dhjetë vite në politikë me shumë përkushtim dhe sfida. Ai falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kërkon ndjesë nëse ndokush është ndier i lënduar gjatë debateve politike. Në deklaratë, ai kujton edhe rrënjët e tij familjare dhe…
Një italian 27-vjeçar, i identifikuar si Leonardo Fiorini, vdiq pasi ra nga një motel “B&B” (Bed and Breakfast-Mëngjes dhe shtrat), në katin e tretë në ‘Via di San Calepodio’, në lagjen Monteverde të Romës. Incidenti ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme, më 13 nëntor. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan 25-vjeçarin Davis Stojanovic, një italo-shqiptar, i cili ndodhej në dhomën e viktimës. Ai akuzohet si i dyshuar për vrasje. Sipas rindërtimeve fillestare, të dy po grindeshin pak para se 27-vjeçari, gjysmë i zhveshur, të binte nga ballkoni. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të…
Vazhdojnë përplasjet deklarative ndërmjet kryeministrit, Hristijan Mickoskit dhe kryeprokurit, Ljupço Kocevski, ku fjala drejtësi kthehet në betejë mes dy organeve. Mickoski tha se nuk do t’i komentojë vlerësimet e gjyqtarëve, por do t’i lërë qytetarët të thonë nëse janë të kënaqur me drejtësinë në vend. Ai tha se gjyqësori kërkon buxhet të pavarur, por duhet të jenë të vetëdijshëm se kur ta marrë atë pavarësi financiare, ata do të mbajnë përgjegjësi për çdo denar të shpenzuar nga qytetarët. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR “Gjithçka do ta marrin në muajt e ardhshëm, por vetëm një gjë do të kërkoj – përgjegjësi. Çdo denar…
Kryeprokurori Publik Ljupço Kocevski iu drejtua sot Kuvendit, në fillim të debatit mbi propozimin e ri të buxhetit për vitin 2026 të ardhshëm. Kocevski tha se nuk e kishte ndërmend t’u fliste fare deputetëve pasi i ka kërkesat e njëjta sikur vitin e kaluar, por tha se, ato nuk janë marrë parasysh. “Personalisht mendova shumë nëse duhet t’ju drejtohem përsëri nga kjo foltore me të njëjtat kërkesa si vitin e kaluar. Për më tepër, të njëjtat kërkesa që ne nxjerrim në pah çdo vit u konfirmuan nga Bashkimi Evropian vetëm pak ditë më parë në raportin e tij të fundit…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga SPAK ndaj deputetit të Partisë Demokratike dhe ish-prokurorit Arjan Ndoja. Sipas GJKKO, Ndoja dyshohet për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë”. Gjyqtari Erjon Çela ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës së Prokurorisë së Tiranës, e cila synonte pushimin e çështjes dhe ka vendosur kthimin e akteve pranë SPAK-ut, si prokuroria kompetente që do të vijojë hetimet për deputetin Ndoja. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për…
E motra 36-vjeçarit Andon Janaqi, i cili vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli, ngjarje e ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës (13 Nëntor), ka treguar bisedën e fundit me të vëllain. “Më tha që mirë jam po dal një xhiro se jam shumë i stresuar”, u shpreh ajo, duke shtuar se “kishte si ankth, trembje”. Motra e autorit u shpreh se e mori vesh sot lajmin për ngjarjen tragjike. “Sot e mora vesh, më erdhën më thanë vdiq vëllai të bëheni të fortë, kaq më thanë mua”, tha ajo. Motra e Andonit: Unë dua që vëllain…
Nëna e Andon Janqit, 36-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij me armë zjarri në Francë dhe më pas i dha fund jetës ka folur për News24. E tronditur nga ngjarja, ajo kërkoi ndihmë për të marrë trupin e djalit në Shqipëri. “Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba”, tha ajo. Floresha Janaqi: Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rue Général-Paulet të Francës ku 36-vjeçari Andon Janaqi vrau me pushkë gjuetie bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren Anjeza Zeneli. “Më mori nusja e djalit në telefon në orën 8:45 dhe më tha ‘Ngushëllime, kështu, kështu Andoni ka vrarë veten dhe nusen e tij’. Flisja shpeshherë me djalin dhe i thosha ‘Me mamin rregullojini gjërat, keni dy fëmijë’. Kishin mosmarrëveshje bashkë. Pastaj nuk e di çfarë u bë, kur mora vesh që bëri vrasje dhe vrau veten, ngaqë e donte shumë. Kishte dashuri, çmenduri për të sepse kishte fëmijët në mes, dy djem. Kishte rreth katër vjet…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dalë me reagim në lidhje me pyetjet dhe kërkesat për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në katër komunat ku nuk kishte census më 19 tetor. Gashi në një njoftim për media thotë se procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqet nga preferencat individuale dhe se ai vepron në përputhje me afatet ligjore dhe Kodin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në lidhje me gjitha kërkesat dhe pyetjet për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë, informojmë opinionin se Kryetari i Kuvendit…
Diabeti mbetet një nga sëmundjet kronike me rritjen më të shpejtë të shekullit të 21-të, sipas Botimit të Njëmbëdhjetë të IDF Diabetes Atlas (2025). Sipas të dhënave, në vitin 2024, rreth 589 milionë të rritur jetonin me diabet në nivel global, që përfaqëson 11.1 për qind të popullsisë botërore të moshës 20 deri në 79 vjeç. Në Maqedoni, rreth 141 mijë njerëz jetojnë me diabet, që është 8.9 për qind e të rriturve, ose afërsisht çdo i njëmbëdhjeti qytetar i asaj moshe. Atlasi tregon se rreth 43% e të rriturve me diabet në botë nuk janë të diagnostikuar. Kjo nënkupton…
Marrëdhënia mes dy figurave të njohura shqiptare, Ahmet Zogu dhe Fan Noli, është një histori e mbushur me ngjarje të rëndësishme dhe dinamika komplekse. Si dy liderë të rëndësishëm të politikës shqiptare, ata filluan me një miqësi të fortë, por rrugët e tyre do të ndaheshin për shkak të ambicieve politike dhe rrethanave historike. Një pyetje që ngrihet shpesh është: si dy individë që ndanë një fillim të ngjashëm në politikë, përfunduan në anë të kundërta të spektrit politik? Njohja e tyre filloi në vitin 1921, kur Noli u kthye nga Gjeneva për të përfaqësuar Vatrën e Amerikës si deputet.…

