Author: almakos

Trafiku hekurudhor në vend është normalizuar, pasi Sindikata e Makinistëve të Maqedonisë ndërpreu bojkotin pas negociatave që u zhvilluan mbrëmë me drejtuesit e Transportit Hekurudhor të Maqedonisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Transportit. “Ne zhvilluam negociata që dhanë rezultat, disa nga kërkesat u përmbushën dhe kolegët vendosën që, për të mos shkaktuar shpenzime shtesë, të ndërpritet bojkotimi për momentin. Trafiku u normalizua në orën 01:30 të natës. Treni i parë për Kumanovë nise në 04:57,” deklaroi Toni Dimovski, kryetar i Sindikatës së Makinistëve të Maqedonisë dhe përfaqësues i personelit teknik dhe ekzekutiv në Hekurudha e Maqedonisë së Veriut Transport SHA…

Lexo më Shumë

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e Qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, por këtë vendim Këshilli i Ministrave e çoi në Kushtetuese. Tashmë i takon mbledhjes së gjyqtarëve të Kushtetueses të cilët do të vendosin nëse do të pezullojne vendimin e GJKKO, apo ta ta lene ate ne fuqi. Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën. Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 mijë shkelje të rregullave në trafik nga sistemi “Safe City”, raporton SHENJA. Ministri tha se ky është një numër katastrofal  ndërsa ka të bëj vetëm me qytetin e Shkupit. “Nëse më kujtohet mirë  rreth 1000 shkelje kanë të bëjnë me mos regjistrimin e makinave, numër katastrofal. Diku 5000 mijë shkelje mendojë se ishin për kalim në të kuqe-numër katastrofal… por më e tmerrshmja është se mbi 90% nga numri i shkeljeve është tejkalimi i shpejtësisë”, tha ministri Toshkovski. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, krim i ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes. Sipas burimeve edhe incidentet e fundit mes viktimës dhe ortakut të tij, 32-vjeçari Xhino Ago, kanë pasur si shkak këtë çështje. Zbardhja e vrasjes Blutë e Elbasanit sqarojnë se pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, të cilët me pas u vune edhe ne pranga. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, u arrestuan shtetasit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, si…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme është furnizuar me një gjeneratë të re automjetesh të specializuara për matjen mobile të shpejtësisë. Modelet moderne “Ford” janë të pajisura me radarë të integruar, kamera me rezolucion të lartë dhe softuer të avancuar për lokalizimin dhe dokumentimin e menjëhershëm të kundërvajtjeve në trafik.Automjetet do të patrullojnë në të gjithë territorin e vendit, duke regjistruar tejkalimin e shpejtësisë në zona urbane, rrugë rajonale dhe në autostrada.Nga MPB-ja ende nuk zbulojnë se kur sistemi do të vihet plotësisht në funksion, si dhe nëse shkelësit e rregullave do të ndalen në vendngjarje apo gjobat do t’u dërgohen…

Lexo më Shumë

Banorët e Kodër Babrrusë kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së armëve në këtë zonë nga Kompania KAYO, që drejtohet nga Ardi Veliu. “Ja ku është shtëpia, 10 metra. Ku do bësh prodhim armësh këtu. Ligji thotë 1500 metra larg këtyre. Po shteti pse na dha leje, sepse këtu janë me certifikatë. Kjo është padrejtësi. Këta janë më keq se Enver Hoxha. Këta marrin pronën tonë dhe ja japin Ardi Veliut. Veliu është në shqyrtim në SPAK dhe ja japin këtij. Enver Hoxha të paktën ndërtoi fabrika dhe uzina për të gjithë popullin”, tha banori i…

Lexo më Shumë

Belinda Balluku, e cila është nën hetim për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe, ka ankimuar vendimin e GJKKO-së që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës. Belinda Balluku ka ankimuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme masat e sigurisë të caktuara ndaj saj. Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimimin e qeverisë për pezullimin e saj nga detyra. Gjykata e Posaçme gjithashtu i sekuestroi pasaportën, duke i ndaluar të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.Fjala e Veliajt E nderuara zonja Gjyqtare, Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për “360 gradë”, deklaroi qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshime në statutin e partisë që do t’i mundësonin një mandat të katërt në krye të partisë. Ai theksoi se me shembull personal duhet treguar se çdo funksion ka fundin e vet. Kjo do të thotë se mandati i tij i ardhshëm, nëse rizgjidhet në kongresin në Kavadar, do të jetë i fundit si lider i VMRO-DPMNE-së. Përveç vendimit për drejtimin e partisë, Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk do të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029.…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës, i cili u qëllua me plumb në kokë. Burime për gazetaren Xhensila Kodra, raportojnë se janë arrestuar ish-ortaku i bizmesmenit dhe roja i karburantit. Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.

Lexo më Shumë

Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. Gjithashtu, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit. Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes. Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është…

Lexo më Shumë

Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht. Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar ditën e djeshme, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.…

Lexo më Shumë