Author: almakos

Shiu që ra para orës shtatë të mëngjesit të sotëm dhe zgjati pak më shumë se dy orë në zonën e vendit të gjuetisë “Jasen” ndihmoi në shuarjen e zjarrit që ka vazhduar për më shumë se dhjetë ditë, njoftoi sot Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh). “Por pavarësisht sasisë më të madhe të shiut, tymi ende mund të shihet në disa vende përgjatë vijës së zjarrit, prandaj pas largimit të mjegullës dhe tymit, do të vazhdojmë me operacione këmbësorie në pikat e nxehta që tregojnë shenja djegieje. Ky terren do të kontrollohet edhe me dronë me kamera termike. Ekipet…

Lexo më Shumë

NGA BEN BLUSHI Ballkani ka vetëm republika parlamentare, por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një Republikë Fshatare dhe kjo është një nga arsyet pse serbët nuk u konvertuan në Islam. Gjatë pushtimit osman shumica e fshatarëve serbë ishin mbarështruesit kryesorë të derrave në Europë dhe nëse do konvertoheshin duhet të linin punën sepse Kurani e ndalon mishin e derrit. Nuk e njoh serbishten, por besoj se ky popull ka më pak arsye se çdo popull të shajë popujt e tjerë o derr, sepse ata kanë fituar…

Lexo më Shumë

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Policinë e Korçës, zhvilluan pasditen e sotme një aksion të befasishëm në qendër të qytetit, duke çuar në ndalimin e një shtetasi, i cili dyshohet se ishte i shpallur në kërkim. Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur një automjet tip “Audi” ndalohet nga policia, një person nxirret nga makina dhe vihet në pranga nga uniformat blu. Burime paraprake bëjnë me dije se ndalimi është rezultat i një operacioni të mirëorganizuar, ndërsa identiteti i personit të arrestuar ende nuk është bërë publik. Gjithashtu, raportohet se janë shoqëruar edhe persona të…

Lexo më Shumë

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas një konflikti të çastit pranë banesës së tij. Bëhet fjalë për Inspektorin Enis Keta, i cili akuzohet për “Kanosje” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Sipas njoftimit zyrtar, Keta ka kanosur me armën e shërbimit një të afërm të tij, shtetasin me inicialet I.K., gjatë një debati për motive të dobëta. Ngjarja është dokumentuar nga AMP dhe zyrtari i Gardës u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në…

Lexo më Shumë

Përdoruesit e Google Docs tani kanë mundësinë të transformojnë dokumentet e tyre në audio, duke sjellë një revolucion në mënyrën se si ne i qasemi përmbajtjeve të shkruara. Kjo veçori e re, e njohur si Gemini, është rezultat i avancimeve në inteligjencën artificiale dhe ofron një mënyrë të re për të përjetuar informacionin. Përdoruesit mund të përshtatin zërin dhe shpejtësinë e riprodhimit, duke krijuar një përvojë të personalizuar dhe tërheqëse për dëgjuesit. Google ka theksuar se ky funksion nuk është i kufizuar vetëm për autorët e dokumenteve. Lexuesit gjithashtu mund të aksesojnë versionin audio të dokumenteve të shpërndara, duke përdorur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e një procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale të vazhdueshme – Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve në përputhje me nenin 193-a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal. “I dyshuari, tani 27 vjeç, për një periudhë të caktuar kohore ka siguruar dhe poseduar fotografi dhe video të pornografisë së fëmijëve që i ka ruajtur në telefonin e tij celular dhe tablet. Ai i ka siguruar materialet në formën e fotografive dhe videove që…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon koalicionin VLEN se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve. Nga ASh thonë se në zgjedhjet e vitit 2024, VLEN u paraqit para qytetarëve me një listë premtimesh madhore për infrastrukturën kombëtare, por sot, në përfundim të pjesës së parë të mandatit qeverisës – shqiptarët ballafaqohen me zero realizim. “Çfarë premtoi VLEN për infrastrukturën rrugore? Ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren brenda dy viteve. Rregullimin e rrugës dhe hapjen e kalimit kufitar Llojan (Likovë) – Miratoc (Preshevë). Ndërtimin e rrugës Dibër–Peshkopi. Krijimin e një Porti të Thatë në Strugë. Rrjet hekurudhor modern Shkup–Prishtinë…

Lexo më Shumë

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për herë të dytë brenda kësaj jave. Kujtojmë se Arbër Veliaj u paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe ditën e djeshme, 21 gusht, ku qëndroi për më shumë se pesë orë. Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ndërsa në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”. “Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj një ditë më parë…

Lexo më Shumë

VLEN thotë se me projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor  te Sheshi “Skënderbeu”, më në fund do t’i jepet zgjidhje problemit shumëvjeçar të mungesës së hapësirave për parkim në Çair dhe rrethinën e Çarshisë së Vjetër. “Ky është një investim që u shërben drejtpërdrejt qytetarëve, bizneseve dhe ofertës turistike të këtij rajoni unik të Shkupit. Ky investim do të dyfishojë volumin e punës në Çarshinë e Vjetër”, në nga VLEN. Kumtesa e plotë: Projekti parasheh parking sipas standardeve bashkëkohore me kapacitet për qindra automjete, çka do të çlirojë hapësira publike dhe do të krijojë rregull në komunikacion. Investimi, i vlerësuar…

Lexo më Shumë

Kosova po përballet me një situatë alarmante në trafikun rrugor, ku brenda vetëm pesë ditëve kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve. Aksidentet e fundit kanë tronditur qytetarët, duke i rikujtuar atyre rrezikshmërinë e rrugëve. Të hënën, në rrugën Prishtinë–Pejë, një çift bashkëshortor nga Drenasi humbi jetën tragjikisht. Djali i tyre, vetëm 19 vjeç, u lëndua rëndë dhe ndërroi jetë katër ditë më vonë, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme. Një tjetër aksident i rëndë ndodhi të enjten në mëngjes në fshatin Dollc të Klinës. Një veturë dhe një autobus u përplasën, duke rezultuar në…

Lexo më Shumë

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shuar përfundimisht vatrat e zjarrit që kishin përfshirë prej ditësh territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz. Flakët, që kishin krijuar shqetësim serioz në zonat e Lumit të Trunit, Kulumrit dhe pyjeve të Kryeziut, u neutralizuan falë rrebesheve të natës. Megjithatë, situata e trashëguar mbetet e rëndë: vetëm në zonën pyjore Sakat – Laku i Hithit janë djegur rreth 60 hektarë pyje, ndërsa 130 hektarë të tjerë janë dëmtuar nga flakët. Në Kryezi, zjarri ka shkrumbuar 7 hektarë pyje me pisha, duke lënë pas pasoja të rënda për florën dhe faunën vendore. Autoritetet lokale pritet të…

Lexo më Shumë

Gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, gazetarët shpesh përballen me situata të paparashikuara, por ndodhia e fundit me gazetaren braziliane Beatriz Casadei ka lënë të gjithë pa fjalë. Çfarë ndodhi kur një hajdut e vodhi telefonin e saj në mes të raportimit? Beatriz Casadei, një gazetare e njohur, ishte duke raportuar për emisionin e mëngjesit “Balaco Geral” kur ndodhia e pazakontë ndodhi. Ajo po fliste para kamerës, kur një hajdut kaloi me shpejtësi në biçikletë dhe ia mori telefonin nga dora. Ky moment i papritur ka kapur vëmendjen e publikut dhe është bërë viral në rrjetet sociale. Pamjet e incidentit janë shpërndarë…

Lexo më Shumë