Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109 lekë dhe do shitet me 110.2 lekë.

Lexo më Shumë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në male në verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE në Kosovë, ka reaguar pasi KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. OSBE ka shprehur zhgënjim dhe shqetësim të thellë për këtë vendim të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Në njoftim thuhet se “misioni dënon veprimet që cenojnë të drejtën e subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhje”. Më poshtë komunikata e plotë: DEKLARATA E MISIONIT TË OSBE-së NË KOSOVË Misioni i OSBE-së në Kosovë shpreh zhgënjimin e fortë – dhe shqetësimin e thellë – me vendimin e disa përfaqësuesve të partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të…

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e LSDM-së dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv kanë dhënë dorëheqje kolektive gjatë mbledhjes së sotme, me propozim të liderit të partisë, Venko Filipçe. Sipas njoftimit të partisë, dorëheqjet janë parashtruar nga zëvendëskryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretarët organizativë, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. “Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqja e LSDM-së ka hapur hapësirë për një kapitull të ri. Vijon një periudhë rifreskimi dhe forcimi të personelit, përfshirje të njerëzve të rinj, riorganizim dhe mobilizim të brendshëm, me qëllim që LSDM-ja të marrë energji të re,” thuhet në njoftim. Në një nga seancat e…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dinamikat që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”. Pas refuzimit të pronarit Sajmir Sina që lokalin t’ia japë me qira Flogert Mezhikës, Jeton Lami ka takuar Sinë n dhe i ka vendosur atij një gjobë prej 500 mijë euro. Megjithatë ky fakt është hedhur poshtë nga Lami në dëshminë e tij në polici. “Rrethanat e mësipërme nuk janë aspak të vërteta. Unë as nuk kam kanosur dhe as kam kërcënuar ndonjëherë ndonjë person, dhe jo më kallëzuesin. Me kallëzuesin nuk kam as njohje dhe as marrëdhënie shoqërore dhe nuk mbaj mend…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një deklaratë të fortë, duke theksuar se Rusia është e gatshme për një përballje me Evropën nëse kjo e fundit e kërkon atë. Kjo paralajmërim erdhi gjatë një takimi me zyrtarët amerikanë, duke ngritur shqetësime të reja për stabilitetin në rajonin evropian. Putin, në një bisedë me të dërguarin e SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të nxisë luftë, por është e gatshme për çdo skenar që mund të ndodhë. Kjo deklaratë vjen në një kohë të tensionuar, ku marrëdhëniet mes Moskës dhe…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e Detit” në Kamëz. Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij. Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta…

Lexo më Shumë

Petrit Pepkola është 35-vjeçari që u dhunua sot me sende të forta në Lezhë. Burime për Panorama Online bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Dyshohet se shkak për sherrin mes 35-vjeçarit dhe autorëve të ketë qenë një vazjë. Mësohet se Pepkola është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët. Fillimisht ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit të fshatit Rrilë në Lezhë, ku një i ri rreth të tridhjetave, me mbiemrin Pepkola, është dhunuar barbarisht. I riu ka marrë plagë të shumta pasi dyshohet se është goditur me sende të forta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave realizoi pagesën prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për mbështetjen e kompanitë vendase. Kjo është transheja e shtatë që po transferohet nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, nga mjetet e destinuara për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurove. Me këtë transhe, vlera që shteti ka injektuar ndaj ekonomisë vendase për të mbështetur investimet tejkalon 200 milionë euro. Konkretisht, 190.5 milionë euro janë investuar përmes gjashtë transheve të paguara. Mjetet, të cilat janë parashikuar në Buxhetin e vitit 2025 në vlerë prej 250 milionë eurove, janë siguruar me kushte të…

Lexo më Shumë

Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maliq – Lozhan. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën dhe i cili raportohet se ka ndërruar jetë. Sipas burimeve, mësohet se identiteti i viktimës është Bashkim Hida, 67 vjeç. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Maliq / Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. Si pasojë e…

Lexo më Shumë