Janë sekuestruar pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe Itali. Sipas policisë, bëhet fjalë për pronat e shtetasit Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino Lleshaj alias Shkelqim Lleshaj, 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se Braçajt dhe Lleshajt i janë sekuestruar më vendim të Gjykatës së Tiranës 1 apartament në zonën e Selitës dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro. Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Sekuestrohen…
Author: almakos
Një situatë alarmante në rrugët e Prishtinës ka nxitur Policinë e Kryeqytetit të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të rritur sigurinë në trafik. Dje, Njësiti i Trafikut ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, duke evidentuar nevojën për një qasje më të fortë ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit. Gjatë operacioneve të djeshme, 50 nga këto gjoba janë identifikuar përmes përdorimit të teknologjisë moderne, siç janë veturat me pajisje inteligjente. Këto mjete kanë ndihmuar në evidentimin e shkeljeve si drejtimi i automjeteve me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, duke kontribuar në një menaxhim më të…
Raporti i fundit i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) 2025 nga Transparency International tregon se Shqipëria përballet me rreziqe të konsiderueshme nga korrupsioni dhe dobësimi i mbikëqyrjes institucionale. Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, këtë vit vendi ka marrë 39 pikë nga 100, duke treguar sfida serioze në transparencën dhe menaxhimin e resurseve publike. Në renditjen globale mes vendeve, Shqipëria pozicionohet e 91-ta duke humbur 11 vende në renditjen e Transparency International, pasi në raportin e vitit të kaluar Shqipëria ishte e 80-ta mes 182 shteteve. TI thekson se një nga problemet kryesore është mungesa e procedurave konkurruese, e…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, te ndërtesa e Kuvendit. Nga LSM thonë se përmes bllokadës do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve. “Deputetët ende po bëhen…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111 lekë.
Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë orëve të pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të…
Mjetet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT, po shqyrtohen me kujdes për aftësitë e tyre në bërjen e diagnozave mjekësore. Një studim i ri tregon se këto mjete nuk janë ende të gatshme për të zëvendësuar profesionistët e shëndetësisë, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi rolin e tyre në kujdesin shëndetësor. Një hulumtim i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar me 1,300 pjesëmarrës, i publikuar në revistën Nature Medicine, ka zbuluar se modelet e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT dhe Llama, nuk arrijnë të japin diagnoza më të sakta se një kërkim i thjeshtë në internet. Kjo është një zbulim shqetësues për ata…
Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin shqiptar në Itali dhe në Shqipëri. Vëllai i Arti Kolës, Durim Kola, ka hapur një fushatë mbështetjeje për të ndihmuar në kthimin e trupave në vendlindje. Kjo tragjedi ka nxitur një valë solidariteti, duke treguar…
Çështja për pagën minimale është e ndijshme dhe pikërisht për këtë nuk merren vendime nën presione ose zgjidhje afatshkurte politike, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Ai sonte në TV Telma potencoi se priten të dhënat e Entit shtetëror për statistikë (ESHS) dhe se në mars do të ketë barazim ligjor të pagave prej 1500 deri 2000 denarë. Durmishi informoi se Qeveria nuk i ka pranuar vërejtjet nga institucionet ndërkombëtare për rritjen e tatimeve dhe të kufirit të moshës për pensionim, me qëllim, siç tha, “t’u ndihmohet qytetarëve, edhe pse kanë trashëguar buxhet të zbrazët”. Sipas Durmishit, sindikatat…
Profesori universitar Mersim Maksuti, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, komentoi tendencat e palës maqedone brenda grupit punues për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ku sugjerohej miratimi i një rezolute në vend të një ligji. Ai theksoi se nuk pajtohet me këtë qasje, pasi ligji ka nevojë për sanksione dhe mekanizma detyrues, gjë që një rezolutë nuk e garanton. “Vërejtja ime është se nuk mund të pajtohem me grupin punues, sepse ky ligj nuk ka sanksion. Ligji është normë juridike – si mund të ketë ligj pa sanksion? Më e keqja ishte që pala maqedone në fillim insistonte…
Profesori universitar Mersim Maksuti, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, përshëndeti deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me mundësinë e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ai shprehu shpresën se pas kësaj deklarate, Ministria e Drejtësisë do të veprojë pa vonesa, duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për realizimin e kësaj çështjeje. “E përshëndes edhe njëherë deklaratën e kryeministrit dhe shpresoj që pas saj Ministria e Drejtësisë të veprojë menjëherë. Pres që ministri i Drejtësisë, në momentin e parë dhe në afatin sa më të shkurtër, të përpilojë një program të ri, të shqyrtojë organizimin e gjuhës…
Një efektiv policie, me detyrë në Kukës, është konfliktuar me punonjësin e një biznesi në Tiranë. Ngjarja është shënuar paraditen e së hënës në zonën e quajtur “Malajziani”. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se konflikti ka nisur pasi punonjësit e lokalit i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit. Debati është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasja verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me…

