Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndaj vendimit të Apeli të Posaçëm, për shkak se legjitimoi kontrollet në bizneset e saj. Me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore dhe BKH ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa “veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal”. Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK)…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën e saj ndaj kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro. Ndaj socialistit rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës. SPAK kërkon që Duro të dënohet me 1 vit burg dhe 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. Por ai nuk rrezikon qelinë, për shkak se është kërkuar konvertimi i dënimit të tij me 3 vite shërbim prove.
Aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi e cila jeton në Amerikë, ka reaguar menjëherë në rrjetin social ndaj veprimit të banorit të Big Brother VIP Albania, Jozef Markut, pasi ky i fundit banorin nga Kosova, Besart Kelmendin i njohur me nofkën Gjesti, e quajti “ Kopil shkine”. Kjo fjali sa e turpshme ashtu edhe e shëmtuar nga Jozi, kundrejt Gjestit, ka nxitur debate të ashpra tani pas mesnatës në rrjetet sociale menjëherë pas PRIME-it, si për banorët në shtëpi, ashtu edhe për fansat e Gjestit, të cilët menjëherë kanë filluar të reagojnë ashpër dhe t’i ‘bombardojnë” rrjetet sociale me reagime…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin lidhur me çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”. Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit. Në ditët në vijim do të caktohet dhe data e seancës së parë gjyqësore. Sakaq, në këtë gjykim Beqaj do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Gjykata Kushtetuese sot duhet të marrë vendim përfundimtar për lëndën në të cilën është kontestuar Ligji për Tatimin e Solidaritetit. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ishte nisur më 20 nëntor të vitit të kaluar. Tatimi i solidaritetit ishte sjellë si i njëfishtë, shpenzim i jashtëzakonshëm publik për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte që të grumbullohen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë…
Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur seanca paraprake për dosjen hetimore të SPAK-ut, “Toyota Yaris”, për të caktuar nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo. Prokuroria e Posaçme ka 4 të pandehur, detyrat e të cilëve kanë qenë mjaft të larta, si: ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi. SPAK i akuzon ata për korrupsion në disa episode, ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe nxjerrje të sekretit të hetimit. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, 4 të…
Olta Gixhari ka mbështetur motrën e saj Gertën disa herë në rrjete sociale. Ajo ka treguar se është në mbështetje të motrës së saj në këtë rrugëtim që ka marrë, shkruan Kosovarja. Në rastin e Gjestit dhe Gertës, rast që bëri bujë të madhe në rrjete sociale, opinjonistja Olta Gixhari nuk ka reaguar duke lënë të nënkuptoj se nuk do të jap mendimin e saj haptas. A po e mban fjalën Olta, apo është në mes të dy lojëtarëve të fort të shtëpisë?
Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars. Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.6 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119.2 lekë.
Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një zhvillim të papritur lidhur me vendimin për skualifikimin e Gertës pas incidentit me Gjestin. Pasi u shpall fillimisht largimi i saj nga gara, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku do të vendosë fatin e saj përmes një televotimi. Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje të rëndësishme – nëse do t’i jepnin Gertës të drejtën që e ardhmja e saj në shtëpi të vendosej nga publiku. Pasi shumica e tyre u shprehën pro, produksioni vendosi…
Prokurori publik Gavrill Bubevski informoi se prokuroria ka vepruar konform të gjitha procedurave standarde në rastin e përplasjes me veturë të Frosina Kullakovës. Ai ka thënë se procedura është zgjeruar edhe për prindërit e të pandehurit Vasill Jovanov, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shofer. Në daljen e sotme në televizionin Tellma, Bubevski tha se prokuroria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbledhjen dhe analizimin e dëshmive, përfshirë video-materialet dhe ekspertizën për shpejtësinë e automjetit. Është konstatuar se drejtuesi i automjetit ka kaluar në semafor të kuq, gjë që, tha ai,…
Xheneta Fetahu do të mbahet në mend si një nga konkurrentet më të zhurmshme të “Big Brother VIP Kosova”. Zhurmë e hallakam i ka pasur më shumë se tre muaj të qëndrimit në shoun real më të ndjekur në vend. Sot, Xheneta ka folur për vetën e për Gjestin, duke treguar se nuk ka më kthim prapa, shkruan Kosovarja. Xheneta dikur plotë jetë e ngjyra, sot është dukur më melankolike, si kjo foto bardh e zi.