Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të shpallur në kërkim për llogari të SPAK. Me anë të një njoftimi zyrtar policia sqaron se dy të kërkuarit u kapën të armatosur me armë zjarri pistoleta dhe armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, dy armë gjahu, dy radio si ato të policisë, një jelek antiplumb dhe municion luftarak. Për të dy personat GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve…
Author: almakos
Elvin Merlika, i cili u arrestua gjatë aksionit të RENEA-s në Fushë Kuqe, ka qenë në kërkim si pjesëmarrës në planin për të vrarë Indrit Doklen, ngjarje e porositur nga Ervis Martinaj. Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi edhe konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.
Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, iu rikujtua sesi e quajti opozitën “hajvanë”, por ai mohoi se e kishte fjalën për të gjithë opozitën “I quajte të gjithë opozitën hajvanë”, ia rikujtoi moderatori i Politko në Kanal 10. “Nuk është e vërtetë që i kam quajtur gjithë opozitën ashtu”, reagoi Kurti. “Ka qenë raport me premtimet lajthitëse…”, shtoi Kurti. “Iracionaliteti i premtimeve ka bërë që të them ashtu siç thash, ndoshta është dashur të gjej një fjalë tjetër…”, u shpreh Kurti, transmeton Express. “Është e pakrahasueshme çfarë kanë thënë për mua…”, vlerësoi Kurti.
Një pjesë e madhe e lagjes Qendër të Shkupit do të jetë pa ngrohje sot dhe nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të lidhjes së ndërtesave të reja në sistem, njoftoi EMV. “Për shkak të lidhjes së planifikuar të objekteve në rrugën Kole Nedelkovski nr. 15A dhe rrugën Vasil Gjorgov nr. 21B dhe 23B, të enjten ose të premten, midis orës 11:00 dhe 16:00, një pjesë e rrjetit të shpërndarjes do të zbrazet, duke rezultuar në një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji termike për objektet e mëposhtme: Risto Shishkov Nr.20,22,27A,28,34A,35,39Miroslav Krleža nr 51, 52,…
Në seancën e sotme për rastin “Puls” në Koçan, ku në mars të vitit 2025 humbën jetën 63 persona, mbrojtja e disa të akuzuarve ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë, sipas të cilëve aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale, transmeton Anadolu. Gjykata refuzoi kërkesën për heqjen e arrestit shtëpiak për një të akuzuar. Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.…
Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së enjtes, të gjithë i kthyen sytë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të mësuar se kush do të ishte drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme – një institucion me vetëm gjashtë vite jetë, por që ka trazuar ujërat e estabilishmentit shqiptar. Prania e madhe…
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kontrollet e zhvilluara në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meci në Gjirokastër, i ndaluar dy ditë më parë nga autoritetet greke, i dyshuar si vrasës me pagesë. Sipas bluve, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra. Policia njofton se me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të Dhimitër Mecit, 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri, 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi, 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë,…
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho. Bergner shprehet se lufta kundër korrupsionit dhe krimit është e rëndësishme për Gjermaninë dhe gjithashtu për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Më tej Bergner duke i uruar sukses në detyrë Brahos dhe prokurorëve të SPAK, shton se ndjehet mirënjohës edhe ndaj KLP-së për procesin transparent në zgjedhjen e kreut të ri. [embedded content]Reagon ambasadori gjerman: Urime drejtuesit të ri të zgjedhur sot të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Klodian Braho. Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pas ndryshimit në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke përgëzuar për punën kryeprokurorin në largim, Altin Dumani, si dhe duke uruar drejtuesin e sapozgjedhur të SPAK-ut, Klodian Braho. Në deklaratën e saj, Ambasada vlerëson kontributin e Dumanit duke theksuar se integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë. Më tej, Ambasada thekson se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon. “Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri…
Mediat greke raportojnë se sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjeçarit Dhimiër Meci, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke, gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimitër Mecit është gjetur e mbyllur me çelës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas, dhjetëra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehëra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi.…
GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal Rraja. Kujtojmë se në masën ‘arrest në burg’ janë Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Jani Çavo. Po ashtu, GJKKO ka vlerësuar të ligjshme arrestimin e Marvin Bushatit dhe ka caktuar ndaj tij masë e sigurimit personal “Arrest në burg”. Njoftimi i GJKKO Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit…
Ka arritur në Kuvend propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Shërbimet e Kuvendit njoftojnë se për procedurën e mëtejshme do të njoftojnë në mënyrë shtesë, gjegjësisht se kur ky propozim do të vendoset në rend dite në seancë parlamentare. Tani është fjala e Kuvendit, ku deputetët do të votojnë nëse janë pro apo kundër shkarkimit të Kocevskit. Neni 88 i Ligjit për Prokurori Publike e sqaron qartë, se një prokuror publik mund të shkarkohet me dy kushte: nëse është bërë anëtar i ndonjë partie politike ose nëse ka kryer shkelje të rëndë disciplinore “të kryer me qëllim…

