Author: almakos

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot mohoi kategorikisht se ekziston ndonjë marrëveshje për pranimin e emigrantëve. “Dua të jem i qartë: kjo Qeveri as nuk ka ndjek dhe as nuk do të ndjekë politikë për pranimin e emigrantëve – në asnjë formë. Nuk ka marrëveshje, as negociata, nuk ka kuota, as qendra, as marrëveshje transiti. Një iniciativë e tillë as nuk është shqyrtuar, as nuk ka ndonjë qëllim politik në atë drejtim. E gjithë kjo është absolutisht e pavërtetë”, bën të ditur në postimin në Fejsbuk, ministri Mucunski. Ai më tej shton se Qeveria…

Lexo më Shumë

Alban Kadriu, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurispodencës nga Tetova, propozohet për anëtarë të ri në Këshillin Gjyqësor që sot në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e kumtoi përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Kuvend, Bekim Qoku. Seanca e Komisionit do të vazhdojë deri rreth orës 13, me kërkesë të deputetes Arbana Pasholli nga BDI-ja me shpjegim se duhet të shqyrtojnë dhjetë propozimet e parashtruara në Komision. Kadriu i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e EJL-së, ku dhe magjistro, punoi në Qeveri, ndërsa pastaj në MBP dhe në SPB Tetovë. Në biografinë e tij, të publikuar…

Lexo më Shumë

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho ka deklaruar se nuk do të pranonte ndërhyrje në punën e tij si kreu i SPAK, nëse do të zgjidhej si drejtues i institucionit të akuzës. Ai u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro: “Nëse do të merrja përsipër të bëja ndonjë sugjerim apo të bëja ndonjë ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrnit në konsideratë? A gëzoj unë respektin e, mjaftueshëm tuajin që juve të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje timen?”. I pyetur se çfarë e nxiti të kandidojë, deklaroi se “mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej…

Lexo më Shumë

Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho, i cili garon përballë 3 kandidatëve të tjerë për kreun e SPAK, u shpreh se gjatë detyrës së tij ka hetur zyrtarë të lartë e persona me ndikim. “Kam ndjekur hetime dhe për zyrtarë të lartë, persona me ndikim në media e opinion publik. Edhe në këtë rast kam pasur të njëjtin parim e bindje, duke gjetur zgjidhjen e drejtë të çështjes, jo më të lehtën, edhe pse zgjidhja e drejtë në shumë raste krijon reagime të forta”, tha ai.

Lexo më Shumë

Gjatë intervistimit për postin e drejtuesit të SPAK, kandidati Elvin Gokaj u pyet mbi mënyrën se si do të menaxhonte presionet politike në një situatë parazgjedhore, ku hetimet ndaj zyrtarëve të lartë shpesh shndërrohen në akuza. Pyetja e parashtruar ngriti një skenar ku një krah politik e akuzon drejtuesin e SPAK për anësi, ndërsa krahu tjetër kërkon arrestime shtesë për balancë. Në përgjigjen e tij, Gokaj theksoi se vendimmarrja duhet të mbështetet vetëm mbi provat. “Do të vlerësoja situatën për të cilën janë çështjet. Nëse ka prova dhe indicie, nuk do merrja parasysh asnjë nga presionet e politikës, por do…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është liruar ditën e sotme nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka. Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet. “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër…

Lexo më Shumë

Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një video mesazhi iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e organizuar më 13 dhjetor në orën 13:00 në Shkup të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, një ditë më parë ata njoftuan se protesta e paralajmëruar do të jetë e qetë, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke u organizuar në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë. Në një deklaratë për opinionin publik, organizatorët shprehen shqetësim lidhur me komentet e Kryeministrit maqedonas, Dimitar Mickoski, për formimin e një “shtabi krize”, të cilat sipas tyre vetëm krijojnë tension…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar pas katër vitesh qëndrimi në burg. Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit. Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë. Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e…

Lexo më Shumë

Prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për drejtimin e SPAK, ka bërë një përmbledhje të disa prej dosjeve më të rëndësishme që ka hetuar gjatë karrierës së saj në sistemin e drejtësisë. Musabelliu theksoi se në vitin 2015, për herë të parë në vend, u identifikua trafiku ajror i lëndëve narkotike, një çështje që solli dënimin me vendim të formës së prerë të personave të përfshirë. Ajo nënvizoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze dhe italiane në hetimin e dosjeve të trafikimit të qenieve njerëzore. Prokurorja Musabelliu bëri me dije se pas vitit 2014 i është dhënë mundësia…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 9 deri në 12 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi ka shpalosur programin e tij për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, por në sesionin e pyetjeve, ai u provokua nga anëtarja e KLP, Arta Mandro, e cila i tha si do të kujdeset për të mos cënuar pavarësinë nëse ajo i shkon në zyrë për një cështje të saj persona. Xholi u kujdes t’i përgjigjej se do ta respekton si femër, do ti jepte një kafe dhe çështja do të zgjidhej në mënyrë ligjore.Mes batutave ai i tha: “Shumicës i pëlqen kafeja në SPAK dhe me vërtet e bëjnë…

Lexo më Shumë