Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë që drejtohej nga shtetasi F. H., 62 vjeç. Nga goditja e fortë, kamionçina ka devijuar dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor,…
Author: almakos
Pasi VLEN ka kërkuar përgjigje për ditë të tëra, por edhe ka kritikuar kandidatin për kryetar të Çairit, Bujar Osmani nga BDI, për takim të mundshëm me Nikolla Gruevskin në Hungari, ai u pyet konkretisht sot nga gazetarët nëse ishte takuar apo jo me ish-kryeministrin, raporton SHENJA. Dhe ja çfarë u përgjigj Osmani: “Takimet e ministrave të jashtëm janë takime të klasifikuara dhe nuk mund të zbulohen me ligj. Edhe nëse do të kishte diçka të tillë, do të ishte në kuadër të funksionit të ministrit të jashtëm”, tha Osmani.
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I. S., 45 vjeç, i cili u kap duke u kujdesur për 25 bimë narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës. Gjithashtu është arrestuar shtetasja me iniciale A. P., 56 vjeçe dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi me iniciale P. P., 64 vjeç, pasi dyshohet se kanë kultivuar 196 bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 108 fara të bimës…
Google ka bërë një hap të rëndësishëm në përmirësimin e funksionit të saj të shpërndarjes së skedarëve, i njohur si “Shpërndarja e Shpejtë”. Ky funksion, i cili tani është në procesin e lançimit për disa përdorues, premton të transformojë mënyrën se si ne ndajmë informacionin midis pajisjeve. Me këtë përditësim, Google ka mundësuar transferimin e shpejtë të skedarëve midis pajisjeve Android dhe kompjuterëve që përdorin Windows ose Chromebook. Një lajm i mirë është se zhvillimet janë në rrugë për të përfshirë gjithashtu pajisjet që operojnë me iOS dhe macOS, duke e bërë këtë funksion më të aksesueshëm për një gamë…
Rritja e të ardhurave u rrit me 14.5 milionë euro ne gusht krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që përfaqëson një rritje rekord të të ardhurave prej 8.9 përqind të realizuara në bazë mujore këtë vit, thonë nga Dogana. Rritja më e madhe prej 19.5 përqind u arrit në mbledhjen e akcizës, me të ardhura prej 3.78 miliardë denarësh të mbledhura mbi këtë bazë në gusht. Mbledhja e të ardhurave doganore, nga ana tjetër, shënoi një rritje prej 7.9 përqind, ndërsa të ardhurat nga taksa e automjeteve shënuan një rritje prej 7.4 përqind. “Muajin e kaluar, mbledhja…
[embedded content] News24 është rikthyer sërish në transmetim pas bllokimit arbitrar dhe ndërprerjes së sinjalit, një ngjarje që preku rëndë jetën mediatike të vendit. Megjithatë, përpjekja për ta mbyllur zërin e këtij televizioni nuk arriti efektin e dëshiruar. Pas rikthimit te shpejte te sinjalit shikuesit nuk e braktisën, madje interesi për News24 u rrit ndjeshëm. Kjo vihet re qartë në matësit e shikueshmërisë, ku televizioni ka shënuar rritje rekord, por edhe në telefonatat e shumta e të përditshme që vijnë në redaksi nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehin mbështetjen dhe mirënjohjen e tyre. Ky besim i publikut te News24…
Dy të pandehurit për ryshfet prej 20.000 eurosh, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti, deklaruan sot se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që u ngarkohen. Sipas aktakuzës, Arifi kërkoi përfitim material prej 20,000 eurosh për të mundësuar shtrimin në spital të një pacienti në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili më parë e njihte dëshmitarin, ofroi të ndërmjetësonte dhe mori shumën e parave, gjatë së cilës u kap në vend nga policia. Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva theksoi në fjalën e saj hyrëse para gjykatës se rasti është një shembull i korrupsionit të rrënjosur thellë në shoqëri. “Përmasat dhe intensiteti…
BESARTA BASHA/ Nga janari i vitit të ardhshëm, të gjitha agjencitë dhe shtëpitë funerale në Tiranë do të përballen me një filtër të hekurt kontrollesh dhe standardesh, si kusht për të vijuar aktivitetin. Një vendim i miratuar nga Këshilli Bashkiak ka ndezur alarmin tek operatorët ekzistues dhe ka shtuar barrën për ata që synojnë të hyjnë në treg. Në emër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë, bashkia ka hartuar një paketë masash që hyjnë në fuqi vetëm pas disa muajsh. VENDIMI Sipas vendimit në fjalë, çdo subjekt që ofron shërbime funerale do të detyrohet të pajiset me licencë të re, e…
Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK tha se eshte njohur me fashikujt e dosjes hetimore ndaj saj dhe familjarëve, duke hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se pas marrjes së materialeve hetimore, përfshirë 5 CD dhe fashikuj të shumtë, është njohur me letër-porositë nga disa vende, përfshirë SHBA, Britaninë, Zvicrën, Austrinë, të cilat, sipas saj tregojnë qartazi që SPAK ka vepruar në mënyrë të paligjshme. “Në të gjitha letër-porositë duket qartë një shpërdorim detyre nga ana e prokurorisë. Vetë institucionet ndërkombëtare ia kanë bërë me dije…
Prej sot hyn në fuqi një Rregullore e re, me të cilën futen risi dhe standarde evropiane për miratimin e tipit të automjeteve, miratimin individual të automjeteve, identifikimin, vlerësimin e gjendjes teknike dhe lëshimin e vërtetimeve për përmbushjen e kërkesave teknike për automjetet. Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sqarojnë se ndryshimi kryesor është se, 17 vjet pas miratimit të Ligjit për Automjetet, ai më në fund do të fillojë të zbatohet në përputhje me standardet evropiane. Ndryshimet në procedurat e miratimit të automjeteve janë: miratimi i tipit të automjetit për të gjitha variantet dhe versionet e tij…
Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore. Blutë njoftojnë se u identifikuan 3 shtetasit me iniciale E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, për të cilët nisi procedimi penal në gjendje të lirë, dhe Xh. A., 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim. Ndërkohë, po vijojnë kontrolle për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të 4 automjeteve të tjera, të përfshirë në këtë rast. Gjithashtu, ata paralajmërojnë se po punohet për sekuestrimin e automjeteve,…
Kreu i PD, Sali Berisha ka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, të cilin e cilëson si një “kolos të regjisë, filmit dhe intelektit shqiptar”. Në postimin e tij, Berisha shkruan se familja Anagnosti, bota e artit dhe mbarë Shqipëria janë në zi për humbjen e një figure madhore të kulturës kombëtare. Ai thekson se trashëgimia e Anagnostit është e pavdekshme dhe se vepra e tij do të jetojë në krijimet që ka lënë pas, duke e bërë një figurë të përjetshme për brezat që vijnë. “Sali Berisha postim ne rrjetet sociale: Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN…

