Për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, një situatë e tensionuar ka shpërthyer gjatë procesit të votimit, me prokurorinë që ka ndërhyrë për të ruajtur integritetin e votës. Një numër i konsiderueshëm prokurorësh, deri në 100, janë të angazhuar në 38 komuna për të siguruar që votat e qytetarëve të Kosovës të respektohen dhe të mbrohen nga çdo formë keqpërdorimi. Laura Pula, prokurorja e Shtetit, theksoi se angazhimi i tyre filloi që në orën 7 të mëngjesit, duke u bërë kështu “gardianë” të votës së sovranit. Pula njoftoi se deri rreth orës 15 janë arrestuar gjashtë individë në tri raste të…
Author: almakos
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidenti e nisi vizitën e tij dy-ditore në Mal të Zi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë. Begaj u prit në komunat shqiptare me atmosferë vëllazërore dhe ceremoni festive. Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku ngrihet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu. Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në monumentin e Skënderbeut, të vendosur në këtë shesh më 28 Nëntor të vitit të shkuar për festën e flamurit dhe u…
Xheneta Fetahu ishte e ftuar ditën e sotme në “Big Brother Vip Albania Fun Club”. Ajo foli për Gjestin dhe raportin që kanë pasur së bashku. Por, aty ajo ka pasur përplasje të ashpër me opinionistin Ronaldo Sharka. “Skenari i Xhenetës është i ngjashëm me atë të “BBV1”, ku Bora Zemani u ballafaqua me Donaldin në “BB”. Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj por ti nuk mund të bëhesh dot Bora Zemani”, tha ai. Ndërsa edhe Xheneta iu kthye keq atij. “Unë jam Xheneta dhe nuk bëhem askush tjetër. Respekte për atë gocë por unë jam Xheneta dhe do…
Mbi gjysmë milioni qytetarë me të drejt votë kanë ushtruar këtë të drejtë dhe kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Procesi i votimit deri tani është duke kaluar pa ndonjë incident të theksuar, megjithatë, një rast i veçantë ka tërhequr vëmendjen në Zveçan, ku një individ është ndaluar për shkak të fotografimit të votës. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim në mesin e autoriteteve dhe votuesve mbi mënyrën se si po realizohet procesi demokratik. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për mediat lokale se një person është sjellë në stacionin policor në lidhje me këto akuza.…
Kanë mbetur vetëm dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare, dhe thirrjet për një mobilizim masiv janë gjithnjë e më të shpeshta. Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të dalin në votime, ndersa subjektet politike kanë bërë apel që përfshirja e tyre të jetë e lartë, duke nënvizuar rëndësinë e votës në formimin e të ardhmes së vendit. Të gjitha partitë kanë bërë thirrje që çdo qytetar të shfrytëzojë të drejtën e tij për të votuar. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një apel të fortë për qytetarët, duke theksuar se vota është fuqi. “Të dashur qytetarë, ju ftojmë që…
Euforia dhe përgaditjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, kanë filluar më herët sesa është pritur. Kryeministri dhe njiherit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, parti kjo që fitua shumicë të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare është i bindur se do VMRO-DPMNE dhe koalicione do të fitojnë bindshëm dhe do të udhëheqin me shumicat e komunave në vend. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Jam një optimist i vërtetë se koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë ai që do të jetë fitues absolut, në bazë të anketave që kemi. Tani do të shohim në terren se…
Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë sa i përket raportit të saj me këngëtarin. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, ajo pretendon se banori i BBVIP 4 nuk ka pasur kurrë ndjenja për të dhe se çdo gjë ka qenë një lojë e tij. Gjërat që duhet të mi thoshte mua, duhet të ishte transparent dhe me mua dhe me publikun. Jo vetëm t’ia thoshte vetëm publikut, se ai ishte i lidhur me mua e jo me publikun. Unë mendoja se ai më priste mua jashtë. Kam pyetur në dhomën e rrëfimit, kam pyetur…
Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas një raporti të Associated Press. “Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa, teksa u bëri thirrje ndihmësve të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes. Mesazhi i Papës për ushtarët katolikë është që ata të mos të kultivojnë një frymë që favorizon konfliktet e luftës. Dy ditë më parë, Papa Françesku, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, vendosi të mos zhvillojë takimet e tij zyrtare në Pallatin…
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoni dje kanë votuar 17 qytetarë për zgjedhjet e sotme parlamentare në shtetin fqinj, raporton MIA. Siç njoftojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të ushtruar të drejtën e votës në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 55 qytetarë. Prej atje thonë se dita e djeshme e zgjedhjeve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit ka kaluar pa asnjë problem apo pengesë. Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë do të mund të votojnë 2.075.868 qytetarë në 941 qendra të votimit dhe 2.533 vendvotime. Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.970.944 qytetarë,…
Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare po vazhdon me intensitet, me qendrat e votimit që hapën dyert e tyre në orën 07:00. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), çdo gjë po shkon sipas parashikimeve, pa ndonjë pengesë të dukshme. Deri në orën 11:00, KQZ njoftoi se 169,435 votues, ose 8.6 përqind e numri të përgjithshëm të votuesve, kishin ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Kjo tregon një intensitet të mirë të angazhimit qytetar në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Fakte të tjerë interesantë bëjnë të ditur se në komunat veriore situata e votimit është e ndarë ndjeshëm. Në…
Pacientët të cilët trajtohen në Qendrën Klinike Universitare kanë pasur mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në pamundësi që t’i drejtohen kutive të votimit, të shtrirë në klinikat e QKUK-së, ata kanë votuar me shpresën se nga këto zgjedhje do të ketë ndryshime në shëndetësi, ekonomi e arsim. Ky akt simbolik i votimit në spital ka sjellë një ngjyrim tjetër të procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare edhe në momente sfiduese. Votimi i pacientëve, si Sani Gjini, 81-vjeçar që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, e ka theksuar se vota përbën një mundësi për…
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për 19-vjeçaren dhe mbikëqyrje nga prindërit për 17-vjeçaren, të cilat arrestuan 3 ditë më parë me akuzën e pronografisë për të mitur gjykata e Korçës vendosi sot për dy vajzat. Njoftimi i gjykatës: Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se: Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 09.02.2025 ora 13:00 seanca me objekt: “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetases P.M dhe E.P, ku gjykata në përfundim vendosi: 1- Vleftësimin si të pa ligjshëm të…