Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe partinë VV për fitoren e arritur në këto zgjedhje.“Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë.Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e…
Author: almakos
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar procesin e numërimit të votave dhe problemet teknike me platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare. Radoniqi ka bërë të ditur se, pavarësisht përgatitjeve të bëra nga KQZ, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë, duke pamundësuar transmetimin elektronik të rezultateve paraprake. Ky zhvillim ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e qytetarëve dhe subjekteve politike, veçanërisht në një periudhë kaq të rëndësishme për demokracinë në vend. “Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të…
Presidentja e Kosovës përgëzon qytetarët për kulturën demokratike, kërkon integritet në procesin zgjedhor. Presidentja e Republikës së Kosovës ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e lartë demokratike të treguar në këto zgjedhje, duke e vlerësuar këtë si një shenjë të rëndësishme të angazhimit qytetar. Ajo e theksoi se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është një bazë e qëndrueshme për një demokraci të shëndoshë. Ajo shprehu pritshmërinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme, duke garantuar se çdo votë është e rëndësishme dhe duhet të trajtohet me seriozitet të…
Zëvendëskryeminstri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e koalicionit i ka fituar bindahëm zgjedhjet në Kosovë. “Fitore me zemër cep më cep Kosovës! Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, u shpreh Mexhiti. MARKETING <imgsrc=””…
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, konfirmoi se partia e tij është e angazhuar për të pritur deri në përfundimin e numërimit të votave në mënyrë që të kuptojnë saktësisht rezultatin e fitores. Manxhuka, në deklaratën e tij në Facebook, theksoi se procesi i numërimit vazhdon me shpejtësi dhe se çdo votë do të merret në konsideratë. Ai i nxit qytetarët që të kenë besim në sistemin zgjedhor dhe në transparencën e tij. “Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë,” shkroi ai, duke…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar për rezultatin e votimeve në Kosovë. Ai shkruan se përgjigja e popullit po dëgjohet Cep më Cep. “Në çdo kuti votimi gjendet vullneti I Popullit të Kosovës që kësaj here po i kthen përgjigje qartësisht të gjithëve se çfarë dëshiron! Një përgjigje që dëgjohet Cep më Cep!”, ka shkruar Taravari.
Këngëtarja e njohur Fifi njëhër ish-banore e ‘Big Brother VIP Albania’. Ajo në një bised virtuale me ndjekësit ka treguar se është e hapur te hyntë perseri në këtë reality shoë, shkruan Kosovarja. ‘Të kishe ftesën për ‘BBVA’ a do hyje’ Fifi është shprehur “Me qeto men qe kom valla ka mundesi”. Kujtojmë se Fifit eksperienca e saj në shtëoinë më te famshe ne vend i solli shumë suksese në karrierë, kënga e saj ‘Dielli’ u shnderrua në hitë qe ndegjohet ende dhe sot.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis numërimin e votave, por faqja zyrtare bie nga sistemi. Procesi i numërimit të votave ka nisur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por gjatë këtij procesi janë shfaqur probleme teknike që kanë shqetësuar qytetarët dhe palët e interesuara. Para se problemi të shfaqej, numërimi i votave ishte në rrugë të mirë dhe shumica e qytetarëve po prisnin me padurim rezultatet e para. Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit. Ky moment ka ndodhur në një kohë kur qytetarët ishin të gatshëm të merrnin informacion mbi shifrat që përfaqësojnë volumin e…
Janë numëruar 23.5 për qind të votave dhe LVV është 55.7 për qind, PDK-23 për qind derisa LDK – 9 për qind. Sipas të dhënave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 23.65% e votave, dhe deri më tani rezultatet janë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 55.77% (178,054 vota) Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.39% (81,077 vota) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 8.99% (28,718 vota) AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma me 5.00% (15,964 vota) Lista Serbe me 1.15% (3,672 vota) Koalicioni për Familje me 1.09% (3,476 vota)
Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të dielë nga familjarët e tij në fshatin Turan të Korçës. Burime për News 24 bëjnë me dije se 44-vjeçari u gjet i pajetë nga familjaret i vetë varur në stallën e bagëtive shumë afër me banesën. Policia bën me dije se nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë Korçë/Informacion paraprakNë fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44…
Në një moment tensioni, Bani goditi me shpullë Gjestin në fytyrë, situatë që solli dhe përjashtimin e tij. Mirëpo tashmë që Bani është jashtë shtëpisë, ai ka marrë një veprim të papritur dhe ka mbyllur llogarinë e tij të Instagramit. Profili i tij në Instagram, i cili numëronte mijëra ndjekës, rezulton tashmë i mbyllur.
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej, në qendër të Tiranës, ku një person që udhëtonte me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Sipas dëshmitarëve, motori ka hyrë në shesh me shpejtësi të lartë, dhe pas përplasjes drejtuesi ka pësuar dëmtime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.