Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka përgëzuar popullin e Kosovës për procesin zgjedhor.
Ai ka uruar kryeministrin Kurti dhe partinë VV për fitoren e arritur në këto zgjedhje.
“Urime të sinqerta mikut tim, Albin Kurtit, për fitoren dinjitoze të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë! Ky rezultat përfaqëson besimin e qytetarëve në vizionin e tij për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës, si dhe vlerësimin për mandatin e tij të suksesshëm në krye të qeverisë.
Gjithashtu, urime për qytetarët e Kosovës! Shpresoj që vota e tyre të kontribuojë në avancimin e mirëqenies sociale, si dhe në të ardhmen europiane të shtetit. Maqedonia e Veriut mbetet e angazhuar në thellimin e bashkëpunimit, ndërsa marrëdhëniet tona miqësore mbeten të palëkundura”, ka shkruar kryeparlamentari Afrim Gashi.
Data 13.09.2026
Aktuale
- Soni shfaqet ‘hot’ nga pushimet, ja kush po e shoqëron atë
- Rrezikohet mungesa e naftës në treg/ A po shkon bota drejt një krize të paprecedentë karburantesh
- Gazetari: “TIMAK Defence”, para se të kërcënoni median, tregoni se çfarë bëni!
- Paralajmërimi nga Hungaria/ Pronari i grupit që kontrollon “One Albania” në syrin e ciklonit. Aferat e 4iG me tenderat dhe koncesionet
- Irena Beqiraj: Fashizmi nuk duhet kërkuar tek revolta e protestuesve por në Kuvend!
- Rrethohet Kryeministria, protestuesit “pushtojnë” edhe rrugët. 5 orë revoltë, Diaspora merr në dorë Tiranën – rritet presioni ndaj Ramës
- Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën
- “Nuk dorëzohem tani”, Blerta rrëfehet për sfidat e reja shëndetësore




