Author: almakos

Në vendin tonë, më shumë se 100 000 qytetarë vuajnë nga sëmundja kronike e veshkëve në fazën e avancuar të sëmundjes, ose 10% i popullsisë. Sipas Shoqatës së sëmurëve nga veshkët Nefron, 1600 pacientë janë në fazën 5 ose të fundit të sëmundjes, kur kërkohet trajtimi i vazhdueshëm, 20 janë në dializë peritoneale dhe 200 persona jetojnë me veshkë të transplantuar. Në Ditën Botërore të veshkëve, drejtori i Klinikës së Nefrologjisë Nikolla Gjeorgjievski, bëri apel për ngritje të vetëdijes për transplantim të veshkëve nga pacientë të vdekur. Nikolla Gjeorgjievski, drejtor i Klinikës së Nefrologjisë “Apeli im është të nrgitet vetëdija…

Lexo më Shumë

Një fotografi e ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila tregon portretin e tij në mesin e mbeturinave, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Kjo skenë e papritur është zbuluar në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, duke ngjallur pyetje mbi trajtimin e figurave të rëndësishme në historinë e vendit. Fotografia, e publikuar nga Nacionale, shfaq Thaçin në një ambient të papërshtatshëm, mes gjërave të pavlera dhe bërllokut. Kjo situatë është e papranueshme për një figurë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës, duke sugjeruar një mungesë respekti për të kaluarën dhe…

Lexo më Shumë

Këshilltarët e koalicionit VLEN në Këshillin e Qytetit të Shkupit njoftuan se kanë nisur procedurat për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës “Mit’hat Frashëri”, një nga projektet infrastrukturore të shumëpritura për banorët e komunës së Çairit. Sipas tyre, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe synon të përmirësojë dukshëm qarkullimin, sigurinë dhe pamjen urbane në këtë pjesë të qytetit. Segmenti rrugor që pritet të ndërtohet do të shtrihet nga kryqëzimi i rrugës “Xhon Kenedi” me rrugën “Mit’hat Frashëri” deri te kryqëzimi i rrugës “Bosna dhe Hercegovina” me të njëjtën rrugë, në një gjatësi prej rreth 1.400…

Lexo më Shumë

Klinika Ligjore e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” vazhdon të jetë një hapësirë e rëndësishme për ndërthurjen e teorisë me praktikën në fushën e drejtësisë. [embedded content] Përmes kësaj klinike, studentët e drejtësisë kanë mundësinë të përfshihen drejtpërdrejt në trajtimin e çështjeve ligjore nën mbikëqyrjen e pedagogëve dhe ekspertëve të fushës. Klinika Ligjore e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi” ka marrëveshje bashkëpunimi me drejtorinë e ndihmës juridike falas pranë ministrisë së drejtësisë. Kjo klinikë funksionon si një hapësirë mësimore dhe profesionale, ku studentët e Fakulteti të drejtësisë në Universitetin “Luarasi”, nën mbikëqyrjen e pedagogëve dhe profesionistëve të fushës,…

Lexo më Shumë

Komisioni për Mbrojtje sot e mbajti mbledhjen e 35-të në të cilën diskutoi për tri pikat e rendit të ditës edhe atë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për furnizime publike në sferën e mbrojtjes, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe për ndryshime dhe plotësime të ligjit për zhvillim, prodhimtari dhe qarkullim të mallrave ushtarake. Për të gjitha tre propozim -ligjet e propozuara Kuvendi paraprakisht u deklarua se të njëjtët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër. Deputeti Sali Murati parashtroi dy amendamente për propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për furnizime…

Lexo më Shumë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se çmimi i naftës po monitorohet nga një task forcë, e cila do të kontrollojë çdo ditë tregun, me qëllim shmangin e abuzimeve. Ajo deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por theksoi se do të rikthehet ai “regjim” nëse rritja do të vijojë. “Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat.…

Lexo më Shumë

Arben Fetai ka reaguar në rrjetin social Facebook për situatën e krijuar në koalicionin VLEN, pas përçarjes në Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila ishte pjesë e këtij koalicioni. Ai bëri një krahasim me Revolucionin Francez, duke thënë se kur një lëvizje fillon të luftojë brenda vetes dhe fraksionet përpiqen të marrin pushtet, në fund ajo dëmton vetveten. Pas zhvillimeve të fundit në ASH brenda VLEN-it, Fetai ka mbetur pa asnjë deputet, pasi Mimoza Musa dhe Ilir Demiri iu bashkuan grupit të Azir Aliut. Në reagimin e tij, Fetai kujton historinë e Revolucionit Francez, ku grupet që rrëzuan monarkinë më…

Lexo më Shumë

Tensionet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit janë bërë të dukshme, duke ngritur pyetje të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Presidentja Osmani ka shprehur shqetësime të thella mbi disa marrëveshje të arritura nga kryeministri, duke theksuar se ajo nuk ka qenë dakord me shumë nga ato që janë negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Më 27 shkurt 2023, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për “normalizimin e marrëdhënieve”, një hap i rëndësishëm që u pasua nga një takim në Ohër më 18 mars, ku Kurti dhe Vuçiç ranë dakord për një aneks të zbatimit të marrëveshjes. Ky aneks…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se gjashtë muajsh, televizioni News24 dhe mediat e tjera të “Hysenbelliu Group” kanë zhvilluar një sërë investigimesh gazetareske, përmes të cilave janë ngritur dyshime dhe janë bërë publike informacione mbi skandale të mundshme dhe raste të dyshuara abuzimi që lidhen me Drejtoreshën e Tatimeve të Tiranës, znj. Erilinda Lala, si dhe me persona të lidhur me të (familjarë të saj). Në vend që ndaj këtyre denoncimeve të kishte transparencë institucionale dhe një reagim shpjegues për opinionin publik, është zgjedhur një rrugë tjetër: përdorimi i mekanizmave administrativë për të ushtruar presion dhe për të ndëshkuar mediat që kanë…

Lexo më Shumë

Sikurse është bërë traditë, Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Po ashtu, Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht,…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vlerësojnë se standardi i familjeve në vend po përkeqësohet çdo ditë për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe mungesës së reagimit institucional. Sipas kësaj partie, në vend që të ndërmerren masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve, Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë – e udhëhequr nga përfaqësues të VLEN – po tregojnë mungesë interesi dhe kapaciteti për t’u përballur me situatën ekonomike. Nga BDI theksojnë se kanë propozuar rritjen e pagës minimale dhe rritjen lineare të pagave si mënyrën më të drejtë për të mbrojtur standardin e qytetarëve, por sipas tyre ky propozim…

Lexo më Shumë

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe në koston e operatorëve privat të transportit qytetas. Në një letër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhe bashkive operatorët ngrenë shqetësimin e rritjes së kostove nga shtrenjtimi i naftës me 45 deri 50 lekë për litër brenda 1 jave. Shoqata kërkon marrjen e masave për vlerësimin e situatës dhe shqyrtimin e mundësisë për dhënie kompensimi për shtrenjtimin e çmimit të naftës në…

Lexo më Shumë