Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë të ditur se është hapur Qendra Rinore e Tetovës, e cila do të shërbejë për aktivitetet rinore dhe për jetësimin e ideve të rinisë tetovare.“Nga bashkëpunimi i Komunës së Tetovës me organizatat joqeveritare, sot u jetësua një projekt i shumëpritur rinor, Qendra Rinore e Tetovës.Një hapësirë e gjallë ku të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të lidhen mes vete, të shkëmbejnë idetë, të zhvillojnë kreativitetin dhe të bëhen pjesë e proceseve që e ndryshojnë qytetin”, ka deklaruar mes tjerash Kasami. MARKETING
Author: almakos
Policia e Durrësit ka dhënë te tjera detaje lidhur me sherrin mes dy familjeve në lagjen nr. 15, Spitallë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit me iniciale M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat 22-vjeçarin me iniciale R. E., 22 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave. Durrës / Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në…
Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media, ka pyetur publikisht zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti: Çfarë ndodhi me kazinotë dhe bastoret në Maqedoninë e Veriut – u mbyllën apo, përkundrazi, u shtuan edhe më shumë?“Ligji i ri për lojërat e fatit vetëm sa e forcoi biznesin e oligarkëve të bixhozit, këtë herë me ligj dhe Maliq. E Maliqi, në këtë rast, është vetë Izet Mexhiti – kumbara i kumarit. Ndryshimet e fundit hoqën edhe argumentin e vetëm që përdornin Mexhiti dhe klika VLEN. Me këto ndryshime, përsëri mundësohet organizimi i lojërave të fatit online nga subjekte private – saktësisht…
Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në qendër të Shkodrës, ka rrëfyer dhimbjen dhe pasigurinë që përjeton familja pas ngjarjes tragjike. Ajo thotë se për lajmin e trishtë e kanë marrë në telefon dhe i thanë se vëllain ia kanë vrarë. “Më mori shoqëria dhe më dha lajmin”, tha ajo mes lotësh dhe e veshur me vellon e zisë. Ajo hodhi poshtë çdo pretendim se vëllai i saj është i përfshirë në ndonjë ngjarje, ndërsa tregoi edhe biseden e fundit me te. “Një ditë përpara vrasjes kam folur me të. Kam…
Sot mora pjesë në lëshimin në përdorim të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, kjo është një dëshmi e fortë se Maqedonia po ecën përpara, po ndërton dhe po tejkalon vitet e gjata të ngecjes, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.– Pothuajse një dekadë ky projekt ishte simbol i punëve të ngecura dhe të papërfunduara. Qytetarët, me të drejtë, ishin të zhgënjyer, shihnin kantierë të ngrirë dhe jo rrugë të përdorura. Fatkeqësisht, për shkak të kësaj situate, një pjesë e bashkëqytetarëve tanë humbën jetën këtu. Kjo qeveri nuk humb kohë me justifikime, por punon. Kjo është vizioni ynë: Maqedonia e veprave,…
“Më e rëndësishmja për çështjen e Bashkimit Evropian është të mos kemi ndarje partiake. Këtë e kërkoj prej vitesh, të arrijmë konsensus. Nuk ka çështje më të madhe për qytetarët se anëtarësimi në BE”, tha kandidati për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai theksoi se fqinjët, Shqipëria dhe Mali i Zi, po ecin me hapa të shpejtë drejt BE-së, ndërsa Maqedonia ngec për shkak të lojërave politike. “E dini se Shqipëria tashmë i hap kapitujt e fundit dhe ka premtim për anëtarësim deri në vitin 2029? E ne? Gjithçka e bllokuar”, tha Osmani ndërsa kujtoi se…
Pas një procesi të gjatë dhe të tensionuar, Albin Kurti është votuar njëzëri si mandatar për Qeverinë e tretë të tij. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në politikën kosovare, duke hapur dyert për një periudhë të re zhvillimi dhe sfidash. Por, çfarë do të sjellë ky mandat për qytetarët e Kosovës? Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur të fitojë besimin e shumicës së deputetëve, duke theksuar nevojën për reforma të thella në sektorët kyç si shëndetësia, arsimi dhe ekonomia. Kjo është një mundësi për të realizuar premtimet e tij të bëra gjatë fushatës, të cilat kanë tërhequr…
Shkuan si turistë në Itali, kapen duke shitur kokainë në zonën e Ternit. Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët gjatë një kontrolli në Viale Centurini, kurse një i dytë u shpall në kërkim, teksa i shpëtoi arrestimit. I riu me precedentë penalë, u ndalua ndërsa drejtonte një fuoristradë me qira. U krye një kontroll në automjetin dhe trupin e tij dhe u gjetën 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të gatshme nga trafiku i drogës. Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës. Arrestimi u vërtetua dhe gjykatësi urdhëroi,…
Çfarë do të ndodhte nëse Kosova do të mbetej peng i Listës Serbe? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë në vend. Skenarët e mundshëm për bllokimin e njohjes së rezultatit zgjedhor po bëhen gjithnjë e më të qartë, duke e bërë situatën politike më të tensionuar se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e saj të fundit, ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën aktuale politike. Kryetari i partisë, Albin Kurti, u propozua si mandat për kryeministër, duke theksuar nevojën për një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Nënkryetari Glauk Konjufca, gjatë prezantimit të Kurtit, e…
Oda ekonomike kumtoi se dje në mënyrë aktive është përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në fabrikën Makprogres në Vinicë, është alarmuar edhe Qeveria. Nga Oda paralajmëruan formim të shtabit të krizës me pronarin e fabrikës me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjeve, duke shprehur me atë rast keqardhje për dëmin e pësuar të kompanisë, anëtare e tyre. “Dje rreth orës 19:20, kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski u njoftua nga pronari i Makrpogres Vinicë, Gligor Cvetanov se në fabrikë ka shpërthyer zjarr. Menjëherë është alarmuar Qeveria, kryeministri, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, të cilat i…
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Malësisë së Madhe, ka zhvilluar një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, shërbimet e Policisë zbuluan dhe asgjësuan 12 957 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të mbjella në afërsi të banesave. Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu 1000 fara kanabis, 709 kg lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje, me një total prej 4685 kilogramësh lëndë narkotike të sekuestruar. Gjatë operacionit u vunë në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë u…
Një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale i një infermiereje gjatë Luftës së Dytë Botërore po qarkullon gjerësisht online. Ky imazh, i cili pretendon të tregojë një infermiere nga forcat Aleate gjatë zbarkimeve në Normandi, ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në rrjetet sociale. Ajo është paraqitur si një figurë e rëndësishme që regjistron emrat e ushtarëve të vdekur, duke krijuar një narrativ emocionues dhe tragjik. Shumë postime e shoqërojnë këtë foto me përshkrime që sugjerojnë se ushtarët u varrosën në varre të përkohshme në plazhin Omaha, përpara se të ndërtoheshin varreza të rregullta. Historia e infermieres Clara Thompson, e…

