Author: almakos

Pozitat e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, sa vijnë edhe rëndohen më tepër. Nga dosja hetimore e numrit dy të qeverisë janë bërë publike biseda të tjera mes saj dhe vartësit Evis Berberi. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama. Bisedat janë zbardhur nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i Evis Berberit Nga komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më…

Lexo më Shumë

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK. Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar. Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi janë publikuar edhe komunikime e saj përmes aplikacionit Signal. Në këto mesazhe, Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”. Në…

Lexo më Shumë

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, njoftoi se 49 institucione private shëndetësore gjinekologjike, pra gjinekologë familjarë, janë inspektuar në një inspektim të përbashkët me Zyrën e të Ardhurave Publike për shkak të ankesave të shpeshta nga pacientët. Nuk është kryer një inspektim i tillë që nga viti 2012, me 23 praktika që veprojnë në mënyrë të parregullt dhe ndaj tyre janë vendosur sanksione. “Nga 12 parregullsitë e identifikuara në Fond, parregullsia kryesore është tarifimi i shërbimeve falas nga personat e siguruar shëndetësor, dhe kjo u gjet në tetë prej tyre, ndërsa mosmbajtja e të dhënave u gjet në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se do të realizohet një investim me vlerë totale prej 120 milionë eurosh nga Turqia, Gjermania dhe Greqia, raporton Anadolu. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, Mickoski tha se janë në fazën e verifikimit dhe konfirmimit të tri investimeve të huaja shumë të rëndësishme. – Këto investime do të sjellin mbi 1.500 vende të reja pune “Njëra është në sektorin e industrisë automobilistike – turke, njëra në sektorin e industrisë së teknologjisë së lartë – gjermane dhe njëra në sektorin e farmacisë – greke”, tha Mickoski. Ai shtoi se këto…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (25.12.2025) në orën 20:18 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të RMV-së, oficerët e policisë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin “Fiat” me targa kombëtare zvicerane, të cilin ai e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, me origjinë nga periudha të ndryshme kohore. “Personi u ndalua në stacionin policor dhe prokurori publik u njoftua për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore. Rasti ka ndodhur në rrugën “B”, në Prishtinë. “Rruga ‘B’, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Pensionistët dhe familjet e tyre do të marrin mbështetje më të madhe financiare në momentet më të vështira. Bordi Drejtues i Fondit Pensional të Republikës së Maqedonisë ka vendosur të rrisë kompensimin në rast vdekjeje nga 35.000 në 40.000 denarë, në përgjigje të kostove në rritje të shërbimeve të varrimit dhe presionit të shtuar social mbi këtë kategori qytetarësh. Vendimi, i iniciuar nga Organizata e Regjistruar për Fondin e Solidaritetit, parashikon pagesën e një shume më të lartë në rast të vdekjes së përfituesit të pensioneve, ndërsa zbritja mujore nga pensionet për fondin e solidaritetit do të rritet nga 140…

Lexo më Shumë

Rritja reale e parashikuar prej 3.8% për vitin 2025 është realisht e arritshme. Të ardhurat tatimore do të realizohen sipas planit, dhe dixhitalizimi është faktori kyç në rritjen serioze të shpenzimit efikas të parave buxhetore, thotë Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për revistën mujore “Ekonomia dhe Biznesi”. “Rritja reale e parashikuar për vitin 2026 është 3.8% dhe besoj se është realisht e arritshme. Por, sigurisht, ne po e monitorojmë situatën në nivel global dhe po marrim parasysh të gjitha rreziqet. Kjo është arsyeja pse buxheti për vitin 2026 nuk është parashikuar me një skenar optimist, por do…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi buzë rrugës. [embedded content] Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç. Burime bëjnë me dije se ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. aksident ne lushnje Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor dhe patrulla të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve…

Lexo më Shumë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak. “Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e kësaj të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës. Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut. Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

Lexo më Shumë

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda…

Lexo më Shumë