Author: almakos

Dëmtimi i rëndë në tubacionin kryesor 1000 mm ka lënë Vlorën pa furnizim me ujë prej tre ditësh, duke e bërë situatën tepër të vështirë për qytetarët. Prova e kryer një ditë më parë nuk ka dhënë rezultat dhe aktualisht po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me synimin që furnizimi të rikthehet gjatë pasdites. Kreu i Ujësjellësit Vlorë, Ermal Murati, thekson se për institucionet e rëndësisë së veçantë janë siguruar zgjidhje alternative, ndërsa ndërhyrja për riparimin përfundimtar vijon. “Kemi realizuar pjesërisht një zgjedhje, që dha sërish probleme. Qyteti sërish vuan furnizimin me ujë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve, avaria…

Lexo më Shumë

Një çati e një ndërtese banimi në Kumanovë, u shemb këtë mëngjes për shkak të erërave të forta. Mbetjet e çatisë përfunduan në një rrethrrotullim aty pranë, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut. Ekipet e policisë janë në vendngjarje duke siguruar zonën derisa të pastrohet. Sipas informacioneve të para nga SPB Kumanovë, në vendngjarje nuk ka asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, kur po mbahen zgjedhjet nacionale, janë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike në disa komuna. Ai tha se sipas raportit të orës 11:00 nga dhoma operative e KQZ-së, mungesë e energjisë elektrike është evidentuar në gjashtë qendra votimi që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, raporton Klankosova.tv. “Sipas raportit të orës 11:00 në dhomën operative të KQZ-së, janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi që i takojnë gjashtë komunave. KQZ e ka njoftuar…

Lexo më Shumë

Zjarr i rënë një ditë më parë në Fllakë të Durrësit ku u dogjën 8 autobusë është referuar në prokurori si aksidentale. Në një njoftim, policia e Durrësit sqaron se nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Mitrovicë, në kuadër të zgjedhjeve nacionale. Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe rolin vendimtar të votës në ndërtimin e së ardhmes së vendit. “Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhvllohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme të vendit. Duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi me kusht. Pra, në të gjithë vendin janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht. “Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova…

Lexo më Shumë

Një rast i dyshuar i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes është raportuar në Mitrovicë të Veriut, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, në intervalin kohor 18:55–18:59, ku dy persona ankues kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar presion në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare. Lidhur me rastin, autoritetet policore kanë njoftuar prokurorin kompetent, ndërsa veprimet hetimore janë në vazhdim për trajtimin e mëtejmë të rastit. “CENIM I PËRCAKTIMIT TË LIRË TË VOTUESVE & KANOSJE Mitrovicë Veri 27.12.2025, 18:55-18:59. Dy ankues kanë raportuar në lidhje…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim drejtorin dhe disa specialistë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas organit të akuzës është provuar se të pandehurit kanë vepruar dhe mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe auditimeve të brendshme të Ministrisë së Mjedisit. Hetimet kanë zbuluar se drejtori dhe specialistët e agjencisë kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë. Bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. “Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap”.

Lexo më Shumë

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë votuar gjatë javës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lexo më Shumë