Gjykimi për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan vazhdon sot në sallën e gjyqit në Idrizovë të Gjykatës Themelore Penale në Shkup. Seanca e sotme dëgjimore është planifikuar të përfshijë dëshmi nga përfaqësuesit ligjorë të palëve të dëmtuara në këtë rast. Në seancën e mëparshme, me kërkesë të Prokurorisë, dëshmoi pronari i një kompanie pranë diskotekës. Ai foli për rinovimin e objektit nga perspektiva e tij si fqinj, si dhe për natën tragjike kur “Pulse” u përfshi nga zjarri. Më parë, mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Nacev, në fjalën e tij hyrëse, tregoi se gjatë procedurës do të vërtetohej se…
Author: almakos
Shqipëria përjetoi ngjarje të jashtëzakonshme gjatë vitit që po lëmë pas, përfshirë vendosjen para drejtësisë të dy prej politikanëve më të fuqishëm të vendit në detyrë, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, duke shënuar rekorde të reja në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimin e saj të ri, Chris LaCivita, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump, si kartë suksesi për zgjedhjet. Politikani Erion Veliaj, i cili gjerësisht konceptohej si një trashëgimtar potencial i pushtetit të Edi Ramës,…
23:10 | 28 Dhjetor 2025D.HSateliti i parë malazez “Luča” është lansuar me sukses në orbitën e ulët të Tokës (LEO). Kështu ka bërë të ditur drejtori i organizatës së Kërkimeve Hapësinore të Malit të Zi (MSR), Filip Joviçeviq, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi. Mali i Zi, thekson ai, shkroi një kapitull të ri në historinë e tij teknologjike dhe shkencore me këtë akt. Më parë, u njoftua se sateliti do të lansohet nga një raketë Soyuz, nga Kozmodromi Vostochny, pranë kufirit të Rusisë dhe Kinës. “Ky sukses historik është rezultat i dëshirës, këmbënguljes, njohurive dhe punës së madhe, por mbi të…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka dalë në konferencë për shtyp pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si historik dhe duke ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës. Kurti ka deklaruar se kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit, duke theksuar se rezultatet preliminare tregojnë se ajo mund të tejkalojë edhe fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit. “Më 28 dhjetor 2025 fitoi populli i Kosovës dhe Republika. Kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit. Rezultati na tregon qartë se duhet të ecim përpara…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas protestës së qytetarëve të Vlorës, të cilët prej katër ditësh janë pa furnizim me ujë të pijshëm. Në një deklaratë publike, Balliu akuzon qeverinë se po injoron një emergjencë që prek mijëra banorë, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i kushtoi asnjë vëmendje situatës gjatë daljes së tij të fundit publike. Sipas tij, qeveria është e përqendruar në mbrojtjen e vetes dhe jo në zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve. Balliu thekson se shqiptarët po përballen me mungesë shërbimesh bazë dhe humbje të shpresës, ndërsa pushteti, sipas tij, merret…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas protestës së qytetarëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm. Zhupa kritikon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila sipas saj u ka thënë qytetarëve se në vend të ankimit për mungesën e ujit, mund të lahen me shampanjë. Deputetja u shpreh: “Ju lumtë protestuesve vlonjat, plot dinjitet dhe qytetari”, duke mbështetur kërkesën e qytetarëve për shërbime minimale dhe respekt të të drejtave të tyre. [embedded content]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, ku deri më tani janë numëruar rreth 41% e votave në nivel vendi. Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! prin me 48.79% të votave të numëruara deri tani, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj partive të tjera. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13.85% të votave të deritanishme. Koalicioni AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.73%, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.26%…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë. Sipas KQZ-së, rezultatet po publikohen gradualisht pas përfundimit të procesit të numërimit në vendvotime, ndërsa të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare të institucionit. Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht i qetë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, përfshirë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Në Kosovë të drejtë vote kishin…
Qytetarët e Vlorës dolën sot në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, që vazhdon prej tre ditësh në qytet. Dhjetëra banorë u mblodhën para Teatrit “Petro Marko”, pikërisht në kohën kur Bashkia po organizonte një festë për punonjësit e saj. [embedded content] Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke brohoritur “Poshtë qeveria!” dhe duke kërkuar ujin që u mungon prej ditësh. Situata u tensionua edhe me policinë e vendosur për të mbrojtur ambientet e teatrit, ndërsa qytetarët tentuan të ndërpresin shfaqjen e festën e Bashkisë, duke u futur brenda në teatër me brohoritje…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë. Sipas KQZ-së, rezultatet po publikohen gradualisht pas përfundimit të procesit të numërimit në vendvotime, ndërsa të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare të institucionit. Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar kryesisht i qetë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, përfshirë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Në Kosovë të drejtë vote kishin…
Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in e PIPOS për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura sot në Kosovë. Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me 44.1 për qind. Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me 23.9 për qind. Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me për qind. Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me për qind.
Qyteti i Vlorës vijon të jetë pa ujë të pijshëm për disa ditë, ndërsa dhjetëra qytetarë kanë dalë mbrëmjen e sotme në një protestë përpara Teatrit “Petro Marko”, për të shprehur pakënaqësinë ndaj pushtetit lokal dhe qendror. Qytetarët janë mbledhur pikërisht aty, ndërsa bashkia po zhvillonte një festë fundviti për punonjësit e saj. Në duar mbanin pankarta dhe brohoritnin “Duam ujë”, ndërkohë që situata u tensionua kur disa prej tyre u përplasën me policinë që ruante ambientet e teatrit. Protesta e qytetarëve pasqyron indinjatën për mungesën e ujit dhe për mosveprimin e institucioneve për zgjidhjen e problemit.

