Author: almakos

Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” i përbërë nga LR PDSH, partia UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit, sonte ka qëndruar në qytetin e Kumanovës, ku para kumanovarëve ka prezantuar platformën politike. Të pranishmëve iu drejtua kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, Isuf Seferi, i cili tha se të fitosh zgjedhjet dhe të jesh në pushtet, e të mos e materializosh këtë, kjo flet se nuk ke aftësi për të udhëhequr me shqiptarët, ndërsa sipas tij, me ‘Aleancën për shqiptarët’, kjo do të ndryshojë, raporton SHENJA. Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës zgjedhore, Nexhmedin Sadiku, i cili tha se…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka pasur tubim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka shpalosur platformën e saj zgjedhore. Para të pranishmëve foli kryetari i Shtabit zgjedhor të kësaj partie, Bekim Neziri, i cili tha se shqiptarët duhet të rrethojnë numrin 3, nëse duan të jenë fitimtarë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia e tij ka merita historike për shqiptarët e Maqedonisë, duke përmendur mes tjerash edhe sheshin dhe përmendoren e Isa Boletinit në Saraj. Publikut iu drejtua edhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 1, Artan Grubi, i cili tha se kryetarit të BDI-së,…

Lexo më Shumë

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone të cilët kishin organizuar një pritje madhështore për përfaqësuesit e koalicionit ‘Rilindjes me BESË’. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti, u bëri thirrje kërçovarëve që më 11 dhjetor të rrethojnë numrin 10, për ta ndëshkuar, siç tha ai, politikën e korruptuar dhe destruktive të BDI-së. Ndërsa, kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi ka platformën që ofron zgjidhje për…

Lexo më Shumë

Paraqitja në Kumanovë kundër vullnetit të qytetarëve dhe insistimi me forcë ishte hap i gabuar i BDI-së për ta çuar me çdo kusht Ali Ahmetin në Kumanovë. Kështu vlerësojnë analistët politik në vend, të cilët potencojnë se kjo më së miri u dëshmua të shtunën. Analisti Isen Saliu thotë se insistimi për shkuar me çdo kush përkundër mungesës së disponimit për të pritur BDI-në dhe udhëheqësinë e saj në Kumanovë, është hap që do të ketë kundërefekt për këtë parti. “Ishte një skenë që vërehet vetëm në shtetet e prapambetura dhe në shtetet diktatoriale të Azisë që, krijon një imazh…

Lexo më Shumë

Në mungesë të rezultateve të mirëfillta në 12 vite qeverisje, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sërish është kthyer të flasë për përmendoret e Skënderbeut e Isa Boletinit, të cilat i ka vendosur në qendër të fushatës së tij. Më bën krenar se gjaku i prindërve të tyre, nuk do thahet e nuk do lahet sepse qëndron në këtë flamur. Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu aty në Shkup, në Shkupin e vjetër, siç ruhet nga Hasan Prishtina e Isa Boletini”, ka deklaruar Ahmeti nga Kumanova. Por, madje edhe këto projekte me të cilat lavdërohet Ali Ahmeti, janë akoma…

Lexo më Shumë

Dy partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI janë partitë e vetme të cilat kanë injoruar iniciativën e Lëvizjes Evoguerilla për nënshkrimin e një memorandum me të cilin partitë angazhohen se pas marrjes së mandatit do të gjejnë zgjidhje për deponitë e egra në Tetovë, do të shndërrojnë në park nacional kazermën e Tetovës, pas mbylljes së saj dhe nuk do të lejojnë rihapjen e Jugohromit pa vendosjen e filtrave. Këtë deklaratë e kanë nënshkruar vetëm Lëvizja Besa, PDSH, Aleanca për Shqiptarët dhe PPD. LSDM-ja opozitare nuk ishte e pranishme në aktin e nënshkrimit, por nga kjo parti dhe nga…

Lexo më Shumë

Anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” i nxjerr BDI-në dhe Lëvizjen Besa shumë afër në tabelën e vlerësimeve nga qytetarët. Sipas sondazhit që u publikua sot, BDI rezulton me mbështetje prej 4.8 për qind tek qytetarët, ndërsa koalicioni “Rilindje me BESË”, mbështetet nga 3.2 për qind e të anketuarve. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Në taborin maqedonas, sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE gëzon mbështetje prej 27.8 për qind ndërsa LSDM 16.2 për qind. Sipas këtij hulumtimi, edhe numri i të papërcaktuarve është i lartë edhe atë 13.1 për qind. Në pyetjen…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor zgjodhi ushtruesit e detyrës së drejtuesve të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe Gjykatës Supreme. Tatjana Mihajllova është caktuar ushtruese detyre në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ndërsa Snezhana Bajlozova në Gjykatën Supreme. Kjo pasi sot u mbaroi mandati Vlladimir Pançevskit dhe Lidija Nedellkovës. Në pamundësi për të bërë zgjedhje të rregullta për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ushtruesit e detyrës do të mbajnë funksionin deri pas 11 dhjetor kur duhet të caktohet datë për zgjedhje të reja për kryetarët e Themelores dhe Supremes. Kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski kujtoi se po vijon vlerësimi i jashtëzakonshëm i Lidija Nedellkovës dhe…

Lexo më Shumë

Paraqitjen e dukurisë së kërcënimeve ndaj intelektualëve dhe zërave kritik, siç ishte rasti i fundit ndaj Ai Pajazitit, sociologët e sqarojnë si frikë që paraqitet kur ndjehet rreziku i humbjes së pushtetit. Sipas tyre, kjo është një çmenduri e pushtetit për arsye se kërcënohet një intelektual i cili në asnjë mënyrë nuk është i inkuadruar drejtpërsëdrejti në politikë. Në këtë drejtim, sociologu, Alajdin Demiri vlerëson se kërcënimet e BDI-së ndaj intelektualëve vijnë si pasojë e frikës të kësaj partie për pasojat pas rënies nga pushteti. Demiri thotë se ata e dijnë çfarë krimesh kanë bërë çfarë dënimesh i presin dhe…

Lexo më Shumë

Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore me qëllim të respektimit të afateve për zbatimin e zgjedhjeve, si dhe masat tekniko-organizative për parandalimin e parregullsive eventuale, kumtoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në pritje të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen të dielën. Lupka Guguçevska e KSHZ-së në konferencë shtypi njoftoi se fletëvotimet dhe certifikatat e listës zgjedhore janë në fazën e përgatitjes për t’u shtypur dhe se do të dorëzohen në komisionet komunale zgjedhore në afatin e paraparë në Kodin Zgjedhor. “Për herë të parë në këto zgjedhje, certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe…

Lexo më Shumë

Në prag të Zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor 2016, Lëvizja “Eco Guerilla” i ka dërguar një thirrje partive politike që garojnë në Njësinë Zgjedhore 6. Në këtë dokument që u nënshkrua nga disa parti që garojnë në këto zgjedhje kërkohet që deputetët të cilët do zgjidhen për të shërbyer në mandatin e ardhshëm të angazhohen që në 6 muajt e parë të punojnë në tre pika kryesore sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit jetësor, njofton përmes kumtesës BESA. “Shqetësimet përfshijnë zgjidhjen e përhershme të problemit me deponitë në Tetovë dhe më gjerësisht në…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE dhe BDI ishin dy partitë e vetme të cilat kanë bojkotuar nënshkrimin e deklaratës së iniciuar nga lëvizja EcoGuerila në të cilën partitë duhet të deklarohen për tre pika që sigurojnë mbrojtjen e ambientit në rajonin e Tetovës dhe Pollogut. Deklaratën e cila parasheh zgjidhjen e problemeve me deponitë në rajonin e Pollogut, shndërrimin e kazermës në park të gjelbërt, të sigurojnë që nuk do të lejojnë hapjen e Jugohromit pa filtra dhe të zgjidhin statusin e punëtorëve të këtij kombinati, e nënshkruajtën vetëm përfaqësues të koalicionit “Rilindje me Besë”, “PDSH”, “Aleanca për shqiptarët”, “PPD” dhe LSDM. Këta…

Lexo më Shumë