Politologu Muhamed Jashari ka elaboruar termin “Euroaziatik”, të cilin dita ditës me të madhe po e përmendin udhëheqësit e BDI-së, mbi gjitha Artan Grubi, duke thënë se “disa forca apo parti euro-aziatike po e dëmtojnë votën shqiptare”. Mirëpo ai asnjëherë nuk ka elaboruar (apo nuk di?!) se çfarë në fakt nënkupton me këtë term. Nga këtu si duket politologu Jashari ka vendosur për një leksion gratis për Grubin mbi kuptimin e këtij termi. Ja dhe postimi i tij i plotë në rrjetin social facebook: Parti EuroAziatike” ç’është kjo!? Euroazia nuk përfshinë vetëm vendet aziatike. Në “Tabelën e Madhe të Shahut”…
Author: almakos
Edhe anketa e publikuar nga instituti “Pavel Shatev” tregon se BESA po afrohet me përmasa serioze BDI-së dhe gjasat janë të mëdha që ajo të del fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Anketa thotë se BDI ka mbështetje prej vetëm 4.8 për qind, ndërsa për koalicionin “Rilindje me BESË”, mbështetjen kanë dhënë 3.2 për qind nga të anketuarit. PDSH ka rejting prej 2.3 për qind ndërsa “Aleanca për Shqiptarët” 1.5 për qind. Sipas hulumtimit numri i të papërcaktuarve është 13.1 për qind. Anketa është realizuar në periudhën prej 30 nëntorit deri 2 dhjetor. Në taborin maqedonas sipas “Pavel Shatev”, VMRO-DPMNE…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Kumanovës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne jemi sonte në Kumanovë jo që të kërkojmë votën tuaj, por diçka më shumë se aq: që ta kthejmë besimin te vlerat tona si Rexhije Xheladini, tek ata që flijuan çdo gjë për popullin e vet duke mos kërkuar asgjë si shpërblim. Kumanova gjithmonë ka qenë peshorja më e saktë e krenarisë…
Keqpërdorimi i fëmijëve nga ana e BDI-së dhe Ali Ahmetit nëpër tubime parazgjedhore nuk ndalet edhe përkundër thirrjeve të organizatave joqeveritare dhe atyre ndërkombëtare për të mos keqpërdorur fëmijët në tubime parazgjedhore. Pas tubimeve të njëpasnjëshme ku kishte disa fëmijë që e prisnin Ahmetin, kulmi është arritur sonte në Tearcë ku në sallë, duken një grup më i madh i fëmijëve të veshur me rekuizite partiake duke argëtuar me këngë, mes të cilave edhe himnin e partisë, dhe vallëzime krerët më të lartë dhe kandidatët e BDI-së për deputetë. Ata dirigjohen edhe nga dy këngëtarë të cilët i shtyjnë fëmijët…
Atmosfera në sallën ku po mban tubimin koalicioni “Rilindje me BESË” u ndez në momentin kur bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 2 Afrim Gashi, përmendin emrin e zonjës Rexhije Xheladinit, e treta në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit, e cila, siç dihet ka vuajtur tre vite burg për çështjen shqiptarë, duke mbrojtur të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe. “Në kohën kur thyhej dhe luftohej arsimi shqip, ajo dilte në ballë të atyre protestave dhe ju thoshte forcave policore maqedonase: kush e ka këtë të drejtë të ma ndaloj arsimin në gjuhën time amtare. Ajo është…
Afrim Gashi, bartës i Listës në njësinë zgjedhore numër 2, para kumanovarëve u drejtua atyre që ende nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë , atyre që pritet të votojnë për ndonjë partie tjetër, duke ju thënë se në momentin kur të gjenden para fletëvotimeve të mendojnë se janë para Zotit, ngase me votën e tyre mund të legjitimojnë rastet e dhimbshme për shqiptarët: si “Lagjja e Trimave, “Monstra”, “Sopoti”. “Momentin kur të shkoni dhe gjendeni para fletëvotimit, mendoni se jeni para Zotit, a jua mba zemra ta votoni dikë që e ka bërë lagjen e Trimave. Të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë, nuk foli asnjë fjalë për statusin e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, por riktheu në retorikën e tij përmendoret e Skënderbeut, Hasan Prishtinës dhe Isa Boletinit. Ahmeti duke mos dhënë asnjë zgjidhje për statusin e dëshmorëve, tha se gjakun e tyre do ta ruajnë përmendoret e vendosura, të cilat i ka përdorur në retorikën parazgjedhore të të gjitha zgjedhjeve. “Më bën krenar se gjaku i prindërve të tyre, nuk do thahet e nuk do lahet sepse qëndron në këtë flamur. Qëndron i freskët dhe ruhet mu nga Skënderbeu…
Kantonizimin dhe federalizmin të cilin e përmend Gruevski, gjendet vetëm në kokën e tij. Kështu është shprehur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Zaev thotë se në vend të këtyre, do të ketë konfiskim të pasurisë së vjedhur. I pyetur nëse me hapjen e çështjes së gjuhës, i ka dhënë VMRO-së shkas që të ketë një retorikë nacionaliste, Zeav thotë se edhe nëse nuk hapej kjo temë, sërish VMRO do të kishte të njëjtën retorikë. “Ndoshta unë jam dhënë arsye, por edhe në qoftë se unë nuk jepja ndonjë arsye, ata sërish do të…
Tubimi i BDI-së në Kumanovë dhe paraqitja e Ali Ahmetit me forca policoreka irrituar edhe më tepër shqiptarët e Kumanovës. Banorët e thonë se nga autoblindat e djeshme kanë mbetur të trishtuar, ndërsa thonë se Ahmeti tashmë vepron si funksionarët e Serbisë kur shkonin në Kosovë. “Sikur në kohën e Millosheviqit kur vijshin kryetarët serb nëpër Kosovë, kur shkojshin me autoblinda, edhe Ali Ahmeti ashtu ma merr mendja, s’ka kurrnifar legjitimiteti, se di qysh ka ftyrë me ardh në Kumanovë. Ka bo shumë të këqija në Kumanovë për me e marrë votën, s’ka legjitimitet BDI për me e kërkuar votën”,…
“Do të përfundosh në gepekun e makinës”, është kjo përmbajtja e një prej shumë mesazheve kërcënuese të cilat mbrëmë i janë adresuar profesorit universitar Ali Pajaziti, përmes telefonit. Pajaziti tha se këto metoda makabre, të ulëta dhe të pista, me gjasë vijnë nga qarqe të errëta të cilëve nuk u konvenon zëri i tij kritik, ndaj dukurive negative. Por ai shtoi se me një gjë të tillë, ata vetëm krijojnë një imazh të vetin dhe tregojnë se në çfarë humnere janë duke shkuar. “Mbrëmë ne ora 20:47 mora 16 porosi, apo mesazhe me përmbajtje kërcënuese për personalitetin tim fizik, ku…
Shqipëria e Kosova nuk e luajnë rolin që realisht u takon si shtete, thotë profesori Milazim Krasniqi, në shkrimin e tij për revistën SHENJA, ku thekson se shqiptarët në Maqedoni duhet të fokusohen si subjekt i aftë që të mbrojnë veten dhe interesat e veta brenda shtetit sllavomaqedonas. “E pakta që duhet të bëjnë është të mos lejojnë manipulimin e mëtejshëm të interesave të tyre nga Shqipëria, e cila i dëmton duke luajtur rolin e “faktorit stabilizues” për hesapin e vet. Por, duhet ta forcojnë organizimin e vet edhe në drejtim të Kosovës, që të mos u vijnë prej andej…
Gjatë tubimit të mbrëmshëm të koalicionit “Rilindje me Besë” në komunën e Vrapçishtës, fjalim para të pranishmëve pati edhe profesori universitar nga SHBA-të, Rufat Alili. Ai tha se nëpërmjet Prokurorisë Speciale, bashkësia ndërkombëtare ka hapur një proces të spastrimit të krimit. Për t’u përmbyllur ky proces, vendimtare sipas Alilit është vota për koalicionin “Rilindje me Besë”. Duke folur për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, i cili pohon se ka në kokë integrimin evropian dhe hallin e shqiptarëve, profesori Alili tha se ne shumë bukur e pamë se ato kishin hallin e milionave të tyre, e jo hallin e popullit shqiptar.…

