Atmosfera në sallën ku po mban tubimin koalicioni “Rilindje me BESË” u ndez në momentin kur bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 2 Afrim Gashi, përmendin emrin e zonjës Rexhije Xheladinit, e treta në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit, e cila, siç dihet ka vuajtur tre vite burg për çështjen shqiptarë, duke mbrojtur të drejtën e arsimimit në gjuhën shqipe.
“Në kohën kur thyhej dhe luftohej arsimi shqip, ajo dilte në ballë të atyre protestave dhe ju thoshte forcave policore maqedonase: kush e ka këtë të drejtë të ma ndaloj arsimin në gjuhën time amtare. Ajo është zonja Rexhije. Epo si mos të ndjehesh i rrëqethur dhe me barë të rëndë kur pas teje në listë ke njerëz të tillë, sidomos zonjën Rexhije e cila aq shumë ka bërë për shqiptarët dhe ka vuajtur tre vjen burg për çështjen shqiptare në Maqedoni”, tha Afrim Gashi, ndërsa në ato momente u elektrizua atmosfera në sallën e stërmbushur ku po mbahet tubimi i koalicionit “Rilindje me BESË”.