VMRO DPMNE dhe BDI ishin dy partitë e vetme të cilat kanë bojkotuar nënshkrimin e deklaratës së iniciuar nga lëvizja EcoGuerila në të cilën partitë duhet të deklarohen për tre pika që sigurojnë mbrojtjen e ambientit në rajonin e Tetovës dhe Pollogut. Deklaratën e cila parasheh zgjidhjen e problemeve me deponitë në rajonin e Pollogut, shndërrimin e kazermës në park të gjelbërt, të sigurojnë që nuk do të lejojnë hapjen e Jugohromit pa filtra dhe të zgjidhin statusin e punëtorëve të këtij kombinati, e nënshkruajtën vetëm përfaqësues të koalicionit “Rilindje me Besë”, “PDSH”, “Aleanca për shqiptarët”, “PPD” dhe LSDM. Këta të fundit nuk arritën në kohë të marin pjesë në aktin e nënshkrimit por nga LSDM dhe Ecoguerilla konfirmuan se edhe partia e Zaevit ka pranuar deklaratën, por janë vonuar për arsye objektive. Nga Ecoguerila thanë se bojkoti i partive në pushtet le të kuptohet se cili është qëndrimi i partive në pushtet ndaj këtij problemi me të cilin ballafaqohen qytetarët e Tetovës me rrethinë ndër vite. /SHENJA/
Data 25.04.2024
Aktuale
- Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!
- Sela: Arben, kthehu tani në profesionin e mjekut
- Numërohen 100% e votave në komunë e Bogovinës
- Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas
- Kovaçevski: Është e qartë se njerëzit na ndëshkuan, presim rezultate më të mira në raundin e dytë
- Pas Kiarës, Luizi bën urimin e veçantë për Nëna Letën
- Mickoski: Urova Taravarin për rezultatin, të mos lejojmë BDI në rrethinë e dytë të bëj rezultat të mirë
- Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero