Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone të cilët kishin organizuar një pritje madhështore për përfaqësuesit e koalicionit ‘Rilindjes me BESË’. Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti, u bëri thirrje kërçovarëve që më 11 dhjetor të rrethojnë numrin 10, për ta ndëshkuar, siç tha ai, politikën e korruptuar dhe destruktive të BDI-së. Ndërsa, kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, në këtë tubim ka theksuar se ky koalicion do të dalë fitimtarë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi ka platformën që ofron zgjidhje për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni.
“Premtimet e politikanëvë të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përseritje të historisë së vjetër! Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytezuar, të nëpërkembur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndeshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive. Ejani së bashku më 11 dhjetor ta kurorëzojmë fitoren e “Rilindje me BESË”, duke rrethuar numrin 10-të! Kjo është e vetmja mundësi për ta ndeshkuar politikën klanoro-sunduese dhe për të sjell në drejtim një politikë të përgjegjëshme udhëheqëse, shërbyese të popullit! O sot, o kurrë!”, deklaroi Arben Labënishti, bartës liste në njësinë e pestë zgjedhore nga koalicioni ‘Rilindje me BESË’.