Author: almakos

Ankimimi i radhës nga Lëvizja BESA ka të bëj me parregullsitë e vërejtur në vendvotimin 2339, në fshatin Orllancë të Haraçinës. Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA tha se anëtari i Këshillit Zgjedhor ka fotografuar faqe Listën Zgjedhore dhe të njëjtën e ka dërguar jashtë vendvotimeve. “Publikisht është bërë agjitim për kë duhet votuar para vendvotimit. Vazhdimisht është bërë presion ndaj votuesve në korridoret ndërsa këshilli zgjedhor nuk ka ndërmarr asgjë. Përfaqësuesit e tanë kanë insistuar në lidhje me këto parregullsi por kryetari i Këshillit zgjedhor nuk i ka marrë parasysh këto vërejtje”, ka thënë Sejdiu i BESËS. Anëtarët e KSHZ-së,…

Lexo më Shumë

Ankimimi i radhës i Lëvizjes BESA ka të bëjë me vendvotimin 2340 në fshatin Grushinë. Siç tha anëtari i BESËS, Blerim Sejdiu,  në këtë vendvotim nuk janë vendosur vula në disa fletëvotime të cilat janë shpallur të pavlefshme si dhe është votuar në mënyrë familjare. Anëtari i BDI-së, Subhi Jakupi ishte i ashpër në kërkesat që të mos hapen kutitë e votimit, ndërsa në një moment për shkak të debatit u ndërpre edhe seanca. Më pas seanca vazhdoi ndërsa shtatë vota ishin kundër dhe dy pro. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ndërpritet seanca e KSHZ-së për shkak se Subhi Jakupi anëtarë i BDI-së në KSHZ ka kundërshtuar ashpër kërkesë për hapjen e kutisë së votimit në Haraçinë për të konfirmuar nëse fletëvotimet kanë vulë ose jo, ashtu siç obligon Kodi Zgjedhor. Jakupi kundërshton ashpër këtë kërkesë dhe këtu krijohet një polemik mes anëtarëve të KSHZ-së, ndërsa më pas Çiçakovski jep pauzë prej 5 minuta. Polemika ka vazhduar edhe në korridor. KSHZ by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social ka shkruar se shqiptarëve sot u rrezikohet një deputetë për shkak se “argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në” Ja dhe postimi i tij i plotë: “Edhe sot vazhdon argatllëku për VMRO-në… Shqiptarëve sot u rrezikohet një deputet për shkak se argatët shqiptarë të VMRO-së në KSHZ janë të angazhuar t’i luftojnë shqiptarët dhe ta mbrojnë VMRO-në. Më vjen keq që edhe ata e quajnë veten shqiptarë! Turp!”

Lexo më Shumë

Ankimimi i dytë i Lëvizjes BESA ka të bëj me vendvotimet 1119/1 dhe 1120  në komunën e Likovës Sipas Blerim Sejdiut nga Lëvizja BESA në këto vendvotimet “ka pasur votim familjar, kanë votuar shumë persona njëkohësiht, është votuar jashtë paravanit, është bërë presion i vazhdueshëm mbi votuesit dhe agjitim publik. Kemi kontaktuar KSHZ-në në lidhje me këto shkelje, kështu që vlerësoj se KSHZ është e njoftuar me këtë rast”, tha Sejdiu nga BESA. Anëtarët e KSHZ-së votuan 2 për dhe 7 kundër. /SHENJA/

Lexo më Shumë

KSHZ- diskutoi për ankimimin e parë të BESËS në vendvotim 2333/1 në Haraçinë, për të cilin nga BESA thonë se është bërë presion mbi votuesit, janë bartë votues edhe pse ata nuk kanë kërkuar një gjë të tillë dhe vërejtje të tjera. Blerim Sejdiu nga BESA tha se vërejtjet e tyre të regjistruar nga vëzhguesit e kësaj partie janë të noterizuar. Me 7 vota kundër dhe 2 për u refuzua ankimimi i BESËS për vendvotimin 2333/1 në Haraçinë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

KSHZ  me gjysmë orë vonesë e filli seancën në të cilën do të shqyrtoj ankimimet e LSDM-së dhe BESËS/ Anëtarët e KSHZ-së njëzëri u dakorduan që ankimimet të shqyrtohen sipas kohës kur janë dorëzuar, së pari ato të BESËS e më pas ato të LSDM-së. Komisioni para se të vendos për ankimimet vërteton nëse është i dorëzuar sipas procedurave formale. Kryetari I KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski dha 10 minuta pauze për arsye se përfaqësuesi i Lëvizjes BESËS nuk ishte prezentë në sallë. Në çdo moment pritet që séance të rifilloj ku pritet që përfaqësuesi i BESËS të arsyetoj ankesat e tyre.…

Lexo më Shumë

Në orën 11:00 KSHZ-ja pritet të mbaj seancë ku do të diskutoj në lidhje me ankimimet e partive politike LSDM dhe BESA për sa i përket parregullsive të vërejtur nga këto parti në zgjedhjet parlamentare. Rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, janë duke u vendosur rrethoja të  hekurta, pas paralajmërimeve se mund të ketë protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së. Për momentin nuk ka njerëz të grumbulluar përpara KSHZ-së. Policia është në gjendje gatishmërie.

Lexo më Shumë

Nga sot Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve. Njëkohësisht, do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarëve. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transakcionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë. Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës.

Lexo më Shumë

Koalicioni “Rilindje me Besë” nuk do të presë ofertë, por do të japë ofertë për përfshirje në Qeveri. Kështu tha nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, gjatë emisionit “Ora e Fundit”, në Klan Kosova. Ai tha se të enjten koalicioni “Rilindje me Besë” do të ketë mbledhje të kryesisë, ndërsa nga pasnesër do ta shpalosin këtë ofertë. Duke u përgjigjur në pyetjen për koalicionimin e mundshëm me partitë tjera, Ibrahimi tha se për VMRO-DPMNE-në, ‘vija e kuqe’ është vendosur shkaku i lidershipit të saj, duke theksuar se me Gruevskin nuk bëjnë koalicion. “Për VMRO-DPMNE është ‘vija e kuqe’ për shkak…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes “BESA”, Zeqirija Ibrahimi, tha se atyre u janë mohuar dy deputetë në zone zgjedhore numër dy dhe gjashtë. Sipas tij presin që pas ankimimeve atyre të ju rikthehen dy deputetët. “Është zbuluar një skandal i madh që ka bërë KSHZ, ku procesverbalet e këshillave komunale nuk përputhen me ato që kanë përfunduar më Këshillin Qendror, dhe ne së paku presim që të nxjerrim edhe dy deputetë, edhe atë një në njësinë numër dy, ndërsa  nuk përjashtohet edhe një në njësinë numër gjashtë”, ka deklaruar Ibrahimi.

Lexo më Shumë