Prokuroria e Posaçme ka shpërndarë reagimin e Komisionit Evropian, i cili përshëndeti punën e bërë nga SPAK, gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025. Përmes një postimi në rrjete sociale, SPAK ndan reagimin e KE në të cilën thuhet: Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij ë hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016. Postimi i plotë: Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës…
Author: almakos
Pasi Ministria e Punëve të Brebdshme dhe Doganat, të martën kanë zhvilluar një aksion në pikën kufitare Bogorodicë, autoritetet kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me sekuestrimin e 188.6 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Bogorodicë”. Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, i cili vizitoi sot pikërishtë këtë pikë kufitare, tha se dy persona si shoferë të kamionit, njëri nga Tetova, tjetri nga Kumanova, kanë tentuar të çojnë në Turqi marihuanën në vlerë të 707.000 eurove. Sipas drejtorit, kamioni me targa të Shkupit kishte hyrë në Maqedoninl e Veriut, përmes pikës kufitare “Bllacë” më 8 shkurt. BOBAN NIKOLLOVSKI, DREJTOR I DOGANAVE “Drejtoria…
Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë për çështjen e 12-vjeçarit Leo Sadiku, i cili humbi jetën disa javë më parë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Prokuroria e Korçës ka regjistruar kallëzim penal për rastin, pas denoncimit nga familja e të miturit të cilët kallëzuan mjekët e Korçës dhe të Tiranës për neglizhencë, me pasojë vdekjen e djalit të tyre. Arsyeja se pse Prokuroria e Korçës ka shpallur moskompetencë, është sepse vdekja e Leo Sadikut ka ndodhur në QSUT. Çështja tashma do t’i kaloje për hetim Prokurorisë së Tiranës.
Nga data 3 deri më 9 shkurt, sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë raportuar 2.880 raste të influencës apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, me një rënie prej 5,1% krahasuar me javën e kaluar. Siç thuhet në raportin e ISHP, 1552 persona janë të moshës 15-64 vjeç dhe 685 janë fëmijë nga 5 deri në 14 vjeç.Rastet më shumë të raportuara janë nga Shkupi, pasuar nga Strumica, Manastiri, Sveti Nikolla. Këtë sezon si të sëmurë janë regjistruar gjithsej 11.614 persona. Për atë nëse do t’i jepen rekomandime Komisionit për Sëmundje Infektive, drejtoresha e ISHP, Marija Andonovska, thotë se janë në…
Së fundmi ka bërë bujë daljet me modelen turke, Sezen Cifcioglu, shkruan Indeksonline. Ata kanë shkuar në Zvicër dhe po kalojnë disa ditë relaksi në Alpet zvicerane. Ishte modelja ajo e cila ka publikuar disa fotografi dhe video në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e Butrintit. Në bazë të këtyre fotove, duket se kemi edhe një konfirmim nga ajo për këtë lidhje të mundshme.
SPAK dhe KQZ do të bashkëpunojnë së bashku për të parandaluar dhe hetuar çdorast të dyshuar për krim zgjedhor. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një njoftimi në rrjete sociale, bën me dije se këto dy institucione do të rrisin praninë e tyre në terren tre muaj para 11 majit e deri në përfundim të numërimit të votave, si një mënyrë për të adresuar në kohë reale çdo problematikë të mundshme. “Një nga hapat konkretë në këtë drejtim është edhe krijimi i një sistemi të unifikuar të denoncimeve, ku qytetarët, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë do të mund të…
Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) këtë javë, nga data 10 deri më 12 shkurt, kryen 124 kontrolle të jashtëzakonshme në tregjet e mëdha në mbarë vendin, të cilat kanë rrjete supermarketesh, diskontesh dhe hipermarketesh.Gjatë kontrolleve u morën 47 vendime për mospërputhje të konstatuara dhe u shqiptuar 29 gjoba në një vlerë totale prej 82 mijë eurosh.Gjithashtu, u asgjësuan në mënyrë të sigurt 22,3 tonë ushqim i pasigurt, shumica prej të cilit mish. MARKETING
Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Mediat greke bëjnë me dije se në aksident humbi jetën 32-vjeçari Kosta Cerriku, ndërsa i plagosur mbeti një 26-vjeçar, kunati i vikitmës. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë ne Aitoloakarnania Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit. Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, dhe u përplas me një mur. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Ndërkohë që mësohet se viktima ishte sapomartuar.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim njoftojnë se sot (13.02.2025), me urdhër të kryetarit Ali Ahmeti, kanë nisur, siç thonë ata reformën gjithëpërfshirëse të partisë dhe procesin e vetingut. Njoftimi i plotë i BDI-së:Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftoi sot fillimin e një procesi të gjithanshëm reformash dhe vetingu brenda partisë, të udhëhequr nga kryetari i partisë Ali Ahmeti dhe kryesia e partisë. Kjo nismë nënvizon përkushtimin e BDI-së për qeverisje dhe integritet shembullor, duke vendosur një standard të ri për partitë politike në rajon. Si pjesë e strategjisë së reformës, BDI po zbaton mekanizma konkretë që synojnë rritjen e transparencës…
Egli dhe Krisa po diskutonin për videon e Gjestit dhe Xhenetës, të puthjes që ata dhanë kur ishin brenda shtëpisë së “BBV” në Kosovë. Egli: Ai momenti i puthjes së tyre në ekran të ngelet si imazh. Krisa: Mua më vrau kënga, ishte kënga e Ed Sheeran ne sfond. Egli: Me vërtet e ke ti? Krisa: Unë e dëgjova dhe mendova se e dëgjove edhe ti. Egli: Me të njëjtën këngë ka bërë me mua një skenë aktrimi dhe nga ana tjetër ti ke bërë një puthje të ndjerë me dikë tjetër. Krisa: U justifikua duke thënë është këngë dasmash.…
Kreu i PD-së, Sali Berisha foli sot jashtë Kuvendit të Shqipërisë për arrestimin e Erion Veliajt dhe akuzat që rendojnë ndaj tij. Berisha tha se Veliaj është një kopje e shpifur e kryeministri Rama. Më tej kreu i PD tha se sot ai do të paraqiste dhjetëra fatura blerjesh të Erion Veliajt, që Prokuroria i ka përjashtuar nga dosja. Berisha: Favoret që Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit janë të pakrahasueshme me lejet dhe vjedhjet e Ramës me lejet e ndërtimit. Vërtetë Arbri, vëllai i Erjonit është hajdut si vëllai i madh, por baxhanaku i Ramës është peshkaqen shumëfish i…
NGA SEJDO HARKA Sapo zbret në Sukën e Përmetit, vështrimi të ngulet lart në horizont, tej së cilës, si në muzg, të shfaqet maja e Taroninës, e cila nga larg i ngjan një trekëndëshi natyral me bukuri të rrallë, që duket sikur kërkon t’i bëjë karshillëk majave hijerënda dhe të ashpra të malit të Trebeshinës. Aty, nën këmbët e malit të Taroninës shtrihet Zhepova, një nga fshatrat më të mëdhenj dhe më prodhimtarë, jo vetëm të krahinës së Dëshnicës, por dhe të gjithë rrethit të Përmetit. Tokat e këtij fshati kanë shijen e mushtit të rrushit dhe erën e këndshme…