Aleanca për Shqiptarët sonte ka zhvilluar një tubim në qytetin e Strugës, ku u prit nga simpatizantët e këtij koalicioni. Në fjalën e tij para bashkëvendësve, Ziadin Sela falënderoi krerët e Aleancës për Shqiptarë, ndërsa duke folur për kundërshtarët e tij, ai tha se Struga nga viti 2013 është shpronësuar, nuk ka më pronarë, dhe se pronarë të Strugës janë “shqiptarët dhe zoti”. Duke iu drejtuar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, Sela tha se qëllimisht ka kandiduar në njësinë zgjedhore numër 6, për ta sfiduar atë. “Prandaj unë të sfidoj, të kam ardhur në njësinë zgjedhore numër 6 atje ku…
Author: almakos
Profesori universitar Ali Pajaziti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një person përmes telefonit. Ai madje ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet. Në një prononcim për televizionin Shenja, Pajaziti tha se bëhet fjalë për kërcënime nga nëntoka politike. “Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj…
Rilindje me BESË sonte u takua me banorët Vrapçishtës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Deri tash BDI-ja bëri çka deshi. Ajo shqiptarëve ua vodhi votën, e kërcënoi dhe e përbuzi popullin e vet vetëm që kështu t’ua plotësonte kërkesat dhe dëshirat punëdhënësve të saj – Gruveskit dhe Mijallkovit. Sa më shumë që krerët dhe funksionarët e BDI-së pasuroheshin, aq më shumë populli varfërohej. Dhe sa më shumë…
“Charlie Hebdo” godet sërish. Revista satirike franceze, e cila u bë më shumë e famshme pas sulmit terrorist të ISIS-it që vrau disa gazetarë të redaksisë së saj para më shumë se një viti në Paris, ka publikuar një kopertinë të dedikuar presidentit të ri amerikan. Në titullin kryesor “Duhet t’i besojmë atij butonin nuklear?”, mes të tjerash, lexohet: “Donald Trump, kandidati republikan racist, homofob, islamofob, intelektualofobik, latinofobik (dhe shumë të tjera), është bërë presidenti i 45 në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. 16 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)
Qindra qytetarët sot në Shkup, nëpërmjet një marshi paqësor, kanë përkujtuar viktimat e pafajshme të gjenocidit të Srebrenicës të ndodhur 21 vjet më parë. Kryetari i komunitetit kulturor të boshnjakëve në Maqedoni, Xhemal Bektoviç , duke folur mbi këtë marsh, ka thënë se masakra e tmerrshme e Srebrenicës, paraqet Holokaustin e dytë në Evropë. “Me këtë qëllim edhe ne u mblodhëm sot, që përmes këtij marshi të paqes të bëjmë thirrje për pajtim mes popujve, me idenë e valorizimit të drejtë të ngjarjeve historike ashtu që njerëzit të mos harrojnë atë që iu ka ndodhur, sepse zakonisht njerëzit të cilët…
Ndihmës sekretares amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, në vizitën e nesërme, sipas ekspertëve politik, pritet t’u jap edhe një porosi politikanëve në Maqedoni se implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos është kusht i domosdoshëm për daljen nga kriza. Megjithatë, gazetari Shpëtim Nuredini potencon se nuk është shumë optimist se pas porosive të znj. Nuland kriza do të gjejë shpejt zgjidhjen pasi ajo u shkaktua për një kohë tepër të gjatë. Sipas Nuredinit faktori ndërkombëtar ka një problem të shumfishtë në Maqedoni. “Po rezulton se problem nuk është vetëm qeveria e dyshuar vetëm qeveria për krim dhe korrupsion, një ndër problemet është…
Kolonat e gjata në pikat kufitare vazhdojnë të jenë fotografia e përhershme gjatë sezonit të verës, kur mërgimtarët kthehen në vendlindje. Përveç vapës ata i mundon edhe pritja nëpër pikat kufitare. Këtë vit ata ankohen shumë nga pritjet me orë të tëra në vendkalimet në Serbi dhe në Kroaci. “Pritje veç në kufi të Serbisë, këtu shkoi shpejt, tjetër kund nuk ka pasë”, thotë njëri nga qytetarët. “Në Slloveni, Kroaci, Serbi, kena prit shum, tepër.”, thotë një qytetar tjetër. Sa i përket pritjeve në vendkalimet kufitare në Maqedoni, mërgimtarët thonë se këtë vit kanë pasur më pak radhë. Në pikën…
Një peticion online ka filluar tashmë në Maqedoni për të kundërshtuar huamarrjen e paralajmëruar nëpërmjet euro-bondit në vlerë prej 650 milionë eurove. ”Jo për eurobondin” mban titullin ku peticion, përmes së cilit bëhet thirrje që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Maqedonisë të nënshkruhen kundër emetimit të këtij eurobondi. “Unë, qytetar i përgjegjshëm i Republikës së Maqedonisë, deklaroj se nuk e pranoj eurobondin e 650 milionë eurove që qeveria dëshiron ta emetojë dhe se nuk dua që ta kthej borxhin në vitet që vijojnë!“, thuhet në peticion. Në lidhje me vendimin për huamarrje të re, reaguan edhe partitë jashtëparlamentare shqiptare.…
Sa Euro-bonde ka dhënë deri më tani Maqedonia, në sa borxhe ka hyrë nëpërmjet tyre dhe sa kamatë ka paguar për to? Euro-bondi i parë është dhënë në vitin 2005, me vlerë prej 150 milionë euro, me kamatë prej 4.625%, në periudhë 10 vjeçare. Këtij borxhi Maqedonia I ka paguar 69 milionë euro kamatë. Euro-bondi i dytë është dhënë në vitin 2009, mu në mes të krizës globale ekonomike. Atëherë Maqedonia hyri në borxh 175 milionë euro, për pesë vjet, me kamatë prej 9.875%. Për këtë borxh kemi paguar kamatë prej 86 milion eurosh. Euro-bondi I tretë është dhënë në…
Eurobondin prej 650 milionë euro të cilin e merr Qeveria si hua, qytetarëve do t’u kushtoj 1 miliardë euro edhe do të ndikojë edhe në rritjen e tatimeve në vend. Kështu deklaron ish-guvernatori Petar Goshev. Ai për Televizionin SHENJA vlerëson se më e keqja e gjithë kësaj është që paratë do të menaxhohen nga pushteti për aktivitete kriminale. “Popullit do t’i kushtojë kjo 1 miliard euro, për shkak se së paku 300 milionë euro do të jetë kamatë, kështu që për ato 650 milionë euro, qytetarët do të paguajnë së paku 300 milion euro kamatë. Do të thotë afrohemi afër…
Komuna e Gazi Babës në Shkup ua ndalon të punësuarve të saj të flasin në gjuhën shqipe. Rastin në fjalë e ka paraqitur Ajet Rexhepi, i punësuar në këtë komunë, i cili thotë se iu është ndaluar nga shefja e sektorit të komunikojë në gjuhën shqipe me kolegun e tij shqiptar qoftë edhe në komunikim joformal. Rexhepi për këtë rast është ankuar në Komisionin për Anti-Diskriminim, megjithatë përgjigjja që ka marrë nga ky komision është se në këtë rast nuk ekzistojnë elemente diskriminimi në bazë nacionale dhe gjuhësore nga ana e një udhëheqëse e sektorit. “Unë i ndihmova një kolegu…
Partia Uniteti nëpërmjet një pres konference, ka reaguar ndaj propozimit për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, i cili është në procedurë e sipër. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Zulfi Adili, tha se rishikimi i propozuar nga Qeveria edhe një herë dëshmon për keq menaxhimin e mjeteve publike dhe se fillojmë t’i ndjejmë efekte e kësaj politike, siç e quan ai, të shpërdorimit e jo të zhvillimit. “Në 10 vitet e ardhshme ne duhet të paguajmë vetëm për këtë huazim 1 miliard euro. Vetëm në 3 muajt e fundit borxhi është rritur me 353 milionë euro. Kjo tani dëshmon se afate…

