Author: almakos

Analisti Dritan Hila, ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin e Hagës, teksa shtoi se sipas tij  kreu i Bashkisë së Tiranës duhej të ndiqej i lirë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Hila u shpreh se “më duket një skemë e ngjashme me atë të UÇK, Vetëvendosja kur e pa që nuk po ia dilte dot PDK-së ta merrte vota, filloi akuzat. Pati një bashkëpunim të heshtur me gjykatën speciale, iu bashkëngjitën edhe akuzat e Serbisë edhe 4 komandantët janë në burg prej 4 vjetësh. Asgjë s’ka dalë…

Lexo më Shumë

Banka Botërore njoftoi të enjten se Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të saj ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër, me një financim prej 120 milionë dollarësh. Programi, i cili përfaqëson financimin e dytë të të serie prej dy fazazh, ka për qëllim forcimin e qëndrueshmërisë fiskale dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Sipas njoftimit të Bankës Botërore, do të jenë tre fusha kryesore reformash që do të mbështeten. Bëhet fjalë për “forcimin e hapësirave fiskale, përfshirë përmirësimin e administrimit të taksave dhe raportimit të ndërmarrjeve shtetërore mbi rreziqet e mundshme sociale dhe…

Lexo më Shumë

Lindon Emërllahu ka bërë debutimin me fanellën e skuadrës rumune CFR Cluj. Futbollisti kosovar, luajti në miqësoren e sotme ndaj FC Voluntari. Emërllahu ditë më parë u transferua nga skuadra e Ballkanit, për një shumë prej 800 mijë euro.

Lexo më Shumë

VETTING Por çfarë ka ndodhur në rastin e Malit Shëngjin? Në vitin 2005 është hartuar një prokurë false nga noterja Zana Dema në Lezhë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët kanë shitur tokën e fisit Palokaj duke falsifikuar firmën e tyre, vepër penale për të cilën noterja dhe bashkëpunëtorët e saj janë dënuar nga Gjykata e Lezhës. Me anë të vendimit 442/2006, kjo gjykatë i ka shpallur si të pavlefshme veprimet e kryera nga prokurat e falsifikuara dhe ka urdhëruar ish Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës Lezhë, që të…

Lexo më Shumë

EMISIONI VETTING Ahmet Bilali, 76 vjeç, ka jetuar gjithë jetën në Shkodër. Pas shumë vitesh përpjekjesh dhe betejash ligjore, ku është gjykuar me dokumente të falsifikuara, 76-vjeçari përballet me një realitet edhe më të tmerrshëm: kërcënimet për jetën. I frikësuar dhe i braktisur nga institucioni që duhet ta mbrojnë, Ahmeti kërkon drejtësi, por e gjen veten të bllokuar, pasi atij nuk i zbardhen vendimet për të cilat ka pritur për më shumë se dy vjet. Sipas avokatit  Arben Llangozi: “Qytetarët vuajnë për të marr një vendim të arsyetuar nuk kemi vetëm një rast por kemi shumë raste të pa arsyetuar”.…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonovska në një deklaratë për media ka theksuar se ka rritje të numrit të të sëmurëve nga gripi e cila është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar. Potencoi se rezultatet e marra nga mbikëqyrja virusale të gripit tregojnë se ka një aktivitet të gjerë gjeografik të gripit, ndërsa përqindja e pozitivitetit është mbi kufirin 10 për qind për pesë javë rresht. Drejtoresha theksoi se në periudhën prej 5 deri më 9 shkurt të këtij viti, në Maqedoni janë raportuar 2.880 raste në grup të personave me grip apo sëmundje të ngjashme me…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme reperi stresi tregoi që do të bëj një befasi për Gjestin. E minuta më parë ripostoi një fotografi në Instastory ku shihet në veturë një person. “A jeni gati” shkroi ai duke etiketuar Gjestin dhe Stresin. Siç paralajmëroi, ai do të dërgoj një dron në të cilin do t’i japë përkrahje të fortë artistit.

Lexo më Shumë

Hisen Berisha është ish-ushtarak dhe politikan kosovar. Ai ka shërbyer si oficer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës dhe më vonë ka qenë i angazhuar në politikë, veçanërisht për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Berisha ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës si deputet dhe është njohur për qëndrimet e tij të ashpra në mbrojtje të interesave kombëtare dhe të ish-luftëtarëve të UÇK-së, shkruan Kosovarja. Ja një foto e ndjeshme nën përqafimin e nënës, për ditëlindjen e saj.

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas rikonfirmimit të masë “arrest me burg”, një ditë më parë nga gjyqtari i  GJKKO, Erion Bani. Veliaj shprehet se ndaj tij është kurdisur një dosje paçavure, ku në të shkruhet që në faqen në parë që ai është ‘i dënuar”. Por Veliaj shprehet se kur mësoi këtë detaj, është tronditur, pasi dëshmia e tij e penalitetit është e pastër. Ai thekson më tej se Prokurori Ols Dado tentoi sipas tij ta kalojë këtë skandal, duke thënë se ishte lapsus.“Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha të mërkurën se së bashku me partenerët e tij të koalicionit VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës së Maqedonisë së Veriut. “Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kemi stemën e vjetër shtetërore, me disa modifikime të vogla”, tha Mickoski, duke theksuar nevojën e harmonizimit me standardet moderne heraldike. Ndërkaq, për këtë sot ka folur njëri ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, i cili tha se janë të hapur për të biseduar për një pako që do të përfshinte edhe ndryshimin e himnit dhe të definimit të gjuhës shqipe në…

Lexo më Shumë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka arritur një fitore të rëndësishme në betejën e tij juridike, pasi është liruar nga të gjitha akuzat dhe Haga ka ndërprerë hetimet ndaj tij. Kjo ngjarje shënon një moment jetik për Selimin dhe për të gjithë ata që e mbështesin atë, duke u njohur si një simbol i pastërtisë dhe dinjitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Njoftimi u dha nga shoqëria e avokatëve “Sejdiu & Qerkini,” e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, duke nënvizuar krenarinë dhe arritjet e klientit të saj, Gjeneralit Sylejman Selimi. Në një deklaratë të…

Lexo më Shumë