Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e vlerësoi si “provokim të pastër” shkrimin e publikuar nga redaksia maqedonase e Dojçe Veles, në të cilin, siç thuhet, është bërë tentim që shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov që t’i ngarkohet ideja për ndarje të Maqedonisë Qëllimi i shkrimit, sipas Moskës zyrtare, ka qenë “që të nxehen tensionet në Maqedoni”. “Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, por përkundrazi çdoherë ka dënuar deklarata të ngjashme të çfarëdo llojshme”, thuhet në reagimin nga MPJ-a ruse. Ideja për ndarje të Maqedonisë, thuhet në kumtesë, erdhi nga ana…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e “Vetting”-ut. Gjykata ka argumentuar së padia ishte e njëjtë me atë të Partisë Demokratike. “Ligji për rivlerësim të gjyqtarëve asnjë të drejtë ligjore. Në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re”, – deklaron Gjykata. Në 22 dhjetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e ngritur nga PD për të shfuqizuar “Vetting”-un, duke i hapur rrugë zbatimit të tij. Në të vërtetë, dy shoqata të gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kanë depozituar para disa kohësh një padi në Gjykatën Kushtetuese për…
Cilat ishin arsyet e divorcit të Vangjel Dules me Edi Ramën dhe a beson ai në opozitën e Bashës? Çështja çame, afrimi i Idrizit dhe ftohja me Athinën. Si dhe “Përse”-të e panjohura të vizitës së Dules në ceremonitë e Presidentit Trump. A është ai pika lidhëse mes opozitës së djathtë dhe stafit të ngushtë të shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë? Për këto dhe të tjera pyetje, i ftuar këtë të hënë në Top Story është vetë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Intervista Sokol Balla: Çfarë ndodhi realisht? Nga ajo ikje e zhurmshme e prillit të 2009 dhe…
Kompaia energjetike EVN realizoi sot një takim me qytetarët, gjegjësisht me përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të protestave, ku diskutuan për kërkesat që ky këshill i ka përpiluar në emër të qytetarëve ndaj EVN-së dhe për të cilat qytetarët protestuan ditë më parë në Tetovë. Pas takimit disa orësh mes tyre, Blerim Fejzulli nga Këshilli organizativ i protestave njoftoi se kërkesat e tyre janë pranuar nga EVN dhe për të njejtat kanë marrë premtime se do të realizohen, mirëpo konkretizim të këtyre kërkesave do të kenë ditët në vijim. “Pas takimit të sotëm ku patëm një diskutim të hapur dhe konstruktiv,…
Anketa më e re të cilën e publikoi televizioni Telma pak minuta më parë tregon se rejtingjet e partive politike kanë ndryshuar dukshëm pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Sipas anketës, tashmë Lëvizja BESA është partia e parë shqiptare, me 3,5% përkrahje në nivel republikan ose 15,1% në bllokun politik shqiptar. Rënia e BDI-së së Ali Ahmetit ka vazhduar edhe pas zgjedhjeve. Ata tashmë janë partia e dytë me vetëm 3,3% përkrahje në nivel republikan ose 14,2% në bllokun politik shqiptar. Aleanca për Shqiptarët ka 1,5% mbështetje në nivel republikan ose 6,7% në mesin e shqiptarëve, ndërkohë PDSH ka 2,2% në…
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kallëzoje penalisht Avokaten e Shtetit, Alma Hicka. Sipas një njoftimi për shtyp, kallëzimi penal do të bëhet ditën e martë, pasi Hicka i ka kërkuar sot policisë së Tiranës që të arrestojë Edmond Spahon, kryetar i komisionit hetimor parlamentar të çështjes CEZ. Deklarata e PD-së Avokatja e shtetit, një zyrë e rëndësishme që varet drejtpërdrejt nga Edi Rama ka nxjerrë sot në mesditë një shkresë ku i kërkon policisë së Tiranës të arrestojë në flagrancë z.Spaho, sepse ky i fundit e ka thirrur të dëshmojë në komisionin hetimor parlamentar për çështjen CEZ. Kjo…
Sot, në Spitalin e Prishtinës, në moshën 71-vjeçare ndërroi jetë gazetari Faik Mustafa nga Tetova. Me këtë rast, do të mbahet nesër (e martë), në orën 13:00, një Mbledhje komemorative në Qendrën Kulturore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit, Faik Mustafa, do të bëhet të martën, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e qytetit në Tetovë. Gazetari i ndjerë, Faik Mustafa, u lind më 19 maj 1945 në Tetovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Tetovë, ndërsa studimet në Fakultetin Filologjik- Dega e Albanologjisë, në fillim në Beograd, kurse më vonë i kreu në Prishtinë. Kjo…
Përfaqësim diskriminues i shqiptarëve edhe në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Sipas të dhënave rreth këtij institucioni, numri i të punësuarve shqiptarë është minimal. Ndërsa, prej vitit 2006 në këtë institucion nuk është pranuar asnjë shqiptar. Edhe pse gjatë kësaj periudhe ka pasur disa herë konkurse për pranimin e të punësuarve, në asnjërin prej tyre nuk kanë janë punësuar përfaqësues shqiptar. Në Repartin e higjienës nga gjithsej 21 të punësuar, 19 janë maqedonas dhe vetëm 2 shqiptar. Në epidemiologji ka 11 të punësuarve prej të cilëve shqiptarët janë të përfaqësuar vetëm me një të punësuar. Në mikrobiologji prej 22…
Asnjë hap drejt formimit të Qeverisë së re ose të paktën sigurimit të shumicës së nevojshme për marrjen e mandatit nga presidenti Ivanov. Të paktën zyrtarisht partitë nuk japin asnjë informatë nëse gjatë fundjavës ose gjatës ditës së sotme kanë zhvilluar takime dhe nëse ka ndonjë përparim nga bisedimet e fundit. Por diplomatët ndërkombëtarë kanë shtuar thirrjet për formimin sa më të shpejtë të një Qeverie stabile. Me qëndrim të këtillë kanë dalë edhe nga BDI, gjegjësisht krahu i cili kundërshton koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa ishin pjesë e negociatave me LSDM-në. Maqedonisë i nevojitet sa më shpejtë formimi i Qeverisë,…
Reagon edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë ndaj sulmeve të Shtëpisë Botuese Logos-A, duke shprehur indinjatën për aksionin e fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe duke e vlerësuar këtë veprim si krejtësisht të paarsyeshëm dhe të motivuar politikisht në këtë periudhë të vakumit institucional. “Presionin dhe ndëshkimin ndaj Shtëpisë Botuese ‘Logos-A e konsiderojmë si sulm mbi gjithë esnafin botues dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Prandaj, i bëjmë thirrje pushtetit që mos të abuzojë me institucionet e shtetit për të kënaqur manitë dhe inatet politike të individëve të caktuar që i drejtojnë ato institucione”, thuhet në reagimin e SHBSH-së. SHBSH…
Ekipet speciale të MPB-së dhe ARM-së kanë realizuar sot stërvitjen përfundimtare nga trajnimi për neutralizim të grupit armiqësor, të realizuar me instruktorë nga njësitet speciale të SHBA-së. Stërvitjen e kanë përcjellur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, të shoqëruar nga gjeneralë të armatës dhe policisë. Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, theksoi se mbështetja profesionale dhe trajnimi i suksesshëm paraqesin momente kyçe për detyrimet ligjore të policisë. “Ministria e Punëve të Brendshme, ka kapacitet që ta realizojë të gjitha kompetencat e lëndëve në raport me sigurinë publike dhe shtetërore, ndërsa…
Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për “Hakmarrjen për Drejtësi”, duke e cilësuar një skenar të kryeministrit Rama për të vjedhur zgjedhjet. Sipas tij, vendimi i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhrit të Edi Ramës Postimi i Bashës Kur i ngelen edhe pak muaj në pushtet, Edi Rama ka arritur t’i sigurojë lirinë organizatës më kriminale në vend, Hakmarrjes për Drejtësi. Vendimi i sotëm i gjykatës së Apelit, është thjesht një zbardhje e urdhërit të Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim, që është ai pas kësaj goditje te rende ndaj ligjit dhe rendit.…

