Author: almakos

Pas mbarimit të diskutimeve mes nënkryetarëve të BDI-së me përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, Teuta Arifi tha se ky takim është në vazhdën e frymës së platformës së partive politike shqiptare. “Kishim takim pune në frymën e platformës. Gjithashtu mund të them se kemi pasur bisedë konstruktive, kemi folur rreth pikave për të cilat mendojmë se janë të rëndësishme”, deklaroi Teuta Arifi nga BDI. Edhe Arben Taravari nga LR-PDSH deklaroi se kanë pasur takim konstruktiv, duke theksuar se është e rëndësishme të realizohen të gjitha pikat nga platforma, pa dallim kush do ta udhëheq Qeverinë.

Lexo më Shumë

Në takimin me disa politikanë, që ka nisur si një mëngjes lutjesh, ambasadori amerikan Lu është shprehur se verifikimi i vizës së kryeprokurorit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullates, jo i ambasadorit. Burime të besueshme thanë për Top Channel se ambasadori Lu ka deklaruar se, pas rastit të Llallës, përfaqësisë në Tiranë i është kërkuar nga Uashingtoni që të verifikohen edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. “Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmit të arrestimit të 4 autorëve të dyshuar të grabitjes së ndodhur disa ditë më parë afër Rinasit. Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Rama shprehet se “Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë”. “Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor”, shkruan Rama në Facebook, duke e mbyllur postimin me hashtagun ‘”qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara”, shkruan Rama. 14 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, kanë arritur në selinë e LR-PDSH-së në Tetovë, që është pjesë e koalicionit “Aleanca për shqiptarët”. Në këtë takim, siç njoftuan më herët nga “Aleanca për shqiptarët”, pritet të diskutohet për hapat e mëtejmë pasi BDI mori materialet nga LSDM-ja e Zoran Zaevit. “Planifikojmë sot të kemi takim me BDI-në, në të cilin takim do të kemi konsultime për të shqyrtuar materialet e shkruara të cilat partia i mori nga LSDM. Takimi është me kërkesë të BDI-së”, kanë thënë nga “Aleanca për Shqiptarët”. https://www.youtube.com/watch?v=cqJ_I9iIAfs

Lexo më Shumë

Ka filluar implementimi i projektit “Pilot aksioni për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me handikap”, i cili realizohet nga organizatat LINK dhe Polio Plus nga Maqedonia. Mbështetës të këtij aktiviteti është edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe me përkrahjen e IPA programeve. Elena Koçeska, nga ‘Poli Plus’, tregoi që ky aktivitet do të zgjas 12 muaj dhe si qëllim kanë ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe rritjen e kapaciteteve të  personat me handikap.  “Fillojmë një aktivitet të ri në drejtim të promovimit të drejtave të personave me handikap, në drejtim të puësimeve me qëllim që…

Lexo më Shumë

Qytetarët dhe organizatat e tyre angazhohen për të drejta për drejtësi dhe dinjitet dhe përfshirja e tyre siguron mundësi që në mënyrë kolektive të tejkalohen sfidat. Kjo u tha mes tjerash në panel diskutimin “Ngushtimi i hapësirës për veprimotari të shoqërisë civili”, të organizuar nga “Civili” në bashkëpunim me fondacionin Hajnrih Bell. Profesori universitar, Nano Ruzhin, tha se instucionet në vend nuk funksionojnë në bazë demokratike por autoritare. Sipas tij, lideri ka shpërndarë paratë e qytetarëve së bashku me klikën e tij nëpër kompani të ndryshme ofshor por edhe përkrah dëshmive Prokurori Publik heshtë ndërsa PSP nuk është e fuqishme.…

Lexo më Shumë

Gjithsej 318 amendamente janë dorëzuar për propozim rezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, të cilën muajin e kaluar e përgatiti dhe prezantoi para Komitetit për punë të jashtme të PE-së, raportuesi Ivo Vajgëll. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetët grekobullgarë janë prijës të amandamenteve ndaj rezolutës për Maqedoninë të cilët kanë dorëzuar pothuajse dy të tretën nga vërejtjet e tekstit të parë të përgatitur nga Vajgëll. Eurodeputetët më së shumti kanë kërkuar fshirje të tërësishme të termeve “Republika e Maqedonisë”, “Maqedonia”, mbiemrit “maqedonas”, dënimit për krizën politike dhe marrje të rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në…

Lexo më Shumë

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë Qendrore, Arjanit Hoxha dhe Kastriot Rexhepi, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Francës në Shkup, Christian Thimonier. Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombinatorikat qeveritare. “Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të ditur se koha…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë nuk mban përgjegjësi për përfaqësim adekuat të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore. Në pyetjen drejtuar këtij dikasteri se pse në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë, numri i përfaqësuesve shqiptarë është vetëm 10%, dhe nga viti 2006 nuk është pranuar asnjë shqiptar, ata u përgjigjen se Ministria e Shëndetësisë nuk ka kompetenca sa i përket punësimit të personelit nëpër institucionet shëndetësore publike.  “Informojmë se në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, procedura për punësimin e personave në institucionet publike shëndetësore (përfshirë edhe Qendrat për Shëndet Publik) është në kompetenca të vet institucioneve”, kanë thënë për TV…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Katica Janeva është takuar me kreun e Këshillit të Prokurorëve Publik për të arsyetuar tëreqjen nga Rasti “Puç”. Kryetari i Këshillit, Petar Anevski tha se ia kanë kërkuar Janevës gjithë  lëndën, dhe argumentimin për tërheqjen e aktakuzës, por për detajet dhe afatet shtesë do të merren vesh gjatë javës së ardhshme.  Takimi mes Janevës dhe Anevskit zgjati vetëm gjysmë ore.  “Ky takim është thirrur nga Prokurorja Speciale Katica Janeva . U takuam shkurtimisht për t’u marrë vesh se si ne si Këshill i Prokurorëve mund ta marrim lëndën ‘Puç’. Jo gjithë lëndën, por vetëm ato pjesë për të…

Lexo më Shumë

LSDM i ka dorëzuar BDI-së dokumentin me shkrim lidhur me kushtet për koalicionin qeverisës. Nga partia e Zaevit për momentin nuk japin më shumë hollësi për përmbajtjen e përgjigjes, por thonë se dokumenti është i mjaftueshëm dhe me të BDI nuk ka më asnjë pengesë për t’i dhënë nënshkrimet e nevojshme që Zaev të marrë mandatin nga presidenti për të formuar Qeverinë. “Kemi dorëzuar dokument që mundëson dhënien e shpejtë dhe pa pengesa të nënshkrimeve të nevojshme për ta marrë mandatin”, ka thënë Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. Por, nga BDI nuk japin ende asnjë përgjigje nëse oferta e LSDM-së…

Lexo më Shumë

E përditshmja britanike “The Guardian” ka publikuar një artikull nga të dhënat e mbledhura për ndotjen e ajrit me grimcat PM2.5 në nivel botëror, të cilat i ka klasifikuar në bazë të kontinenteve, pa përfshirë Turqinë. Të dhënat e publikuara flasin se qyteti më i ndotur në Evropë është Tetova me 81 mikrogramë të grimcave PM2.5 për një metër kub, me përshkrimin se në Tetovë, vrapimi të bën më shumë dëm se dobi. Qyteti i dytë më i ndotur është Tuzlla në Bosnjë e Hercegovinë me 65 mikrogramë të grimcave PM2.5 ndërsa në vendin e tretë është sërish një qytet…

Lexo më Shumë