Vizita e komisarit Han në Shkup, sipas analistit politik Ace Kabranov, është mbuluar me konferencën për potencial energjetik ndërkombëtar, ndërkaq qëllim kryesor ka pasur ndihmën e tij ofruar Nikolla Gruevskit. Ndërkaq, gjithmonë sipas Kabranov, vizita e djeshme e shefit të OSBE-së Sebastian Kurc, ishte një mision politik dhe për biznes, e mbuluar poashtu me vizitën e kufirit greko-maqedonas, por që kishte për qëllim prurjen edhe të disa porosive nga partitë popullore në Parlamentin Europian. “E dimë se Han ka relacione të mira me Gruevski, dhe çdoherë i ndihmon atij dhe mendoj se ka ardhë në atë mision, por u vërtetua…
Author: almakos
Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për parregullsitë zgjedhore që në vitin 2016 dhe deri tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Kështu kanë thënë nga Prokuroria Themelore në një njoftim për opinionin, në të cilin kanë shtuar se ata veprojnë në mënyrë jo selektive dhe jo në lidhshmëri me veprimet e organeve tjera. Ata thonë se e udhëheqin procedurën pa publikuar të dhëna për rrjedhën e saj në mënyrë që të mos shkelet fshehtësia e garantuar me ligj. “Prokuroria vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një personi- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona tjerë, si dhe kundër një personi…
Shkrimtari Milazim Krasniqi ka shprehur solidarizimin me Shtëpinë Botuese “Logos A”, të cilën e konsideron si njërin nga institucionet më iluminuese ndër shqiptarët sot. Profesor Krasniqi e kritikon këtë fushatë të presioneve tinëzare të qeveritarëve antishqiptarë të Shkupit. “Në ambientin kulturor e shoqëror shqiptar, ‘Logos A’ është identifikuar si armik i injorancës së ntrashur, nga periudha e gjatë e pushtimit serb dhe e sundimit komunist, që pati si pasojën më të rëndë çmoralizimin e shoqërisë. Botimi i autorëve dhe veprave që kanë vlera të larta morale e fetare, shkencore e artistike, është një ndihmesë në shërimin e plagëve të rënda…
Ali Ahmeti, Artan Grubi, dhe shumë zyrtarë të tjerë të cilët dëgjohen në bisedat e përgjuara të DSK-së që kanë të bëjnë me grupin e Kumanovës, nga java e ardhshme do të thirren si dëshmitarë në gjykatë. Këtë e konfirmon avokati i një numri të madh të akuzuarish në këtë proces gjyqësor, Naser Raufi. I pyetur konkretisht për emrat që do të propozohen për të dëshmuar në proces, Raufi tha se në seancën e radhës që u paracaktua për këtë të premte, të akuzuarit vetë do ti shpalosin emrat e atyre që kanë njohuri për ngjarjet dhe do ti thirrin…
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Raportohet se ata kanë diskutuar një sërë çështjesh, si situata politike në vend, reforma në drejtësi dhe grabitja e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armës u morën rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. 13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, disa ministra të qeverisë dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Takimi u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Raportohet se ata kanë diskutuar një sërë çështjesh, si situata politike në vend, reforma në drejtësi dhe grabitja e ndodhur në Rinas, ku nën kërcënimin e armës u morën rreth 3.2 milionë dollarë të një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. 13 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadorin francez. Ahmeti siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i tij vlerëson se nuk ka nevojë të nguten. Vendimi i BDI-së, sipas kreut të kësaj partie duhet të prodhojë siguri, stabilitet, qëndrueshmëri si dhe të jetë në partneritet me komunitetin ndërkombëtar. “Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si Monstra, Sopoti, Kumanova, apo edhe vet përgjimet”, thuhet në komunikatën e BDI-së drejtuar mediave. Për këto, vijon më…
Radhëve të intelektualëve që kanë shfaqur mbështetjen publike ndaj shtëpisë botuese “Logos-A” nga kërcënimet e inspektorateve të ndryshme të pushteti qendrorë në Maqedoni, së fundmi iu është bashkuar edhe kolumnistja e njohur Adelina Marku. Sipas saj, është poshtëruese pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv. Ja dhe reagimi i saj i plotë: “Ne shqiptarët e Maqedonisë vonë e kemi kuptuar rëndësinë e madhe të fjalës ‘’prodhim kulturor’’ dhe prandaj sillemi si pula pa kokë para situatave simulakrum që janë padyshim plan-pasojë e kontrollit nga lartë të çdo segmenti të shoqërisë! Për më keq , ne vonë e kemi…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka takuar ambasadorët e Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë. Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët, për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për procesin e integrimit në BE dhe NATO. “Në lidhje me situatën politike në takim është theksuar se e një rëndësie kruciale për Maqedoninë është tejkalimi i krizës politike dhe formim sa më shpejtë të Qeverisë, e cila do të jetë e përkushtuar në agjendën evropiane dhe zhvillimin ekonomik dhe e cila do të ketë kapacitet të përballet me krisën e migrantëve dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Ermira Asani – Salija dhe Teuta Bilalli, ka realizuar një takim me Ambasadoren e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara. Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombanitarikat qeveritare. “Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve. BESA ka bërë të…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda që kanë shpallur të pafajshëm anëtarët e organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”. Postimi i Berishës Edvin Kristaq Rama, sot, në perputhje me një marrëveshje elektorale të vitit 2013 me grupin terrorist “Hakmarrja për Drejtësi”, shpalli të pafajshëm drejtuesit kryesor të grupit, vëllezërit Shyti, djemë të xhelatit të diktaturës komuniste Harejdin Shyti i dënuar për genocid dhe krime kundër njerezimit nga gjykatat shqiptare. Mbi këtë grup vrasësish rëndojnë aktet terroriste dhe dhjetëra krime me monstruoze, listën e te cilave e keni këtu më poshtë. Pas këtij…
Ali Ahmeti, Artan Grubi, dhe shumë zyrtarë të tjerë të cilët dëgjohen në bisedat e përgjuara të DSK-së teksa flasin dhe negociojnë me grupin e Kumanovës, nga java e ardhshme do të thirren si dëshmitarë në gjykatë. Këtë e konfirmon avokati i një numri të madh të akuzuarish në këtë proces gjyqësor, Naser Raufi. I pyetur konkretisht për emrat që do të propozohen për të dëshmruar në proces, Raufi tha se në seancën e radhës që u paracaktuar për këtë të premte, të akuzuarit vetë do ti shpalosin emrat e atyre që kanë njohuri për ngjarjet dhe do ti thirrin…

