Reagon edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë ndaj sulmeve të Shtëpisë Botuese Logos-A, duke shprehur indinjatën për aksionin e fundit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe duke e vlerësuar këtë veprim si krejtësisht të paarsyeshëm dhe të motivuar politikisht në këtë periudhë të vakumit institucional. “Presionin dhe ndëshkimin ndaj Shtëpisë Botuese ‘Logos-A e konsiderojmë si sulm mbi gjithë esnafin botues dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Prandaj, i bëjmë thirrje pushtetit që mos të abuzojë me institucionet e shtetit për të kënaqur manitë dhe inatet politike të individëve të caktuar që i drejtojnë ato institucione”, thuhet në reagimin e Shoqatës së…
Author: almakos
Shoqata e Botuesve Shqiptarë njofton opinionin e gjerë, se Programi botues për vitin 2017 është gati tërësisht i ngjashëm me atë të vitete të kaluara, ku nuk janë respektuar kriteret dhe vlerat e vendosura nga vetë Ministria e Kulturës, për çka kemi ngritur zërin dhe reaguar vite me radhë si SHBSH. Për fat të keq, pavarësisht vërejtjeve tona të mbështetura në fakte e dëshmi, nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Komisionet përkatëse të Konkursit vjetor nuk pati asnjë hap pozitiv në drejtim të përmirësimit të situatës dhe respektimit të kritereve. Përkundrazi, ajo që kemi vërejtur me këtë…
Në emër të Grupit Parlamentar Socialist, deputeti Taulant Balla ka propozuar ndryshime në kodin zgjedhor, duke ftuar opozitën të bashkëpunojë. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se do propozojnë që asnjë gjyqtar apo prokuror që nuk ka kaluar në procesin e “Vetting”-ut nuk do të ketë mundësi të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit. “Propozimi që ne do të depozitojmë sot ka të bëjë me një shtesë në kodin zgjedhor që parandalon përfshirjen në listën e kandidatëve të gjithë ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk i janë nënshtruar procesit të “Vetting”-ut, ose e…
Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë për parregullsitë zgjedhore që në vitin 2016 dhe deri tani janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë. Prokuroria në një njoftim për opinion thotë se vepron në mënyrë jo selektive dhe jo në lidhshmëri me veprimet e tjera organeve, e udhëheq procedurën pa publikuar të dhëna për rrjedhën e saj në mënyrë që të mos shkel fshehtësinë e garantuar me ligj. Prokuroria vitin e kaluar ka formuar lëndë kundër një person- organizator i fushatës zgjedhore dhe persona tjerë, si dhe kundër një personi juridik për veprën penale “Keqpërdorim i mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore nga…
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Bernd Borchardt. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Borchardt e ka cilësuar këtë institucion si një nga partnerët më të afërta dhe më të mira, me të cilën janë zhvilluar dhe finalizuar me sukses disa nisma të rëndësishme bashkëpunimi. Në këtë kuadër, ambasadori Borchardt e ka njohur ministrin Vasili me disa projekte aktuale, përmes të cilave prezenca e OSBE-së po e asiston aktualisht sistemin e drejtësisë dhe që lidhen kryesisht me shërbimin e provës, sistemin penitenciar etj. Ministri Vasili e ka inkurajuar…
Në do të kërkosh një punë të bereqetshme shqiptarësh në Maqedoni, me plot sharm intelektual; një afirmim kulturor që vërtet zgjon zili, do ishte padyshim Logos – A, shtëpia e njohur botuese, e cila prej më shumë se çerekshekulli, është prijëtare e botimeve shqiptare në Maqedoni, duke qenë elitare dhe në nivel mbarëshqiptar. Nuk janë vetëm autorët dhe titujt, por dhe emra si Xhevat Lloshi, koka e gjuhës shqipe ende në të gjallë, të cilët kanë mendjen dhe dorën e tyre në Logos – A, duke bërë dhe shërbimin më të madh ndaj shqiptarëve në hapësirat rajonale, me një cilësi shqipeje që…
Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Në mesazhin e tij, Nishani shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit të Steinmeier. “Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve tuaja presidenciale. Jam i bindur se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial. Ju siguroj…
Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Në mesazhin e tij, Nishani shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit të Steinmeier. “Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve tuaja presidenciale. Jam i bindur se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial. Ju siguroj…
Vendkalimi kufitar Evzoni në kufirin Maqedoni-Greqi ende është i mbyllur për qarkullim, ndërsa dy vendkalimet e tjera kufitare Mexhitlija në Manastir dhe Dojran janë të hapura, informon sot në mëngjes Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët nëpër shtet nuk ka ndalesa dhe qarkullimi zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në aksin rrugor fshati Lisec-Kodra e Diellit dhe në qafën malore Strazhë.
Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me më shumë periudha dielli, sidmos në orët e pasdites. Nga dita e martë vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot kryesisht me diell me rritje të temperaturave ditore. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell në orët e pasdites. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë. Për shkak të zvogëlimit të vranësirave, temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë negative dhe në rënie. Deri nga mesi i javës…
Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, i cili po gjendet për vizitë në Maqedoni, ka thënë se nuk i bie pishman për pjesëmarrjen e tij në tubimin e VMRO-DPMNE-së dhe se vlerëson se është gjë normale që të përkrahet partia simotër gjatë kohës së zgjedhjeve. Kurc sot deklaroi se Austria nuk dëshiron që të përzihet në rrjedhën e mëtutjeshme të ngjarjeve duke shtuar se partitë duhet të gjejnë zgjidhje për dalje nga kriza. “Partitë në Maqedoni duhet ti marrin vendimet pas zgjedhjeve, ndërsa nga ana ynë nuk do të ketë ndërhyrje në këtë proces. Interesi ynë edhe…
Pas deklaratave të kryeministrit Rama, lidhur me grabitjen në Rinas, një kundërpërgjigje është përcjellë nga Arben Ristani, teksa ka apeluar që në 18 shkurt, qytetarët të ngrihen bashkë për të ndalur krimin. Duke shigjetuar Ramën, e theksuar se ka veshur kriminelët me uniforme policie, Ristani thotë se Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për krimin. Postimi i Ristanit “O tempora O mores… Edi Rama zbuloi sot se autoret e grabitjes me arme, ne mes te dites, prane Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetaret dhe çdo mendje kritike ne vend. Nderkohe, ai vete, ai qe veshi kriminelet me uniforme policie, qe mban…

