Njohësit e rrethanave politike, vlerësojnë se veprimet e tanishme të BDI-së, dëshmojnë se faktori politik shqiptar që nga vitet e 90-ta e sidomos pas vitit 2002, ka mundur të funksionojë ndryshe, të imponojë marrëveshje politike, e jo të hyjë në Qeveri pa ndonjë marrëveshje të nënshkruar me partnerin politik maqedonas. Sipas analistit politik, Sefer Tahiri, ky është një moment politik, i cili duhet të shfrytëzohet, por në të njejtën kohë duhet të hapet çështja se pse deri më tani nuk është funksionuar në këtë mënyrë. Tahiri, tha se marrëveshja që vendoset nga BDI, më tepër ka të bëjë me arritjen…
Author: almakos
Në dalje pas takimit me prokurorin publik, Prokurorja Speciale, tha se në takim është biseduar edhe për raste tjera jo vetëm për rastin “Puç”. “Kemi biseduar me Këshillin, ata do të lëshojnë një komunikatë të përbashkët rreth takimit. Ishte një takim pune dhe mendoj se do të ketë edhe takime të tjera të punës. Do të bisedojmë ende, asgjë nuk është vendosur. Biseduam për gjithçka, për problemet me të cilat ballafaqohemi , dhe kështu tjerë. Kemi biseduar për shumë çështje”, tha prokurorja speciale Janeva. Powered by WPeMatico
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat se Moska kishte dorë në komplotin e dështuar për ta vrarë kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe për ta përmbysur qeverinë e tij properëndimore, duke thënë se pretendimet janë “të pabaza”. Më tutje, zoti Lavrov sot e ka denoncuar një raport në mediat britanike ku pretendohet se inteligjenca e Britanisë kishte konkluduar se Moska e kishte dhënë “mbështetjen dhe bekimin” për komplot që në muajin tetor të vritej kyreministri i atëhershëm, Millo Gjukanoviq, me qëllim që të shkatërrohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.…
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se Prokurorisë Speciale publike duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore për skandalet nga materialet e përgjuara. Ai nga Strumica edhe një herë përsëriti qëndrimin e BE-së se PSP duhet patjetër të përfundojë punën për të cilën është themeluar me marrëveshjen e Përzhinos. “PSP u formua me një qëllim dhe ky është të caktohet përgjegjësia ligjore e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara. Mendoj se PSP-së duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për të finalizuar punën e vetë”, ka thënë Zhbogar. Powered by WPeMatico
Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike në Këshillin e Prokurorëve është duke arsyetuar se përse ata kanë hequr dorë nga lënda “Puçi”, në të cilën i akuzuar ka qenë lideri i opozitës, Zoran Zaev. Katica Janeva, javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, i cili pas takimit tha se PSP në mënyrë shtesë do të shpjegoj se përse kanë hequr dorë nga lënda “Puçi” dhe se do të kërkojnë të hetojnë tërë dokumentacionin. Nga PSP kanë thënë se kanë hequr dorë nga lënda sepse është në kundërshtim me argumentet e lëndëve “Target” dhe “Fortesa”. /SHENJA/…
Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Saraj, të locuara në nënrrugën “10”, nesër pa energji elektrike nga ora 9 e deri në orën 15:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Në periudhën nga ora 9 e deri në orën 14, pa energji do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Rashçe, tek xhamia e poshtme, nga ora 10:30 e deri në orën 12, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Lluka Gerov” në shtrirjen nga numri 10 deri në numrin 52 në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 8:30 e deri në orën 9:15, një pjesë e…
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka bërë të ditur se është duke zbatuar procedura paraqasëse për vërtetimin e dyshimeve për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare nga ana e ish funksionarëve të lartë në MPB dhe persona tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica. Veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat janë kryer gjatë vitit 2014 dhe 2016. “Ekzistojnë dyshime se personat ka ndikuar në mënyrën e votimit nëpërmjet formave të ndryshme gjatë kohës së zgjedhjeve, me çka kanë bërë vepra penale. Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar…
EPSH Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, ish-Spitali i qytetit, informon se në objektin e saj po kryhet rikonstruksion i plotë i brendshëm dhe se pranohen vetëm rastet urgjente. “Për këtë arsye pranohen vetëm pacientët urgjentë, ndërsa të tjerët riudhëzohen në Kliniakt kirurgjike dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup”, kumtoi Klinika, duke reaguar ndaj disa mediumeve të cilat dje kumtuan se ashensori i spitalit nuk punon. Klinika thekson se rikonstruksioni ka filluar në shtator të vitit të kaluar. Powered by WPeMatico
Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni tashmë tre ditë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë “Insfrastruktua” sindikatat e të cilave kërkojnë zgjidhje të problemit me pagesën e pagave. Nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë e as ato të mallrave, informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup. Protesta është në organizim të organizatës së Sindikatës së pavarur të HM “SZHM -Infrastruktura” dhe “ANS – Zhelezniçari”. Nga Hekurudha e Maqedonisë Transport SHA Shkup informojnë se para fillimit të fundjavës të punësuarve do t’u paguhet pjesa e dytë e pagave për dhjetorin 2016, ndërsa…
Disa mijëra rumunë edhe mbrëmë dolën në protesta në disa qytete në Rumani, me kërkesën për dorëheqje të Qeverisë, me çka do të mundësohet lirimi nga ndjekja e personave të dyshuar për korrupsion. Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht edhe përkundër motit të ftohtë dhe shiut të rrëmbyeshëm, duke brohoritur “vjedhës” dhe “dorëheqje”. “Qeveria e humbi të gjithë besimin. (Partia qeveritare Socialdemokrate fitoi në zgjedhjet e dhjetorit) dhe këtë nuk e kontestojmë, por ajo duhet që të gjejë njerëz të ndershëm që do të udhëheqin vendin, deklaroi një nga folësit në protestë. Një tjetër porositi…
Qytetet në veriun e Malit të Zi gjithnjë e më shumë po zbrazen, ndërsa trendi i shpërnguljes së banorëve nga 12 komunat të vendosura në veriun e vendit ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2016. Ndërsa nuk ka shifra të sakta për numrin e banorëve të cilët e kanë braktisur Veriun, të dhënat e para flasin se mijëra banorë shpërngulen në vit, shkruan AA. Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve të mëdha, janë vetëm disa nga arsyet që ndikojnë tek qytetarët e veriut të cilët për çdo ditë largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar strehë në Podgoricë dhe…
Është vendim i partive se çfarë Qeveri do të formojnë pasi që zgjedhjet e 11 dhjetorit sollën rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli në një intervistë për televizionin, Sitell, në të cilën ka shtuar se nëse sërish ka zgjedhje për një kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO-DPMNE, kjo nuk do të garantonte rezultate të ndryshme nga ata të 11 dhjetorit, dhe dalje të vendit nga kriza. “Ne kemi potencuar, sikurse ambasadorë tjerë dhe Komesari Han- nga perspektiva ynë, ajo që është me rëndësi është që Qeveria e re të punoj në zbatimin e reformave…

