Author: almakos

Komisioni Evropian nuk e konsideron problematike platformën shqiptarë që e ka inicuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Zëdhënësja e këtij komisioni, Maja ­ Kocijançiq nuk ka komentuar pyetjen e gazetarëve, për ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë në raportet e brendshme politike të Maqedonisë.  Ajo tha se nuk spekulojnë në lidhje me formimin e qeverisë, por që presin që ajo të formohet sa më shpejtë dhe të jetë e përkushtuar në zbatimin e reformave. “Ashtu siç themi vazhdimisht, ne nuk spelojmë për formimin e Qeverisë dhe programin në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Por, ne presim, dhe ajo është që nga…

Lexo më Shumë

Të rinjtë në vend, nuk janë të përfshirë aq sa duhet në programet e Fondeve IPA 2, dhe se ekzistojnë mundësi serioze për avancimin e pjesëmarrjes së tyre. Ky është vlerësimi i Aleksandar Kolekeskit, nga Evro Think, në diskutimin e sotëm për angazhimin rinor në bashkësi, nga Rajoni planifikues i Shkupit. Kolekeski, vlerëson se nëse të rinjtë inkuadrohen në fazë më të hershme, do t’i adresojnë problemet e tyre dhe në atë mënyrë do të gjinden mjete në program, të cilat mund t’i shfrytëzojnë më tej. “Me qëllim që të ngritet vetëdija në shoqëri, ne bëjmë seri të ngjarjeve në…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës hedh kompetencat tek Komuna e Çairit, sa i takon problemit në Çarshinë e Vjetër, e cila është shndërruar në vend-parkim i veturave, për shkak të mungesës së një parkingu. Esnafët e Çarshisë ankohen se qarkullimi i veturave brenda saj shpesh shkakton kaos dhe ju pengon edhe dyqanxhinjve. Duke pasur parasysh faktin se Çarshia është monument historik, ne u drejtuam tek Ministria e Kulturës. Por, nga kjo ministri bëjnë të ditur se kjo çështje nuk është nën kompetencat e tyre, por nën kompetenca të Komunës së Çairit. “Çarshia e Vjetër është monument historik, por sa i takon problemit…

Lexo më Shumë

Treni ekspres Stamboll-Sofje në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) dhe Hekurudhës Bullgare nis udhëtimin e tij të parë me 2 makinistë, 3 faturino dhe 22 udhëtarë. Treni i parë ekspres Stamboll-Sofie në relacionin Bullgari/Sofje-Stamboll/Halkalı ka realizuar nisjen e parë nga stacioni i trenit Halkalı në Stamboll. Drejtori i shërbimeve për udhëtarët të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) në Stamboll, Veysi Alçınsu, në një deklaratë për gazetarin e AA-së para nisjes së trenit tha se çdo ditë do të niset një tren një nga Stambolli dhe tjetri nga Sofja. Ai vuri…

Lexo më Shumë

LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët pritet të takohen sot për të shqyrtuar materialet për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Nga LSDM-ja do të jenë nënkryetarja e partisë Radmilla Shekerinska, sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe Renata Deskoska. Kurse nga Aleanca për Shqiptarët në takimin e punës do të marrë pjesë Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë. Takimi pritet të mbahet në hotelin Aleksandër Palace në orën 15:00. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Vendi i kriminelëve nuk është në politik por në Idrizovë. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke thënë se gjysmë milion maqedonas mposhtën LSDM-në, dhe skenarët e tyre kriminele dhe destruktive. “Krimineli i aboluar, Zoran Zaev dhe shoqëria e tij kriminele në kreun e partisë kanë shndërruar LSDM-në, në promovues dhe mbrojtës të krimit dhe gjithçka që është joligjore. Bashkëpunëtorët e tyre që kanë shitur kokainë janë në paraburgim, ndërsa LSDM përpos kërcënimeve ndaj gazetarëve hesht dhe nuk përgjigjet në pyetjet që janë në interes të opinionit. A e din Zoran Zaev, si mik i dëshmuar i nëntokës, se miqtë e…

Lexo më Shumë

Presidenti nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se do ta mbështes kandidaturën e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq. “Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin”, u tha mbrëmë vonë zoti Nikolliq, mediave lokale, pas takimit me Vuçiqin, dhe ka shtuar se “ne do të diskutojmë për funksione pasi ne t’i fitojmë zgjedhjet”, shkruan rel. Partia Progresive Populliste, më 17 të këtij muaji, e ka nominuar Vuçiqin, i cili ka udhëhequr politikë për integrim evropian, që të jetë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale. Në deklaratën…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Katica Janeva, me pesë prokurorët e saj, qëndroi për tre orë në Këshillin e Prokurorëve me të cilin patën takim pune. As Janeva e as kryetari i Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, nuk zbuluan se cili është konkluzioni lidhur me rastin “Puç” dhe nëse është biseduar për rastin “Sopoti” dhe “Monstra”. Janeva shkurtimisht tha se në takim është biseduar për shumë tema dhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës. Katica Janeva, prokurore speciale Gazetari/ja: A do t’ua jepni lëndën “Puçi”? Janeva: Ende do të bisedojmë, ende asgjë nuk është përfundimtare. Gazetari/ja: Për çfarë biseduat? Janeva: Për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i qeverisë së Kroacisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjet Evropiane, Davor Ivo Stier ka pritur në një takim në Zagreb, ministrin e Jashtëm të Kosovë, Enver Hoxhaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci, i cili ka theksuar se Zagrebi zyrtar ka shprehur përkrahje të plotë për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Ministrat biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve, statusin e pakicës serbe në Kosovë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës përfshirë atë në NATO, si dhe për mundësitë e Kroacisë të ndihmojë Kosovën në këto procese. Ministri kroat ka uruar Hoxhajn…

Lexo më Shumë

Vanja Vukiç dhe Branko Lazareviq, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ivica Daçiqit, liderit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, kanë pasur një përleshje fizike në zyrën e këtij të fundit. Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy muaj më parë në kabinetin e Daçiqit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Por, sipas mediumit serb “Alo!”, kjo gjë ishte vetëm çështje ditësh, pasi të dy kishte kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira, në mes vete. “Të dy kanë qenë prej kohësh në marrëdhënie të këqija”, ka thënë një burim i këtij…

Lexo më Shumë

Revoltohen studentët e Universitetit të Tetovës pasi nuk mund t’i përdorin kartelat elektronike pa pagesë të transportit urban në Shkup. Studentët thonë se e ndjejnë veten të diskriminuar nga fakti që ata janë me vendbanim në Shkup, por vetëm për shkak se studiojnë në Tetovë, nuk  kanë të drejtë t’i përdorin kartelat sikurse studentët e tjerë që studiojnë në Shkup. Të njëjtat kartela thonë ata, vitin e kaluar kanë mundur që t’i përdorin, ndërsa këtë vit u kanë thënë nga transporti publik se është sjellur ligj që të njejtat të mos mund t’i shfrytëzojnë. “Ditën e hënë isha tek transporti…

Lexo më Shumë

Mbi 70 seanca të anuluara dhe assesi zbardhje e drejtësisë. Rasti Sopoti vazhdon të zvarritet dyerve të gjykatës themelore Shkupi 1 pasi lënda është kthyer në rigjykim. Rasti Sopoti ka ndodhur 14 vite më parë por dhimbja e atyre që kanë vuajtur më shumë se nga 7 vite burg dhe që ende janë në arrati, nuk shuhet assesi. Plaku Sulejman Sulejmani tashmë nuk mund të qëndrojë as në këmbë, por e ka patjetër të vijë çdo dy javë të lajmërohet në gjykatë dhe të paraqitet në çdo seancë gjyqësore e cila megjithatë anulohet. “Unë nuk e di, 15 vjet me…

Lexo më Shumë