Author: almakos

Komandant Malisheva pas vazhdimit të seancës ka denoncuar se ekziston një incizim audio-vizuel, i një takimi, të Shenasi Memedit, me një maqedonas nga Shërbimi Sekret, te cilët janë takuar me liderët e grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Malisheva, tha se ku rast është i montuar nga ish Qeveria e Maqedonisë, por nuk dha emra konkrete se cilët janë aktorët politik, të cilët kanë inskenuar rastin, raporton SHENJA. Shokët e tij e pyetën se përse nuk i ka paralajmëruar pjesëtarët e grupit, se Beg Rizaj dhe Mirsad  Ndrecaj janë takuar me një spiun, por Malisheva tha se, ai…

Lexo më Shumë

Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje duke nisur që nga klasat e 5-ta. Dy gjuhët e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta. Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e ministrisë, mësohet se në kuadër të projektit “preferenca ime është turqishtja”, i zhvilluar në prill të vitit të kaluar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Federatës së Bosnje dhe…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një konferencë për shtyp nga selia e BDI-së në Çari tha se partia edhe zyrtarisht ka dhënë përkrahje për propozim Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. “Nuk ka zgjidhje ideale. Ne mendojmë se kjo është zgjidhja optimale e cila e mbyll çështjen e vetme të pazgjidhur nga marrëveshja kornizë në pjesën e sjelljes së Ligjit”, ka thënë Osmani. Tani kryetari Ali Ahmeti, sipas Osmanit, ka të drejtë në bazë të Statutit të jep mandatin Zoran Zaevit, pa thirrur Kryesinë. “Tani, kalohet në fazën tjetër të bisedimeve, pritet të bëhet përputhja e programeve mes dy…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Sarajeva, ku po qëndron për vizitë, ka thënë se nënshkrimet për marrjen e mandatit janë siguruar, dhe se Qeveria e re do të formohet në muajin mars. “Tani duhet patjetër që të merremi vesh për ndarjen e ministrave dhe për platformën reformuese të Qeverisë së ardhshme”, ka thënë Zaev në Sarajevë. Zaev është dashur të paraqitet në seancë për rastin “Mitmarrja”, megjithatë ai nuk u paraqit, pasi që siç tha avokati i tij, sot në Sarajevë ka shkuar që ta pranojë çmimin për “kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”. Powered by…

Lexo më Shumë

Një autobus, i cili ka transportuar 40 ushtarë serbë në relacionin Nish – Vranje, në mëngjes në afërsi të Vlladiqin Hanit ka dalë nga rruga, me ç’rast janë lënduar më shumë persona, kumtoi Ministria serbe e Mbrojtjes. Sipas informatave të para, më shumë ushtarë janë lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë.Tani për tani nuk janë të njohura shkaqet për aksidentin. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Gjatë seancës së sotme për rastin e Kumanovës, Andi Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, tha se ky rast është ë një rast i montuar politik, dhe se, akuzat për terrorizëm, duhet t’i drejtohen Qeverisë, në të cilën bën pjesë edhe Ali Ahmeti, raporton SHENJA. Ai disa herë ka shpjeguar se krerët e grupit, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, kanë pasur kontakt me Ali Ahmetin, Sadulla Durkaun dhe Ejup Alimin, por nuk është i sigurt për përmbajtjen e bisedave, vetëm në ditën e ngjarjeve të 9-majit, e ka dëgjuar Mirsad Ndrecajn, teksa ka biseduar me Ali Ahmetin, dhe i ka…

Lexo më Shumë

VMRO­-DPMNE-­ja sot akuzoi se LSDM-­ja ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe se për këtë qëllim planifikon ta shkelë edhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. “Atë që e kemi paralajmëruar gjatë tërë fushatës parazgjedhore, tani e shohin të gjithë, LSDM-­ja tenton vetvetiu të garojë në zgjerimin e ofertës ndaj partive shqiptare që të vijë në pushtet me çdo kusht. LSDM­-ja fuqishëm ka hyrë me qëllim për ridefinim të Republikës së Maqedonisë. LSDM­-ja për këtë qëllim të saj planifikon ta shkelë Kushtetutën e Republikës së Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, thotë VMRO­-DPMNE­-ja. Në kumtesë…

Lexo më Shumë

Në lidhje me sulmet që po i bëhen Shtëpisë Botuese “Logos-A”, nga ana e pushtetit,  ka reaguar edhe  akademiku Rexhep Qosja, duke e quajtur sjelljen e tillë, një sjellje barbare dhe e turpshme. Akademiku ka shtuar se sjelljen e tillë do ta dënojë rëndë kujtesa e popullit. Ja dhe reagimi i plotë i tij: “Me keqardhje të madhe sapo e mësova lajmin për sjelljen barbare të pushtetit ndaj shtëpisë shumë të rëndësishme botuese Logos -A. Keqardhja ime është aq më e madhe sepse, si po dëgjoj, në këtë sjellje barbare ndaj jush, prandaj edhe ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni në…

Lexo më Shumë

Seanca e sotme për rastin “Mitmarrja” është anuluar për më 3 prill. Arsyeja e anulimit është mungesa e të akuzuarit Zoran Zaev, i cili nuk u paraqit në gjykatë, raporton SHENJA. Siç tha avokati i tij Filip Medarski,  Zaev ka qenë në Sarajevë, ku pritet të merr shpërblimin për kryetarin e komunës më të mirë në Evropën Juglindore. Muajin e kaluar seanca u anulua për shkak kërkesës që prokurori Zlatko Bikovski të largohet nga lënda. Ai si prokurorë kishte ardhur në seancën e fundit për të zëvendësuar prokurorin Vlladimir Milloshevski, të cilit i ka skaduar afati. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Gazetat kryesore në Serbi kanë botuar në ballinat e tyre fotografinë e Presidentit Amerikan Donald Trump me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli. Mediat serbe, të alarmuara nga mbështetja e rikonfirmuar amerikane për Kosovën, kanë nxjerr tituj të ndryshëm, duke alarmuar serbët se SHBA-të sërish do ta mbështesin Republikën e Kosovës. Gazeta “Blic” e ka nxjerr në ballinë titullin: “Trumpi shuplakë Serbisë”, ndërsa në artikull ka përmendur të gjitha argumentet dhe deklaratat e lidershipit amerikan në mbështetje të Republikës së Kosovës edhe për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por edhe për krijimin e…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot ndau çmimet për vepër jetësore “Krste Petkov Misirkov” dhe për storjen më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”. Çmimi për veprën jetësore e fitoi fotografi nga portali “Sakam da Kazham”, Gjorgji Liçovski, ndërsa për storjen më të mirë hulumtuese u dekorua Vllado Apostollov nga rrjeti i gazetarëve hulumtues “BIRN”. Apostollovski mori këtë çmim për një sërë storjesh hulumtuese lidhur me firmën “Melimejt”. Mirënjohje të veçantë mori edhe gazetari i TV Shenja Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”, me çka zbuloi se deputet i BDI-së nënshkruhet në vend të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbledhur Kryesinë qëndrore dhe deputetët e grupit parlamentar ku siç njoftoi zëdhënësi Bujar Osmani, do të shqyrtojë materialet për të cilat kjo parti ka përafruar qëndrimet me LSDM-në. Osmani tha se nuk ka marrëveshje përfundimtare, por bëhet fjalë për atë që kanë arritur deri më tani në nivel të grupve punuese dhe ekspertëve. Ai shtoi se kryesia ka të drejtë që të pranojë ose të kthejë mbrapa dhe të kërkojë ndërhyrje shtesë në platformë dhe në marrëveshjen e deritanishme me partitë e tjera. Nga mbledhja e sontme nuk pritet të del një vendim i prerë,…

Lexo më Shumë