25 Shkurt Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva në një intervistë për NOVATV ka thënë se Gjykata Penale në krye me ushtruesn e detyrës kryetare Tatjana Mihajllova tentojnë që të përshtatin orarin e gjykatësve në Penale me qëllim që të pengojnë punën e Prokurorisë Speciale Publike. Janeva ka thënë më tej se gjykatësit kujdestar i janë marrë lëndët dhe të njëjtat i janë dhënë disa gjykatësve tjerë. Përshtypja jonë është se udhëheqësia e Gjykatës dëshiron të pengojë punën tonë, ka thënë Janeva. Në seancën për rastin “shuplakat”, prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai u gjobitën me nga 2000 euro me akuzën…
Author: almakos
[embedded content] 25 Shkurt Bashkimi Europian pret nga presidenti Gjorge Ivanov që t’i dorëzojë kreut të LSDM-së Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë. Komisionari Han ka thënë se pas mbledhjes së firmave të deputetëve, presim të ndërmerren hapat e mëtejmë në përputhje me Kushtetutën, që presidenti t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit nga partitë që kanë shumicën në Kuvend. Ndryshimet në shoqëritë demokratike janë të natyrshme dhe duhet të mirëpriten, kur vijnë si rezultat i zgjedhjeve të besuara. Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore dhe e drejta e liderëve që të tentojnë të formojnë Qeveri është shenjë…
25 Shkurt Tre persona kanë humbur jetën si pasoj e një aksidenti të rëndë trafiku në magjistralen Freziaj-Shkup. Tre viktimat janë, dy prindërit dhe fëmija, janë qytetar të Ferizajit. Aksidenti fatal ndodhi si pasoj e përplasjes së veturës në të cilën udhëtonte familja tre anëtarshe me një kamion të madh mallrash në orët e pasdites në Gërlic të Kaçanikut. Mësohet se shoferi i kamionit është i vetmi i mbijetuar i fatkeqësisë rrugore, ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Powered by WPeMatico
Lëvizja BESA dhe “Aleanca për Shqiptarët” konfirmojnë qëndrimet e tyre se do të japin nënshkrimet e deputetëve të tyre për LSDM-në që të merr mandatin. Dhënia e nënshkrimeve tanimë është çështje teknike, thotë Orhan Murtezani nga Lëvizja BESA, duke shtuar se ata presin që t’i kontaktojë LSDM-ja. Mirëpo, Murtezani thekson se kjo mbështetje është vetëm për formimin e shumicës parlamentare, e nuk duhet kumtuar me automatizëm si pjesëmarrje në Qeveri. “Ne edhe më herët kemi shprehur gatishmërinë që të mbështesim krijimin e një shumice parlamentare në Kuvend, ndërsa sa i përket çështjes së dhënies së nënshkrimeve, atë e shohim si…
Për Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor “është një angazhim real, dhe jo një lojë gjeopolitike”. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn.Në një intervistë për Euractiv,Hahn u pyet nëse mund të ketë një lojë gjeopolitike pas trendit në rritje të rrugëve pa krye, në Ballkanin Perëndimor, me bojkotet parlamentare në Shqipëri dhe Maqedoni, entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigja e tij ishte diplomatike. “Pra, për BE-në Ballkani Perëndimor është një angazhim real, me rezultate konnkrete dhe jo një lojë gjeopolitike. Sigurisht, ne nuk mund të bëjmë punën e autoriteteve të vendit. Të gjitha këto vende duhet të marrin përgjegjësinë e…
VMRO-DPMNE ka mbledhur mbrëmë kryesinë qëndrorë prej ku kanë lëshuar një reagim me shkrim në të cilën kundërshtojnë ashpër formimin e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM si dhe realizimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare. Pika më problematike në këtë komunikatë theksohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe. “Realizimi i platformës nga Tirana dhe tentimet për imponimin e gjuhës shqipe si zyrtare, paraqet ridefinim të Republikës së Maqedonisë dhe shkon kundër karakterit multietnik të shtetit, duke i vënë në pozitë të varur pjestarët e bashkësive të tjera etnike. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së duke analizuar gjendjen aktuale politike konkludoi se…
Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Saraj, ka reaguar për gjendjen katastrofale në të cilën gjendet objekti i shkollës fillore të fshatit Rashçe. Objekti në fjalë, thonë të rinjtë e BESËS, është mbuluar nga gërmadhat e shkatërrimit nga djegia e para disa viteve, të cilët akuzojnë BDI-në se edhe vatrat e dijes i ka lënë të shkatërruara dhe në harresë, ndërkohë që diskuton e analizon për qeveri, duke bërë të harrohen problemet elementare me të cilat përallemi për çdo ditë. “Fëmijët e Rashçes janë të detyruar të mësojnë në kushte mizore, fal politikave të dështuara arsimore të BDI-së, funskionarët e…
“Kalërimi drejt dritës”, mban emrin libri I fundit që ka sjellur në dritë ish i përndjekuri politik, Shpëtim Pollozhani. Autori në këtë libërë ka vënë theksin mbi për veprimtarët e panjohur që kanë dhënë kontribut për çështjen kombëtare dhe nuk janë përmenduar asnjëherë. Gjithë këtë ai e ka pasqyruar me përplasjen e dy modeleve: njeriu i sakrificës – vetvetja, i natyrshëm dhe i pastër në aktin e tij sublim dhe njeriu meskin, – i tjetërsuar, hipokrit dhe i ndotë në aktin e tij të përfitimit. Pollozhani gjatë promovimit të këtij libri të mbajtur sot në Tetovë, duke folur mbi tematikën,…
[embedded content] 25 Shkurt Banorët e Hasanbegut të dëmtuar nga vërshimet e gushtit të vitit të kaluar shprehen të zhgënjyer nga mënyra e kompensimit të dëmeve. Disa nga banorët thonë se janë kompensuar shumë më pak se sa autoritetet kishin premtuar në fillim. “Kur kanë filluar kompozimi k pasur premtime plotë por nuk kanë realizuar as 30 %b unë kamë pasur 85 cm ujë në shtëpi por duhet të paguhet por askund nuk janë ata, unë në shtëpi kam pasur teknik të bardhë , mobilje dhe orendi por askund nuk janë kompensuar” “Për vlerësimet që I kanë bërë nuk jemi…
Pesë shtetasit serbë të cilët akuzohen për krijimin të një organizate kriminale e cila ka përgatitur sulme terroriste në Podgoricë të cilat duhej të ndodhin më 16 tetor të vitit të kaluar, kanë braktisur burgun hetues në Spuzh, pasi paraprakisht me prokurorin Special nënshkruan një marrëveshje për pranim të fajit. Me marrëveshjen e nënshkruar është saktësuar kohëzgjatja të cilën ata do të duhet ta kalojnë në burg, pesë muaj, ndërsa të akuzuarit janë pajtuar që të mos braktisin territorin e Malit të Zi deri në përfundim të procesit gjyqësor. Shtetasit serb Aleksandar Aleksiç, Milosh Açimoviç dhe Perica Andriç më 17…
[embedded content] 25 Shkurt Kalkulimet për zgjedhjet lokale janë një nga shkaqet e zvarritjes së krizës politike. Analisti, Albert Musliu vlerëson se stërzgjatja e negociatave për formim të qeverisë akoma pa një epilog përfundimtar, mund të prolongojë edhe zgjedhjet lokale. Unë besoj se zgjedhjet lokale kanë qenë pjesë e shkaqeve të prolongimit të gjithë procesit. Nuk besoj se ka qenë shkak prolongimi i zgjedhjeve, po gjithsesi me faktin që mund të merret mandati prej opozitës por negociatat për formimin e qeverisë nuk janë përmbyllur më bën të besoj se ka mundësi që edhe zgjedhjet të prolongohen. Nëse prolongohen, atëherë sigurisht…
[embedded content] 25 Shkurt Ish kryeshefi i MPB-së, Ljubomir Gjurçevski thotë se në Maqedoni për momentin nuk mundet të ndodhë krizë e madhe e sigurisë. Megjithatë ai apelon tek partitë që mos t’i mobilizojnë anëtarët e vet, ndërsa Institucionet të çlirohen nga presioni. Nëse merret parasysh motivi i gjithë asaj që duhet të mbrohet nga qeverisja e mëparshme, atëherë nuk guxon të lihen anash të gjitha këto paralajmërime të liderit të VMRO-DPMNE-së, si dhe të anëtarësisë, dhe veçanërisht të gjithë ata të cilët pas vitit 2012 ishin punësuar në institucione, në administratën shtetërore, një numër që nuk duhet nënvlerësuar. Një…

