Agron VOJNIKA A po degjeneron kombi im, apo këtë përshtypje po e fitoj vetëm atëherë kur hapi rrjetet sociale në internet. Para një viti, kur u ngrit droni mbi Beograd, kroatët na cilësuan si një popull të mençur, si një popull që di ti trajnojë (zbusë) edhe majmunët. Pa dashur të fyej asnjë komb, qoftë edhe atë serb që kërkonte vdekjen e shqiptarëve, por më brengos fakti se kroatët mund ta kenë pasur vetëm për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, sepse ky konstatim aspak nuk përkon me realitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, sepse ajo që shikoj nëpër rrjetet sociale, më…
Author: almakos
Marrëveshja Kornizë e Ohrit e nënshkruar në vitin 2001 reflektoi përfundimin e konfliktit të armatosur në Maqedoni dhe rrumbullakësim të negociatave mes subjekteve më të rëndësishme politike të asaj kohe (LSDM, VMRO-DPMNE, PPD dhe PDSH), ndërsa garantorë të Marrëveshjes ishin SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja. Marrëveshja më vonë u shndërrua në amandamente kushtetuese dhe më tej në ligje dhe akte tjera nënligjore. Sidoqoftë, në pjesën e zbatimit të parimeve dhe frymes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, konstatim i opinionit më të gjërë në vend është se implementimi i Marrëveshjes është i ngadaltë, i papërgjegjshëm dhe jocilësor. Edhepse implemetimi i saj është…
Mersel Bilalli Bisedimet janë para dështimit total, së paku në këtë nivel. Tani mbeten tri opsione. I pari, tentimi që serisht të restartohen bisedimet, por me më shumë presion dhe me përforcime të reja në ekipin ndërmjetësues. Nëse kjo nuk jep rezultate konkrete apo serisht procesi do të ndeshej me blokime, atëherë do të aktivizohej obsioni i dytë, që nënkupton aplikim të një forme të saknsioneve personale – ndalesa e udhëtimeve, tranzitimeve dhe ndoshta blokimi i logarive bankare. Indirekt këtu do të obstruohej edhe procesi i finansimit dhe kreditimit nga jashtë që do të paralizonte jetën publike në shtet. Këto…
Nocioni “Ashura” është fjalë e gjuhës arabe, që donë të thotë „e dhjeta“. Me nocionin “ashura” në terminologjinë e Islamit nënkuptojmë: ditën e dhjetë të muajit Muharrem sipas kalendarit Islamik, (që këtë vitë është ditën e premte më 23 tetor 2015) Për vlerën dhe rëndësinë e kësaj dite në historinë e Islamit, gjemë disa transmetime nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, që tregojnë se cila është arsyeja që dallon këtë ditë, pra ditën e dhjetë të muajit Muharrem, nga ditët tjera të vitit. Në një transmetim nga ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: pasi që pejgamberi alejhis-selam…
“Të qash nuk është në dorën tënde, të qeshësh po”. Kjo është një nga shprehjet, me të cilën Arben Meksi përkufizon karikaturën. Ndonëse qenia njerëzore po përsoset dhe zhvillohet çdo ditë ka ende dobësi. Prandaj qëllimi i saj, sipas karikaturistit Arben Meksi, është përsosja e njeriut, nxjerrja në dukje e defekteve dhe të metave të tij. Teksa na tregon rolin e karikaturës gjatë komunizmit, që edhe pse ka qenë e kufizuar nga censura, nëpërmjet humorit dhe figurave ka zbuluar gjëra që një sy i zakonshëm nuk e shihte. Karikaturat që mbeten universale, sipas Meksit, janë ato që trajtojnë tema me…
Veprimet simbolike e protestuese të opozitës, të cilat nuk janë as fakt e as dëshmi, u bënë temë e ditës brenda e jashtë atdheu edhe para një keqqeverisje të përgjithshme. Kështu u bë e mundshme si brenda e jashtë atdheut, te eliminoheshin si vesa para rrezeve të diellit, bisedimet politike që rezultuan me marrëveshje tejet të dëmshme e pa asnjë interes për Kosovën dhe qeverisja e keqe në të gjitha fushat e jetës?! Vërtetë është interesant sesi është arritur që para një marrëveshje të dëmshme sa Bjeshka, me pasoja për gjenerata, pa hezituar po e mbulojnë me ”një lis” të…
Maqedonia e sotme paraqet një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dijmë ti përgjegjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrat jetësore të trashëgimtarëve tanë. Viti I Zotit, 2015. Cdo gje rrjedh dhe çdo gjë po ndryshon, por ne sikur po…
Xhelal NEZIRI Mbi dy dekada pluralizëm në Maqedoni, shqiptarët në fakt kanë krijuar mite dhe kanë ndjekur symbyllas deri në dështimin e madh. Platformat as që janë lexuar dhe as që është kërkuar llogari për moszbatimin e tyre. Është ndjekur kulti i liderit derisa ai të ketë përfunduar në humnerë. Mitet në politikë përherë janë treguar të dëmshme. Ngritja e një politikani në nivelin e një mbinjeriu, i cili edhe kur gabon ka një qëllim të mirë, është mënyra që sjell vetëm evitimin e llogaridhënies dhe satanizimin e kritikëve. Mitet në politikë nuk lënë hapësirë për mendim ndryshe, por veprojnë…
BEKIM QOKU Në krye të herës duhet ringritur kryeçashtjen e këtyre trojeve, çashtjen shekspiriane: ‘me qenë a mos me qenë’, kjo asht ç’asht-ja. Nëse për të shpjeguar si alegori bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve nëpërmjet bashkëshortësisë, do të bëhej fjalë për një bashkëshortësi e dështuar që në fillim. Kjo bashkëjetesë e dy partnerëve është një sforcim pervers nga ana e disa pushteteve politik apo ekonomik brenda e më shumë jashtë saj, e rrjedhimisht një torturë pa mbarim. Dikush do që me çdo kusht, natyrisht për përfitim vetjak ose të paktën për të mos prishur rehatinë e vet, që ne, bashkë-shortët,…
Fejzi HAJDARI Tanimë disa ditë me radhë në Kumanovë, në veçanti, por dhe përgjithësisht në rajonin e Karadakut, po mbretëron një situatë tensionuese, që të ngulitë në mbamendje pa dashur, pyetjen: Çfarë dhe pse po ndodhë në Kumanovë? Situata në shikim të parë duket spontane, por një analizë pak më e thellë krijon përshtypje sikur në prapavijë të gjitha këtyre aktiviteteve, qëndrojnë qarqe të caktuara qeveritare, të cilat të zëna para presionit të faktorit ndërkombëtarë lidhur me prokuroren speciale dhe zbatimin me çdo kusht të Marrëveshjes së Përzhinos, po kërkojnë alibi dhe shkas për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit të…
Arben Labënishti Partitë politike, me maska që tentojnë ta fshehin vetveten dhe me fytyra të verteta, si një mjegullnaj e kanë zënë mjedisin tonë politik. Ata synojnë ta ruajn dhe shtrin ndikimin tek elektorati, që me votën e tij të jep pushtetin. Varesisht nga zotësia e mendjes dhe informacioni që secili ka për ata, shprehja e këtyre maskave dhe fytyrave mund të perceptohet, si: lajkatare, mashtruese, e ftohtë, tërheqëse, dashamirëse,… Pa mëdyshje, mund të thuhet se politika shqiptare dhe elita jonë intelektuale, kanë individë dhe grupacione me tipare të përshtatshme për ta goditur popullin e vet tek shpresa për të…
Faton Pollozhani Njerëzit më të lënduar, janë më të zgjuarit. Valët nuk përhapen në hapësira boshe, thote një peshkatar i vjetër.Te jesh i ditur do të thotë të dallosh të vërtetën që duhet të thuhet ,nga ajo që duhet të heshtësh.Po të ishte kjo botë e mirë,nuk do të lindnim duke qarë, ( një shprehje filozofike që lidh, krahason shumë mirë dy gjëra si vështirësitë, pakënaqsitë, ashtu si jeta e rëndë duke u lidhur, sqaruar apo arsyetuar me krahasimin, “e qajtura e foshnjës së sapolindur “. Pra, jeta na fillon me lotë dhe loti është simbol jete. Jetojmë në shtetin…